VIDEO/ 1989 -1990, Ramiz Alia dhe intelektualët. Çfarë ndodhte në Shqipëri kur në vendet e lindjes përmbysej komunizmi

13 Dhjetor 2015, 20:33Politika TEMA

Tema e Javës, e gazetares Luljeta Progni, rikthehet me një speciale për zhvillimet politike në vitet 1989-1990, që i paraprinë 8 dhjetorit, protestave të studentëve për rrëzimin e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Natyrshëm, gazetarja e TemA TV, ngre një çështje që pas më shumë se 25 vite pluralizëm ende nuk është e qartë: Përse heshtën intelektualët kur u rrëzua muri i Berlinit dhe kur e gjithë lindja shpërtheu në protesta për të rrëzuar sistemin komunist?

Konformizëm apo frikë nga regjimi despotik?!

Progni, duke miksuar dëshmi, artikuj dhe imazhe të kohës, vë përballë analizës së vet publikut lëvizjet politikle të liderit të fundit komunist Ramiz Alia dhe përpjekjet e tij për të përfshirë brenda sistemit intelektualët e kohës.

Gjithashtu në këtë speciale janë përfshirë prononcimet dhe analiza e Sali Berishës, Genc Rulit, Arben Demetit, Namik Dokles, Besnik Mustafajt e Edi Ramës për fundin e komunizimit dhe rolin e elitave në rrëzimin e tij.

12 komente në “VIDEO/ 1989 -1990, Ramiz Alia dhe intelektualët. Çfarë ndodhte në Shqipëri kur në vendet e lindjes përmbysej komunizmi”

  1. FLAMUR_VLORE says:

    JU LUMTE PUSHKA O TEMA!

  2. Visar says:

    Kur Evropa Lindore po permbysta diktaturat komuniste, komunistet shqiptare, sot ne pushtet djathtas e majtas, flinin, madje shpreheshin kunder leshimeve demokratike, sic ndodhi ne conference me R. Aliajn.
    Pedagoget e universiteteve dhe studentet, qe populli priste prej tyre te ngriheshin te paret kunder diktatures, ishin dhe mbeten komuniste deri ne minutat e fundit.
    Pedagoget u prononcuan kunder diktature vetem passi e pane qe diktatura ne shqiperi kishte marre fund, i kishte ditet te numeruara.
    Keta lloj tipash, qe tani qeverisin Shqiperine nga te dy krahet, shkuan ne mbremje komuniste ne familjet e tyre, dhe ne mengjes u gdhine demokrate.
    Kjo eshte krejt e verteta e pamohueshme qe e kemi jetuar konkretisht.
    Luften kunder diktatures ne Shqiperi e filloi populli shqiptar dhe bijte e tij punetore dhe heroike, Ishin ata qe u ngriten me kuraje dhe u perleshen me forcat diktatures, me sampistet ne kuadrate te armatosur deri ne dhembe.
    Ishte populli shqiptar, dhe bijte e tij punetore trima, qe u ngriten te paret ne Shkoder, pastaj ne Lezhe e Durres, dhe sidomos poulli democrat e heroic I Tiranes dhe bijte e tij heroike, qe u perleshen me sampistat e inkuadruar ne toga te armatosura deri ne dhmbe. Ishte rinia e Tiranes qe u vuri zjarrin makinave te sigurimit para pallatit te kultures, u vuri zjarrin cerdheve te sigurimit komunist te Klubi I Ministrise se Brendshme, dhe cerdhes tjeter te tyre te Bar Sahati.
    Madje ishte populli i Tiranes dhe minatoret e Valiasit qe permbysen edhe monumentin e Diktatorit te urryer.
    Pedagoget dhe studentet u ngriten ne revolucionin demokratik me shume vonese, kur kishte kaluar nje vit me keto beteja te populli kunder diktatures.

    1. KOCI SELFO says:

      Filluan ne Kavaje dhe Shkoder goditjen perfundimtare ja dhane TRIMAT E AMBASADAVE QE NE MENYRE DEFINITIVE TREGUAN QE NUK KISHIN ME FRIKE REGJIMIN QE ABDIKOI PER TE VIJUAR ME VONE NE DEMOSTRATAT QE HOQEN BUSTI E HOSHES.

  3. une,ti,ai/ajo,ne,ju,ata/ato says:

    Populli nuk eshte akoma i qarte,madje edhe turma qe quhet P.D.Sh. e qe ne fakt nuk ka qene asnjehere demokratike,por anarshiste e revansheve te hajnave

  4. Lili says:

    Intelektualet shqiptare ishin to flete,apo per te qene ma eksakte ishin ne Pariz -ismail kadareja-duke i thurr la data regjimit edhe kur u veta Caucescu!
    Ne mungese te guximit intelektual disa sherbimet morren persiper krijimin e nje bertham kishe opozitare,me bekimin e Ramiz Alise,ku rolin kryesor e morri Franca qe amerika mos te duket ne vjen e pare -si cdo here edhe Franca perkthej neshat Tozajn edhe ma vone Sali Berishen, po me pelqimin e ramiz Alise, u organizuan keto qe te krijohen per shtypin nderkombtare e opinionin shqiptare kishe ‘intelektualet dissident’…mbasi Ramizi nuk arriti ‘lindjen’ e asnje dissident te vertete ne fakt.
    Arben bora ,djali i Ramizit ishte student Franceze e Ramizi kishte besim tek Sigurimi Franceze qe i ‘ruajti’ djalin nga ‘reaksioni’ shqiptare ne Fontainebleau….nje ander ndermjetesuese ishte Deniau qe erdhi me anijen-decidemment nje hadet i francezeve-e tij kishe ‘rastesisht’ ne brigjet shqiptare e zbarkoje libéra atje di kur!

  5. H says:

    Na ke care karin o Mero me “kur permbysej regjimi” ! Ka 25 vjet qe ka ikur boll me !

    1. xhimi says:

      o ti H! Keshtu shkruhet ne rrjete sociale?
      Me fal po tani me vonese e kuptova qe germa H personifikon kafshen me budallaqe prandaj shkruan keshtu.

  6. deni says:

    Qe pas vdjekes se Enver Hoxhes,ppsh vrau mendjen vetem per nje qellim,te shpetojne lekuren dhe te jene ne pushtet per gjithmone dhe gjith ky mundim nuk doli huq per.Rrofte i madhi sali bythrisha

  7. Morri says:

    Hahaha, si pëlqeka zotit H, Horr

  8. perla says:

    thenja me me tru e asaj kohe ka qen e kasem trebeshines,foshnja lindi i vdekur

  9. Visar says:

    Ishin kryengritjet popullore qe sollen demokracine, pasi ndodhi vrasja e Chausheskut ne Rumani, R. Alija dhe byroja e Komitetit Qendror te tmerruar se do ta pesonin njelloj m Chausheskun, I liruan frenat dhe morri hov edhe levizje e studenteve dhe pedagogeve. Studentet qe ishin ne takim me R Aliajn e priten Aliajn si hero te tyre. Ndersa Sali Berisha ne ato dite mbante takime me R. Aliajn.
    Kryengritja e popullit dhe demokracia ne Shqiperi u tradhetua qe ne ditet e para.

  10. Ela says:

    Ah mor derra flisni tani bllah bllah bllah, pse nuk folet ne kohen e Enverit se kishit frike dhe i thonit derrit daje. Kurse tani beni si cuba. Shani Ramizin qe jua solli me paqe tranzicionin dhe te gjithe qe jane sot ne krye te vendit i kane sherbyer atij pushteti po me nje plus te madh Vjedhjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje