Rama inspekton by-pass-in e Fierit, dorëzon çekun e dëmshpërblimit për përmbytjen

13 Dhjetor 2015, 20:16Politika TEMA

Gjatë inspektimit nga afër të punimeve për by-pass e Fierit, Kryeministri Edi Rama, përfitoi dhe nga rasti që kompania, e cila po kryenin punimet, mori një çek dëmshpërblimi prej më shumë 2 milionë euro nga një prej shoqërive të sigurimeve , pas dëmeve të shkaktuara gjatë përmbytjeve të muajit shkurt në zonën e Fierit dhe Vlorës, për t’u bërë thirrje të gjithë bizneseve që të sigurohen në rast fatkeqësish natyrore.

“Rasti konkrëet e tregon, që në rast se kjo kompani nuk do të kishte qenë e siguruar do të kishte qenë e pamundur që ky dëm i madh i shkaktuar nga përmbytja në kantierin e vetë të ishte dëmshpërblyer. Kështu që ne do të vazhdojmë ta forcojmë këtë urë midis shtetit dhe sigurimeve për të promovuar vazhdimisht mesazh për t’u siguruar”, tha Rama.

Ishte presidenti i një prej kompanive të sigurimeve “Eurosig”, Kadri Morina, ai i cili i dorëzoi çekun prej 2 milionë eurosh kompanisë italiane.

Ndër të tjera, Kryeministri Rama shprehu bindjen që pas një kalvari të gjatë, by-passi i Fierit do të përfundojë shumë shpejt.

7 komente në “Rama inspekton by-pass-in e Fierit, dorëzon çekun e dëmshpërblimit për përmbytjen”

  1. arber says:

    MIRE AI I FIERIT, PO KY I VLORES KA SY PER QABE…APO FLLUCKE ELEKTORALE…KANDAHAR HESAPI.

  2. sali berisha says:

    te dashur qytetar,ky pisanjoz po ju paguen me pare qe po i merr bisneseve te mija dhe te femijeve te mije ,ky po i pague nga taksat tuaja,ky po ja merr shpirtin fukarajt,ky gjysmat i ka fut ne xhep te vete,se xeni dhe ardita dhe dhendri i jem nuk jane tu u hankue kote,,,,TE NGRIHEMI NE 17 DHJETOR ,TA BLLOKOJME PARLAMENTI E KUSAREVE DHE KRIMITPER ME FITU LIRIN QE NA I KA MARRE KJO QELBESIRE.

  3. Mlk says:

    Fatkeqesia jone eshte se kemi per kryeminister dike qe nuk ka kopetenca asne fushen juridike, as ne ate ekonomike dhe pa to eshte nje handikap teper i madh per te drejtuar nje shtet.
    Njk ka perse te dali kryeministri te sensibilizoje kompanite private te sigurohen ne kompani private pasi ky eshte roli i kompanive te sigurimir te bejne fushata sensibilizuese dhe jo i shtetit. Sjteti vendos rregullat e lojes, kompanite i ndjekin ato. Ne vendet perendimore nje kompani private e ka te pamundur te operoje ne treg pa qene e siguruar se pari per punen qe kryen, dhe se dyti nese gjate realizimit te punimeve u shkakton deme nje te treti dhe keto garanci e mbulojne per dhjete vite, ky eshte detyrim dhe jo ne deshiren e ndermarjes.
    Nje rast i thjeshte, nese nje kompani ndertimi ngre nje pallat dhe dy vite me pas falimenton, ne rast se pallati ka probleme 4 vite me vone eshte kompania e sigurimeve ajo qe paguan pronaret per demet qe mund te pesoje pallati, pasi kompania e ndertimit nuk egziston me.
    Keto rregulla, norma kane me dhjetra vjeçare qe egzistojne dhe duhet detyrimisht te futen dhe ne Shqiperi pasi krijojne vende pune se pari per kontrolloret e normave, per kompanite e sigurimeve, po dhe sigurojne nje cilesi me te larte punimesh e se fundmi sigurojne klientet qe blejne shteti apo apartamente.
    Rama po del si fFatos Nano apo Berisha duke prere shirita pasi perveç ketyre ska çfare tu ofroje tjeter popullit.
    Turp i botes, del kryeministri te verifikoje si po shkoj’e punimet e nje ure!!!
    Ne perendim dhe nje drejtor ne ministri nuk merret me keto pune pasi nuk eshte detyre e tij relizimi i urave, po eshte drejtimi i sektorit.

  4. alia says:

    Mire qe inspekton ne Fier po me rrugen Tirane Elbananpse esatte lene me ate gjendje qe kur ishte s.berisha.. Perse nuk e mbaroni por e keni lene prej 3 vjetesh deri tek tuneli dhe perdorni lloj lloj justifikimesh .I flitni me hapur publikut.Ne fillim premtove se do ta mbaroje P.Socialiste rrugen sa me shpejt deri ne fillim20014,e pastaj heshet..Po behen 3 vjet qe kur u be tunneln

  5. Jobi says:

    Ka ishurence per mbrojtje nga sunamy ‘Meta’ kryeminister ‘ Buke shkale’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje