Donald Lu
Ambasador i SHBA ne Tirane
Pesëmbëdhjetë vjet më parë, një gjyqtar amerikan nga Kalifornia vizitoi Kinën. Në një drekë me gjyqtarë, një gjyqtare e re kineze e pyeti homologun amerikan: “Çfarë bëni kur politikanët përpiqen t’ju tregojnë se si të vendosni ose kur dikush ju ofron rryshfet?”
Gjyqtari amerikan i tha: “Nuk e di”. Pastaj i shpjegoi se gjatë dy dekadave që kishte shërbyer në karrigen e gjykatësit, kurrë nuk i ishte ofruar rryshfet dhe kurrë ndonjë politikan nuk i kishte thënë se si të vendoste për një çështje të caktuar. Jo ngaqë nuk kadisa zyrtarë e gjyqtarë të korruptuar në Shtetet e Bashkuara, por sepse rreziqet nga ekspozimi dhe pasojat e korrupsionit janë aq të mëdha saqë janë të paktë ata që janë të gatshëm ta marrin atë rrezik.
Kur gjyqtarët amerikanë kapen, ata futen në burg për një kohë shumë të gjatë.
Për sa i përket Shqipërisë, po hamendësoj se nuk jam popullor mes disa gjyqtarëve këtu. Kjo është e kuptueshme pasi kam thënë disa gjëra brutalisht të sinqerta në lidhje me profesionin tuaj. Ndaj, sot më lejoni t’u flas ndryshe dy grupeve shumë të ndryshme gjyqtarësh – gjyqtarëve të korruptuar dhe gjyqtarëve të ndershëm.
Së pari, për gjyqtarët e korruptuar: Ma merr mendja se shumë prej jush nuk do ta identifikonin veten si gjyqtarë të korruptuar. Më lejoni t’jua them këtë në shqip, për të qenë i qartë. Prova ime për korrupsionin është e thjeshtë: nëse keni marrë ndonjëherë para ose favore në shkëmbim të një vendimi gjykate, jeni një gjyqtar i korruptuar. Edhe nëse e ke bërë këtë vetëm një herë, ke thyer ligjin dhe nuk je i përshtatshëm të shërbesh si gjyqtar. Një kriter tjetër i thjeshtë, nëse ulni kokën dhe shihni kyçin e dorës suaj dhe mbani një orë që kushton më shumë se makina ime, ka të ngjarë të jeni një gjyqtar i korruptuar. Ju nxis ta lini këtë profesion menjëherë. Mund edhe të futeni në burg së shpejti.
Së dyti, për gjyqtarët e ndershëm: kini besim, ndryshimi po vjen.
Unë besoj se pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe e prokurorëve në këtë vend janë profesionistë të ndershëm e punëtorë që duan të jenë krenarë për profesionin e tyre.
E di që është e vështirë të jesh një gjyqtar i ndershëm. Nuk punon për shumë para dhe ka trysni nga çdo drejtim për të marrë vendime të rëndësishme për të gjitha arsyet e gabuara.
Gjyqtarët e ndershëm, si ju, meritojnë të punojnë në një sistem që shpërblen integritetin. Ju meritoni të promovoheni në bazë të meritës dhe të përvojës. Dhe duhet të bëheni simboli i sistemit të ri, në vend të imazhit të sotëm të gjyqtarëve të korruptuar që mbajnë ora Cartier.
Gjyqtarët e ndershëm e dinë gjithashtu se ndryshimi i sistemit të drejtësisë nuk do të jetë i lehtë. Reforma të mëdha, të menduara, janë të nevojshme për të zvogëluar korrupsionin, për ta bërë sistemin më të pavarur dhe më llogaridhënës.
Tani është koha për gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm që të flasin në favor të konceptit të reformës në drejtësi dhe kundër politikanëve të korruptuar dhe gjyqtarëve të paaftë që qëndrojnë në rrugën e ndryshimit.
Ju mund të bini ose të mos bini dakord me propozimet aktuale të reformës në drejtësi. Kjo është normale në çdo demokraci. Ju lutem mësoni se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë qenë hartues aktivë të çdo pjese të reformës dhe se ne e mbështesim plotësisht paketën aktuale të reformave. Ne dimë gjithashtu se pas 19 tryezave të rrumbullakëta dhe informacionit këtë muaj prej Komisionit të Venecias, ky propozim reforme do të ndryshohet për t’u siguruar që të pasqyrojë idetë më të mira të shoqërisë dhe të standardeve ndërkombëtare.
Në mbyllje, më lejoni t’ju bëj një pyetje: “Çfarë bëni ju kur një politikan përpiqet t’ju tregojë se si të vendosni ose kur dikush përpiqet t’ju japë rryshfet?” Mezi pres ditën që në Shqipëri përgjigja të mund të jetë: “Nuk e di. Kjo nuk më ka ndodhur kurrë”.
Jua tha po kujt ja ,tha shurdh memecve shqiptare qe marin trute dhe degjojne prallt e Sal Lulushit dhe duan me i vu flaken vendit prap si ja vune per 25 vjet me radhe pa pushim
Zoti Ambasadore. Drejtesia tek ne nuk vjen kurr, ju jeni duke folur per korrupsionin ne drejtesi, gjyqetri me jep hapure vendim skandaloz, kunder dhe hapur ne shkelje te ligjit. Deri sa te behet reforma dhe te behet zvendesimi i ketyre pleherave keta do te dyfishoin kapitalet ne menyre maramendshe. Propozoi qe te pezulloin cdo gjyqe deri ne perfundim te reformes. Duhet te ndikoim qe te ngri sistemi i drejtesis deri per nje koh sa te mbaroi reforma. te zgjidhen trupa gjykues vetem per rastet kriminale ose te domsdoshme. Ne te kundert keta do ta coin kete popull ne vetgjyqesi.
Zoti Ambasador! Nuk eshte muzike per veshet e gjykatesve dhe prokuroreve tane kjo fjale e Juaja. Kjo duket sikur ta kete shkruar Bet’hoveni. Gjyqtaret tane duan ndonje melodi te kompozuar posacerisht per Sinanin, kengetarin me ne ze te muzikes sone tallava. Perendia e di sa do te qeshnin Berisha dhe Ilir Meta, Gjin Gjoni e kompani, nese do e lexonte kete fjalim Tuajin Zoti LU. Idete dhe idealet e lirise, te cilat lindin dhe lulezojne ne te tjera vende, ketu vijne per te vdekur. Ky vend nuk eshte asgje me shume, se nje varreze per cdo ndjenje fisnike dhe ideal te larte.
Mire e thua zoti ambasador i SHBA-s,por kujt ja thua? Merre vesh Sali Berisha dhe lulezim Basha me gjithe partine e tyre,qe jane bere si qen te terbuar?.Ata duan vetem anarshi,destabilitet,te jene si sulltanet e Turqise njehere e nje kohe.Me Sali Berishen,Lulezim Bashen nuk ka reforme ne drejtesi.Ata prandaj ngihen ne protesta qe te mos behet reforma ne drejtesi.Jemi pesimist,nuk kemi shprese qe te rregullohet shqiperia me nje demokraci te vertet.Shpresen e kemi vetem te Amerika,qe ta udheheq dhe ta çoi deri ne fund kete reforme.Saliu dhe Basha marin droge dite per dite,dhe dalin e çirren me focen e zerit te ngjirur,sikur vetem atyre u vjen keq per shqiperine.Pra kemi te bejme me mjerez te droguar.
Ju duhet ba pyetja sa kane paguar per tu ba gjyqtare,ose c’miq kane perdore. Nuk ka reforma me kto parti pd e ps me ramen me meten me berishen jane fatkeqsia e kombit.
Do dhe 200 vjet qe te vihemi ne rregull ne, korrupsioni fillon te drejtesia dhe vazhdon te qeveritaret dhe nivelet me poshte. Tani kjo eshte rrenjosur aq thelle sa duhen 200 vjet per tu rregulluar
Zoti Ambasador! Duhet ta kini te qarte, madje te mos kini as me te voglen medyshje, se ky vend do te behet pasi te qerohen, pasi te futen ne burg Sali Berisha dhe Ilir Meta. Nese ata do te qendrojne ne politike reforma nuk ka per t’u bere kurre. Po krre, ama. Do te shikoni dhe do ta nxirrni vet konkluzionin.
Ne burg do shkoje Berisha ,Meta dhe RAMA.
Ai e ka thene troc ” merrni thaset me para qe keni bere dhe zhdukuni nga ky vend, ne te kundert ju pret burgu” Po ata jane aq te pangopur dhe me shprese tek lideri i tyre truthare sa mendojne se do t’ja hedhin.
Z. Ambasador. Respektin me te madh per vendin tuaj dhe per JU.
Fjala juaj eshte nje rreze drite ne kete vend te shpresevrare nga politika 25 vjecare.
Ju falenderojme.
Ai palloshi i Gjat deklaroj me Arrogance se ne shtator do te bente Reformen? Cilen reforme ate te emerimit te Kokedhimes si Sheik te Jugut (Laberise)? hajt tani besoj se ju Socil-Komunistet-Bllokistet )Sperma e Dushan Mugoshes)i kuptoni vet Domethenjet qe kur Rrugaci behet kryeminiter shqiperia behet shtet i rrugeve.
Ju siguroj se reforma ne drejtesi do te behet,dhe kjo do te sjelle qe pas kesaj reforme do te denohen politikanet hajdute e mafioze si dhe partite banda PS,Pd,LSi do te nxirren jashte ligjit .
Fjala juaj ne vesh te Perendise Z.Ambasador. Ne Shqiperi do te kete rend kushtetues, demokraci dhe ekonomi te tregut vetem kur te kete drejtesi, jo si ajo ne USA por edhe 1/100 do te ishte e mfateshme si fillim per te pastrim te plehut qe ka mbyllyr cdo pore te shoqerise shqiptare. Faleminderit qe perdoret fjalen “Burg”, por burgu nuk eshte i mjaftueshem por edhe sekuestrim te pasurise se ndertuar mbi gjak dhe padrejtesi. Nga lart poshte, nga Vito Ciancimino i KLD deri tek arshivistja ne Puke a Sarande qe te gjithe jane pjese e nje bande te strukturuar qe ja ka zili edhe Koza Nostra.Shihni reagimin e shkodranit qose per te pare se sa poshte eshte drejtesia shqipatre, njesoj sikur nje Ilda Bocasini te mbronte Berluskonin, ao do t endoshte kjo edhe ne vrimen e zeze te Europes, JO. Ndodh ne Shqiperi.
I nderuar Mr.Lu
Ju falenderoje per ate qe beni per vendin tone dhe per vendin tuaj.Si une e kuptoj: sa me pak korrupsion te kete ne Shqiperi dhe kudo, aq me mire do te jete bota dhe Amerika dhe kjo eshte detyra juaj si ambasador i atij vendi. I korruptuar eshte dhe ai qe per interesa personale te vogla anashkalon detyren e tij dhe abuzon me poziten qe i ka dhene Shteti.
A nuk beri kete paraardhesi juaj Arvziu, te cilit ne fund te karieres i pati mbetur merak se nuk i takoj dot te gjitha bukuroshet Shqipetare dhe kurre nuk e permendi fjalen korrupsion apo politikan kriminel?
Pra edhe ne Amerike ka te korruptuar por ka shume me teper Donald Lu.
Te shpresojme ne fitore.
Me respekt
Falemnderit Zoti Lu.
Po e ke fillu nga kembet
Cfare do beje gjyqtari
Per nje koncesion te dhene nga ministri kur dikush e padit kete te fundit?
Te vleresoj ambasador,se ndryshe nga ambasadori tjeter qe perveshi menget dhe vodhi votat, qe i cilesoi yll ne ngjitje, burre shteti, ju vite piken mbi i, po do t’u jemi akoma me mirenjohes neqofte se kete qe thate ta coni deri ne fund.