Si të shkatërrosh një bunker, ose si të krijosh një kauzë false

8 Dhjetor 2015, 17:43Blog TEMA

Nga Gjergj Erebara

Shumë bunkerë të kohës së komunizmit janë shkatërruar përgjatë 25 viteve të fundit në Shqipëri, më së shumti për shkak të sasisë së madhe të çelikut që gjendet brenda betonit te tyre dhe që mund të shitet për skrap. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë, është të përzjesh benzinë me potas, ta ngrohësh pak dhe pastaj ta ndezësh përzjerjen brenda bunkerit. Temperatura e lartë e krijuar do të shkaktojë plasaritje në beton, pa e dëmtuar hekurin.

Principi i përdorimit të zjarrit për të dëmtuar betonin u përdor nga protestuesit e Partisë Demokratike në opozitë sot në Tiranë, më 8 dhjetor 2015. Protestuesit arritën ta dëmtonin rëndë bunkerin pas tri orësh përpjekjeje, duke krijuar një vrimë të madhe në njërën anë, por nuk arritën ta shkatërronin atë tërësisht.

Protestuesit e braktisën përpjekjen pas disa orësh dhune, e cila la pjesën tjetër të vendit të fiskuar para televizionit për të ndjekur një spektakël, i cili, në thelb, nuk ofron asgjë të re.

Kryeministri Edi Rama rroku rastin të ankohet se protestuesit shkatërruan atë që, sipas tij, është një “instalacion arti urban” ndërsa i cilësoi protestuesit si “zjarrvënës me egërsi primitive”.

Narrativa e dhunës së pakuptimtë dhe artit të keqkuptuar i intereson shumë të dyja palëve. Partisë Demokratike i intereson dhuna me kauzën e rreme të antikomunizmit. Ajo nuk ka kredenciale si një forcë antikorrupsion, nuk ka një alternativë të qeverisjes së ekonomisë, nuk ka alternativë për sistemin e drejtësisë që ajo vetë kontribuoi shumë që të shkatërrohej deri në kockë. Për këtë arsye, një bunker i pakuptimtë i ndërtuar nga Rama si një objekt që mund të sulmohet, përbën një mundësi për të ngritur një kauzë për një forcë politike që ka dëshmuar përgjatë viteve se nuk ka kurrfarë principi themeltar përveç kapjes dhe ruajtjes së pushtetit me çdo kusht, antikomunizmi, antikorrupsioni, liberalizmi, taksa e sheshtë e të tjera, nuk janë asgjë tjetër veçse reklama për naivët.

Sulmi nga ana e militantëve demokratë ndaj selisë së kryeministrit me bomba me zjarr sugjeron se opozita dëshiron të ngrejë një kauzë dhune si alternativë ndaj mungesës së reputacionit që një opozitë duhet të ketë për të përfaqësuar pakënaqësitë e qytetarëve ndaj qeverisë. Kjo kauzë dhune vështirë se do të ndihmojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Ramës i intereson dhuna e pakuptimtë e opozitës mbi një bunker të pakuptimtë si një mundësi e artë për të shmangur nevojën e llogaridhënies për gjëra të interesit të përditshëm, për faktin se reformat kanë ngecur, se buxheti ka një gropë të madhe, se ekonomia e pagat janë në stanjacion, se shumë nga ministrat e tij kanë bërë veprime që në sytë e publikut, përbëjnë akte të qarta korrupsioni.

Të dyja palëve u intereson kjo narrativë e përplasjes së pakompromis mes të mirës dhe të keqes si opium për mendjet e militantëve të tyre më të ngushtë. Për pjesën tjetër të popullsisë, atë që nuk ndërton bunkerë dhe as nuk i shkatërron ato, nuk ka ndonjë alternativë përpos emigrimit, i cili nuk shkaktohet asnjëherë nga kushtet e vështira ekonomike, por shkaktohet nga mungesa e shpresës për një përmirësim të mundshëm në të ardhmen.

Ironikisht, bunkeri i Ramës, tani që u sulmua nga protestuesit e opozitës, ashtu i nxirë dhe me një vrimë, ndoshta është “instalacion arti urban” më interesant nga sa qe para se të sulmohej.

Bunkeri, i ndërtuar nga qeveria aktuale pa pyetur askënd është një shembull i mirë i pushtimit të hapësirës publike nga një qeveri që nuk arrin të kuptojë se ndërhyrje të tilla artistiko-banale në një hapësirë publike mund të bëhen vetëm dhe pasi të jenë diskutuar gjerësisht me publikun. Se imponimi me dhunë i shijeve artistike apo joartistike të një njeriu në hapësirën publike nuk është shumë e ndryshme nga shkatërrimi i bunkerit.

13 komente në “Si të shkatërrosh një bunker, ose si të krijosh një kauzë false”

  1. andro-meda says:

    Po po kompleksi me bunkerin tek kryesia e kuvendit si të duket ty Erebara ‘vepër arti’?

    1. mali says:

      Nuk e tha kete Erabara, Shkrimi eshte me shume se PERFEKT.

      Te dy paleve u intereson narrativa e perplasjes si opium per militante e tyre….. sakte fare

  2. titi says:

    BUNKERI SI U BE TANI DUHET TE MBETET SIC ESHTE SE ESHTE SHUME ME KUPTIMPLOTE PER TE MOS HARRUAR PERIUDHEN KUR BUNKERET MBUSHEN SHQIPERINE NE LUFTE KUNDER “ARMIKUT TE JASHTEM”, NE VEND QE TE NDERTOHESHIN APARTAMENTE PER MILETIN NE NEVOJE. LERENI EDHE NE PERKUJTIM TE PROTESTES PAQESORE TE DEMOKRATIKASVE TE SOTEM, ME NE KRYE TE AGJENTEVE “AZEM HAJDARI” QE NA U SHFAQEN SOT SI NJE ZGJATJE E ISIS-IT ME FLAMUJ NE SUPE!!!

  3. kaqi i zi , 100 % antikamunist says:

    Ti je loqebole e djathte or natural birn investigator.

  4. ■╝Sit Back and Relaks ■╝ says:

    ka folur drejt ket rradhe. po tani qe rama e mori vesh qe pd shkon pas bunkerit si zagari pas gjahut le ti beje bunkeret ne kamez e bathore.

  5. naku says:

    Shkrim me pa vlere veshtire se mund te lexoi!

    1. Beni says:

      Ashtu te duket ty. Duam shtet o xhandar i se shkuares. Ose nuk e di cfare ishte komunizmi ose je injorant bunkerprishes.

  6. . says:

    *************************************************************

    O maloke koke-pyka, o injorante te shekullit …
    po BUNKERI ishte muze per te treguar vuajtjet e gjithe popullit qe shkaktoi ish-regjimit komunist i Sali Berishes …
    pse e shkaterruat qe te fshehnit bemat e Sali spiunit tuaj ?

    Eshte nje popull i tere qe ka vuajtur dhe jo ju qe e beni per destabilizim ….

    pastaj benit siku qanit Azemin qe e vrate vete dhe bete grushtin e shtetit ne 98-ten …?

    ****************************************************************

    Perseri VERIORET
    problematik dhe te dhunshem karshi Ligjit dhe shtetit.

    Te veproje ligji pa meshire,
    se maloket shpellare qe zbriten sot ne Tirane po turperojen SHQIPERINE ne Bote.

    Sali Bisha dhe Lul Faqe-torba
    te arrestohen per nxitje dhune dhe shkaterrimesh …

    kerkojne “grusht shteti” si ne 98-ten.

    *********************************************************************

    Ky “REVOLUCION” nuk pefaqeson “POPULLIN” por …

    shpellare veriore, qe si ne 98-ten dogjen dhe bene nje “grusht shteti”.

    Ceta-PD jane vetem 40 deputete,
    kurse NE “POPULLI vertete” jemi 3-4 here me shume, me te qete dhe kulture …

    Ky eshte nje nje “PLAN ORGURZI” Veriore me Kosovare !

    E mjera SHQIPERI me

    keta veriore qe historikisht kurre nuk kane punuar per te miren e SHQIPERISE.

    *****************************************************************

  7. Interesant says:

    Saktë (është fjala për sa ka thënë autori).

  8. Beni says:

    PD parti haxhiqamiliste. Boll me mjaft me. Duam shtet te se drejtes. Basha nja karagjoz dhe Berisha nje kamunist i paqendreqshem me mbeshtetje veriore. U lodhem. Duam shtet por jo me Berishen qe po zgjat agonine e vete.

  9. guri says:

    Vetem ISIS dhe PD shkaterrojne vepra historike kulturore. Une kam cuar shume turist qe donin te shikonin ate bunker, qe tregonte per bemat e komunizmit. Nje tjeter do te vinte nga hollanda per krishtlindje ne tirane dhe i premtova se do ta shikonte. Ishte nje veper qe terhiqte shume turiste ne tiranen tone te vaket per turizmin. C’fare ti tregoj tani. Vertete kjo parti e quajtur demokratike, nuk eshte partia ime. Jam zhgenjyer

  10. Haki ymeri says:

    Ma merr mendja se tani e tutje do të ketë më teper turistë për ta parë kështu të shkatërruar atë bunker se më parë. Nuk duhet derdhur kaq shumë lot për këtë. Shqipëria duhet turistëve t`u ofrojë gjera shumë më me vlerë se një bunker të ndërtuar në kohë të prishjes së tyre. Me siguri kanë mbetur ende pa shkatërruar në ndonjë oborr të dikujt. Para disa viteve e kam parë një të tillë në Pllazh të Durësit, në një oborr pronari i të cilit mburrej me atë pasuri që i kshte mbetur nga ajo kohë “e lavdishme” për të.

  11. noah says:

    Një bunker nuk mund të jetë më shumë se një bunker.Po me që ka lindur në mendjen e “ndritur”të Ramës, ajde ta quajmë vepër arti! Sa për turistët ka bunkerë sa të duash kudo në male e fusha në Shqipëri. Me sebep të bunkerëve turistët le të admirojnë edhe ata për mitroloza e granatahedhës ashtu edhe ata për tanke dhe në fund malet. Vetëm te ne bunkeri mund të shërbejë si vepër arti, me që e thotë goja vetë Rama!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje