“Persekutorit të Zef Pllumit Berisha i dha pension të veçantë”

14 Dhjetor 2015, 18:34Politika TEMA

Komisioni i Sigurisë Kombëtare është përfshirë nga debatet në mbledhjen e kësaj të hëne. Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka kërkoi dorëheqjen e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli për shkak të dekorimeve të ish-punonjësve të sigurimit, ndër to dhe persekutorin e At Zef Pllumit.

Por sipas deputetëve të Partisë Socialiste, disa prej këtyre individëve u janë lidhur pensione të posaçme në kohën e qeverisë Berisha, raporton Report TV.

“Unë gjykoj ky është një krim. A mendoni se duhet të ketë dorëheqje në këtë rast për këtë akt të shëmtuar që është ndërmarrë dhe shumë të rëndë për imazhin e vendit. Ju nuk pranoni që institucioni i dorëheqjes duhet të ekzistojë për këtë arsye që po themi ju siguroj që do të ekzistojë një institucion tjetër. Institucioni i revoltës popullore që do t’ju marrë përpara ju edhe ata që kanë propozuar“, – u shpreh deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka.

Kjo ka që një vit që ka ndodhur. Pse kujtoheni tani apo për t’i dhënë kurajo vetes e për të mbledhur shumë njerëz për të enjten. Persekutorit që ti nuk i di as emrin, ë 1994 këtij personi i ka lidhur Berisha pension të veçantë. “, -tha deputeti Arben Çuko.

“Këtu ka një problem, si duket një mos vëmendje të strukturave të shtetit edhe të kohës tuaj edhe të kohës tonë. Unë di se ministri është shprehur për ta rishikuar këtë problem dhe ne që këtu mendoj se nuk ka vend më që t’i fryjmë këtij zjarri. Fillimisht zjarrin e keni ndezur ju me ato shpërblimet që ia keni dhënë jo 1 vit po shumë vite”, – u shpreh deputeti socialist Pjerin Ndreu.

Këtu unë po përfaqësoj ministren. Duhet riparë ligji që jep dekorimet. Nuk është përsëri praktikë që duhet duartrokitur fakti që shumë ish-bashkë punëtorë të fashizmit meqenëse më vonë janë arrestuar nga Sigurimi i Shtetit të amnistohen. Le të trajtojmë ligjin që rate të tilla të shmangen, por pa cënuar vlerat e LANC. “, tha zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi.

Noka: Nëse mund ta quani vlerë Shyqyri Cokun për atë që i bëtë Zef Plumit, është apologji e krimit.

Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare i vetmi deputet i PDS-së ishte Flamur Noka, i cili u ndal dhe tek protesta e 17 dhjetorit para parlamentit dhe ndëshkimi popullor që do të vijë prej saj.

10 komente në ““Persekutorit të Zef Pllumit Berisha i dha pension të veçantë””

  1. josephina says:

    Kur bën si i zgjuar edhe Flamur koqja!

    1. Doris Fuck says:

      Flamuri pa bisht apo me bisht, eshte? Se ky Noka eshte pa bisht.

  2. Dean says:

    Barbar i pabese,hesapi,c’a me prit prej tij?!

  3. koli says:

    ……ne ate kohe ti MERO ke qen bythe me bythe me Berishen , si e paske lejuar- apo tani e zbulove……sa shume rrenje na paska pas len socializmi edhe 100 vjet do lulezoje…tani jemi ne brezin e dyte te PPSH……pak si cudi me duket se po I lepine mullacet armikut; te cilin e munden ne ..44, na e rrofshin ne diten e clirimit.

  4. Noli says:

    Jemi katandisur shume keq. Te degjosh e komentosh Flamur Noken.

  5. jari turpi i kombit says:

    o flamur mushka ku po shkon ne qukes a je ka ule a ka gjite maloka

  6. Mona says:

    Shume mire qe i ka dhene Berisha pension te posacem persekutorit te At Zef Pllumit. E ça do te thuash ti? Apo do te thuash se Berisha eshte ai qe pushimet verore i bente me djemte e Enver Hoxhes. Po mire bente. Po Ate Zef Pllumi, me ke i bente pushimet verore?
    Apo do te thuash se Enveri e dergoi ne France per studime Berishen, Apo pse Berisha i dergonte kartolina urimi Hysni Kapos. Po te burgosurit politike, ku i kane bere studimet? A nuk i dergonin keta kartolina edhe Enver Hoxhes.
    Prandaj, RRNOFTE Sali Berisha.

  7. Urimi says:

    Prisni kur nje dite noka e nokat te sali berishes kur do ta akuzojne Edi Ramen e ministrin Tahiri se e kane furnizuar me nafte millosheviqin,se e kane vrare azem hajdarin,Remzi Hoxhen se ia kane ndaluar hyrjen ne shqiperi Rugoves,Anton Qetes,Rexhep Qosjes,se i kane arrestuar pjesetaret e UQK-s,e shume pisllaqe tjera deri te mbajtja e zheleve ne gojen e jozit,pra keta jane bere aq idiot sa per ta me sflitet per poral,a e shpallen ahmet zogun hero kombetar,tash do thone se Rama e ka bere,kjo eshte loja politike e kurvave te PD-s.

  8. FLAMUR_VLORE says:

    BERSUHA BERI LEMSH NJE SHQIPERI TE TERE U SOLLE ME TE DREJTAT E NJERIUT SI NJE SIGURIMS KOMUNIST DHE ME PRONEN PUBLIKE SI SRB

  9. sonar says:

    Njehere Pllumi, pastaj Plumi!!…….them se ai e ka Pellumbi o analfabetet e Tema. Pllumi eshte ne dialekt per pellumbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje