“Shqiptari më i urryer në botë”, 2 mln $ për një album muzikor

10 Dhjetor 2015, 09:16Lifestyle TEMA

Shefi ekzekutiv i farmaceutikës, apo i ashtuquajturi “shqiptari më i urryer në botë”, Martin Shkreli ka paguar 2 milion dollarë për të blerë albumin e grupit Wu-Tang Clan.

Ajo konsiderohej si një nga pjesët më të rralla në historinë e muzikës, një pjesë arti ekuivalente me “skeptrin e një mbreti egjiptian”.

Grupi legjendar i rrepit, Wu-Tang Clan, njoftoi në mars të vitit 2014 se do të prodhojë vetëm një kopje të albumit “Once Upon a Time in Shaolin”, që do të shitej në ankand për atë që bënte ofertën më të madhe.

Albumi me 31 këngë do të vihet në një kuti të gdhendur me dorë sëbashku me një libër prej lëkure që përmban tekstet e këngëve.

Thashetheme të shumta qarkualluan se në duart e kujt do të përfundonte një nga albumet më të lakmuar të të gjitha kohërave, me regjizorin Quention Tarantino, që qëndronte në krye pasi ishte fans i Wu-Tang dhe bashkëpunëtor.

Milionerë, miliarderë, biznese e kompani të shumta komerciale, të rinj e të vjetër shprehën interes për albumin.

“Martin Shkreli është aq i vetmuar saqë shpenzoi 2 mln dollarë për albumin e Wu-Tang me qëllimin që të ‘blejë’ miq”, shkroi komediani Mike Glazer në Twitter.

Martin Shkreli prej kohesh konsiderohet nje njeri i urryer ne bote pasi ngriti çmimin e një ilaçi jetik kundër SIDA-s dhe kancerit  brenda ditës nga 13 në 750 dollarë për një pilulë të vetme

5 komente në ““Shqiptari më i urryer në botë”, 2 mln $ për një album muzikor”

  1. i i i says:

    Shefi ekzekutiv i farmaceutikes???? Ore e dini USA-n ju qe ka ilir beqen dhe ska te tjere??

  2. paemer says:

    O gazetari benevreks i gazetes Tema, farmaceutika eshte industri me mijera firma. Ky nuk eshte shefi ekzekutiv i farmaceutikes por shefi ekzekutiv i njeres firme farmaceutike.

    Ju nuk jeni gazetare, jeni gjimnazista qe rrini ne internet kafe dhe Mero ju jep nga 200 mije leke ne muaj dhe u thote “na merrni, keto para blini ndonje sufllaqe Taka Taka dhe beni ndonje perkthim ne kete pacavuren time. Kur te mbaroni me perkthimet pastaj beni komente me nickname tfgs etj. qe publiku qe eshte i ndjeshem ndaj ceshtjeve fetare te pergjigjet dhe te rriten klikimet te kjo pacavurja”

  3. enter''" says:

    je mascara I ndyre, tamam sjellje prej shqiptari.

    1. Zigur Qarri says:

      Dhe ti si shqipfoles,qe vjell vetem vrer kundra shqiptareve ne nje forum shqiptar,je super maskara.Nuk eshte vlere ajo qe pretendon ti o trap,por ajo qe zoteron ti.Je i padeshiruar ketu skuthi,dhe kjo per nje kristian te vertete,do te ishte shume e dhimbeshme.Por ti nuk je i tille,sepse je i rreme,ose je idjot.Nje njeri me ment ne koke,largohet vete,pa i thene aty ku nuk e duan.Prandaj ik e llafosu me jevgjitet tuaj te ashtuquajtur grek,o
      kristian i rreme dhe grek kallp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje