Lexova dje një shkrim polemik të Muç Nanos i cili, përpos yshtjes automatike të përmendjes së emrit tim, më bëri të reagoj për tre gjëra që zor se mund të kalohen në heshtje.
Më bëri përshtypje guximi i kolegut tim që pasi e nxinte Ramën si një politikan pa ideale, të prirur të sundojë, që afron rreth vetes bufonë, që nuk përfill ligjet, që pushtetin e sheh jo si mjet, por si qëllim dhe që po ngre një qeverisje të korruptuar, përsëri refuzonte të bënte një “Mea culpa”, për tezën e tij tashmë të famshme për pushtetin e qelbësirave.
Argumenti i dytë, ishte një lloj replike e tërthortë me ata që mendojnë se sot është me keq sesa dje, ose dhe me të tjerët që pretendojnë se është njësoj. Kolegu im Nano, mendon se megjithëse sot jetojmë nën një regjim të kalbur e të korruptuar, përsëri krahasim me kohën e Berishës nuk mund të ketë. Nuk të vret njeri po protestove si në 21 janar dhe sot nuk ka askush më frikë nga kryeministri, janë argumentat e tij të përmbledhura në pak fjalë.
Por ajo ç’ka më pezmatoi më shumë ishte dorëzimi i Nanos përballë idesë se në në Shqipëri është e pamundur të lindë diçka e re: një lëvizje, një parti, një revolucion, që të përmbysë këtë kastë të korruptuar dhe të urryer, që po e vendos vendin nën thundrën e një grushti oligarkësh.
Pra, duke e lexuar edhe këtë herë, si gjithnjë me vëmendje artikullin e Muç Nanos (Lexo shkrimin e plote poshte. rubrika ide Lapsi.al), pyetjet që më lindën mund t’i përmbledh kështu:
A ishte e drejtë thirrja për bashkimin e qelbësirave për të hequr me çdo lloj çmimi Berishën? A ka vlerë ajo më sot?
A ka sjellë ndryshim rrotacioni i pushtetit nga Berisha tek Rama? A ka më shumë liri dhe më pak frikë?
Dhe së fundi, a ka shpresë se kjo gjendje mund të ndryshojë?
Le t’i marrim me rradhë.
Që ditën e parë që e kam dëgjuar idenë e kolegut tim për të mbledhur të gjithë hajdutët e banditët kudo që janë, kam qenë kundër tij. Kemi debatuar gjatë sy më sy dhe i’a kam thënë këtë gjë edhe publikisht. Natyrisht e kuptoja dhe atëherë, në periudhën e errët të pas 21 janarit dhe të rrëmbimit të votave me gjykatë, se rrotacioni ishte më i mirë sesa stanjacioni. Se Sali Berisha duhej të largohej me çdo kusht. Se një mandati i tij i tretë do të kishte qenë katastrofal për ekonominë e vendit, për izolimin e tij ndërkombëtar, për mediat e futura nën thundër, për gjyqtarët kamikazë të vendosur nga familja që vetëm drejtësi nuk imagjinonin të jepnin më.
Po, i dija të gjitha këto dhe megjithatë nuk isha dakord me Nanon në një pikë. Pasi mendoja se si unë dhe ai (ndryshe nga ata që e kërkonin ndryshimin e pushtetit për të marrë ndonjë lek nga LSI-a apo për të marrë ndonjë post në administratë nga Rama), nuk mund të përligjnim publikisht ardhjen e një grupimi tek i cili nuk besonim. Nuk mund të militonim për të keqen më të vogël. Sepse shpejt, shumë shpejt, ajo do të bëhej një e keqe po aq e madhe.
Rënia në këtë kurth, pra çarku i të keqes më të vogël nuk përshtatej, sipas meje, me dikë që do ta kryejë me integritet “detyrën” e pushtetit të katërt. Më shumë sesa kalamendja se kush është më i mirë dhe kush pak më shumë, besoj se është i dobishëm një këndvështrim tjetër: të shkruajmë dhe të mbajmë qëndrim nëse ofertat që na japin palët në garë, janë apo jo të pranueshme, ndjellin apo jo besim, krijojnë dot shpresë dhe ëndërr.
Në këtë këndvështrim mund të na rezultonte se asnjëra nga partitë e mëdha nuk do të ishte në nivelin që meritojnë shqiptarët.
Po a nuk do të ishte më mirë që, nëse mendojmë vërtet kështu, ta themi troç, me zë dhe me shkrim, pa u futur në sofistikimet kalkuluese të së keqes më të vogël? A nuk jemi kështu më të ndershëm, më të vërtetë dhe i shërbejmë më shumë publikut?
Unë e kam menduar atëherë kështu dhe vazhdoj të mendoj po njëlloj. Ndaj nuk kam asnjë zhgënjim kur vëzhgoj se ç’po bën sot “pushteti i qelbësirave”.
Nuk deziluzionohem aspak kur shoh gjysmën e pushtetit të Berishës të katapultuar në qeverisjen e Rilindjes, as kur shoh klientët e ish kryeministrit të bëhen të preferuarit e Ramës, as kur shoh mediat e djeshme me hanxhar në dorë, që sot kanë filluar t’i shërbejnë padronit të ri, as kur shoh se Edi dhe kriminelët e tij, nuk humbasin më procese me gjykatësit e Berishës, as kur shoh se shumë nga deputetët e opozitës kanë rënë squk, pasi kanë filluar të flirtojnë me pushtetin.
Jo, nuk kam asnjë iluzion, se e dija që këto do të ndodhnin me krijimin e një aleance qelbësirash. Ishte vetëm çështje kohe.
E di gjithashtu se justifikimi i vetëm i atyre që e mbrojtën ngjizjen e kësaj aleance, ashtu sikurse thotë edhe Muçi, është fakti se ky pushtet është më tolerant, se ai nuk të vret kur proteston, se ne sot (përfishirë edhe unë – thotë kolegu im) nuk e kemi më frikë kryeministrin.
Por a është e mjaftueshme kjo?
A e ndryshon kjo diferencë thebin e sistemit? A e bën ajo njërin më të mirë dhe tjetrin më të keq?
Unë mendoj se jo. Sepse të dyja palët përdorin mjete të ndryshme për të arritur të njëjtat qëllime.
Berisha përdorte arrogancën dhe forcën. E bënte këtë për të ndarë shoqërinë, për të dobësuar opozitarizmin, për të friksuar kritikët dhe trembur kundërshtarët. Dhe shpesh ia arrinte megjithëse me kosto të lartë.
Rama dhe Meta kanë tjetër rrugë. Eshtë e vërtetë që nuk qëllojnë në bulevard. Por në vend të plumbave, ata përdorin një armë tjetër: paranë. Ata nuk të friksojë, ata të blejnë. Ata nuk të kërcënojnë ata të joshin. Ata nuk të burgosin, ata të rekrutojnë.
Dhe qëllimin e arrijnë po njëlloj. Pushtetet që Berisha i mundte me dhunë ata i mundin me para. Prandaj sot nuk ka më media të mëdha kundër Ramës. Nuk ka gjykatës që jep vendime kundër qeverisë. Nuk ka kundërpushtet që kryen misionin e tij.
Ja pra që, sipas meje, edhe alibia e diferencës mes njërit dhe tjetrit nuk qëndron. Ajo të gënjen vetëm në formë, por është e njëjta në thelb. Pavarësisht se duket sikur ka më pak frikë, shoqëria po nënshtrohet me shpejtësi, po njëlloj.
Dhe ky degradim, i cili ka shumë shkaqe, vjen edhe prej nesh, vjen edhe prej pjesës më të madhe të mediave që gjithnjë e fusin veten në garën e zgjedhjes mes dy të këqiave.
Në ujrat e këtij kurthi kam frikë se ka rënë edhe kolegu im Nano: ai e përligji dje ardhjen e hajdutëve të mundshëm në pushtet, në emër të së keqes më të vogël dhe po i justifikon mëkatet e tyre reale, po me të njëjtin parim.
Dhe prandaj (e këtu vijmë tek pyetja e tretë që ngrita në fillim), ai nuk sheh dritë në fund të tunelit. Ai nuk sheh mundësinë e një force, partie apo lëvizjeje të re që mund ta përmbyste kastën aktuale.
Këtë pesimizëm unë ia mvesh edhe angazhimit të tij për të vënë gishtin gjithnjë mbi atë që i duket pak më mirë. Nëse zhytesh në këtë hulli, nuk mundesh kurrë të shohësh përtej saj.
Unë mendoj ndryshe, mendoj se duhet denoncuar çdo lloj e keqeje. Me të njëjtën ashpërsi dhe me të njëjtën këmbëngulje. Pa kalkulime se kush fiton dhe kush humbet. Kush vjen në pushtet dhe kush bie prej tij.
Vetëm kështu, vetëm duke u thënë të gjithëve se jeni njëlloj, se mbështeteni me radhë nga të njëjtët oligarkë, se lustroheni sipas pushtetit nga të njëjtat media, se flirtoni me të njëjtët banditë, pra vetëm kështu, ne mund t’ua përplasim në fytyrë të gjithëve të vërtetën: jo vetëm jeni të padobishëm, por më shumë. Jeni armiq të këtij vendi.
Sepse vetëm nëse bëjmë këtë, ne kryejmë detyrën tonë për t’i hapur rrugën krijimit të diçkaje të re.
Dhe kjo e re (për të cilën Muçi me sa duket e ka humbur shpresën) nuk mund të vijë kurrë duke mbështetur me radhë një palë me qelbësira që rrëzon tjetrën.
Nëse ndodh, ajo do të vijë vetëm kur të kemi arritur t’i denoncojmë dhe t’i refuzojmë këta që janë “në bllok”. Pa justifikime dhe pa alibira se kush është pak më i mirë.
Lapsi.al
Idiotesia dhe thatesia shpirterore e Andit vazhdon… Tani do te filloje serial me duket!
edhe zgjedhja midis komunizmit dhe demokracise u be mbi parimin e te keqes me te vogle. te pretendosh dicka tjeter do te thtoe te jesh sharlatan si Andi, por nje sharlatan i vogel i perkedhelur nga fati.
Unusual…u,Andi po shqetsohet per te ardhmen e Shqiperise…hahahaaaaa
Andi Bushati,je i NEVERITSHEM sido qe ta dredhesh muhabetin.Thjesht je i NEVERITSHEM.
o Bushat po si do behej rotacioni ne 2013 pa Ilir Meten, ishte e pamundur pasi numri i votave nuk dilte,, dhe vendi do mbahej peng nga SB dhe IM. popullit nuk do ia mbante me te ngrihej ne proteste pasi e pane se cfare hoqen ne 21 janar,, Edi Rama atehere beri nje gje te mire e ndau pergjithmone berishen nga meta pavaresisht se turpin e mori ai por ne nje fare menyre
JU LUANI VOLEJBOLL PREJ SHUME VITESH.Nuk ma do mendja qe kete nedeshjen e fundit ne volej-bich ta haje kush!?
Po si nuk ka me shume liri more katunare dhe me pak frike po to me CA pseudoanaliste ju ka ngel ora te stilolapsit pistolete thikat me helm.
KY NJERI NUK MERITON GJE TJETER VEC EPITETIN AND-ANAL-istI, SHARLATAN, KARAGJOZI I PAFTYRI…ect ect…
Po nuk ka faj , i duhet te siguroj persheshin me kos per sot.
Bravo Andi!
Andi eshte nje mercenar i Berishes! Nuk e kuptoj se si nje njeri i tille, pervers,vazhdon te shkruaje?! Shqiperi te befsha mutin!
te leXOVA ME KUJDES .NE REPLIK ME NANON NUK DEBATOJE FAKTIN E MADHE QE E KEMI PERPARA SYVE E MUCI E KISHTE THELBIN E ANALIZES DELIKUENTIN HORRIN SHKATERRUSIN PSIKOPATIN EPERBETUAR TE IDES SHKATERRUSE TE KESAJ COP SHQIPERIE QE VETEM KOCKAT I KANE MBETUR .KY I DYTI THUAJ QE TE BLEN ,TI SI NJE NGA ATA QE NA JEP SHPRES MOS UBLIJ SE ME CFAR KUPTOJ JE BLERE DERI SA I SHEMANGESH FAKTIT KRYESOR PSIKOPATIT DELIKUENT QE ESHTE FAKT IPREKSHEM QE E KEMI NEPER KEMBE DHE JO SI AJO BARSALETA QE FAKTIN NUK E PASH SE ISHTE BRENDA .A ANDI ANDI KE NGREN NJE LUGE TURLIE SHQUPI DHE PO U A VJELLE SHQIPTAREVE PARA KEMBEVE
BUSHATI ESHTE NJE GAZETAR KLAS ,TEPER I LLOGJIKSHEM ,QE NUK KA TE KRAHASUAR ME NANON .
MBAS KESAJ REPLIKE TEPER TE SHENDOSH QE NUK MUND TI LUASH ASNJE PRESJE ,I SYGJEROJ NANOS TE MOS MERRET ME ME ANALIZA PA VLERE .
Me Ilirin,me depudete hajna,drogaxhinj,me njerez te koruptuar,me llumin qe kishte kene jashte Berisha fitoi Rama me PS-LSI.Edhe une edhe mijera te tjere pranuan kete poshtersi,ashtu si desh M.Nano dhe u permbys Berisha dhe klani i tij,duke mare miliona e miliarda leke nga djersa e shqiptareve,por PYETJA E PARE ESHTE:
A IKU VERTET?
As Nono e as Bushati,nuk permendin kryesoren e nje revolucioni si ai kur u permbys” Berisha,as Andi e as Bushati nuk jane njerez qe ju dhimset ky popull,edhe keta analiste jane pjese e sistemit,te grabitjes me llafollogjine e tyre.Edhe keta nuk jane as per revolucionin ku ai te perlaje gjithe klasen politike,te majte e te djathte,por thjesht teater si ai ne parlamentin shqiptar.Por le te dal tek pyetja me siper qe a iku vertet Berisha?
Berisha jo vetem nuk ka ikur,por eshte dhe me i fuqishem se sa me pare,ai po rezikon te shkateroje edhe nje here shqiperine,e per kete ka ndikuar dhe e ka favorizuar,si Ilir Meta ashtu dhe Edvin Rama.
ME FITOREN E NJE REVOLUCIONI SI AI I 2013,FITORJA DO ISHTE E GARANTUAR KUR TE SHKATEROHEJ FUQIA EKONOMIKE E KLIKES SE PERMBYSUR TE SALIUT.A U BE KJO? JO.
KJO FUQI PO RITET,PO SHTOHET,E FUQIA E KLIKES SE SALIUT PO RITET,NDERSA BESIMI TEK KLIKA E RE E EDVINIT PO BIE DITA DITES,E NE NJE FUSHATE TE RE EDVINI ME KLIKEN E TIJ DO BIEN.POR A DO PREKET KJO KLIKE EKONOMIKISHT? JO DHE PER 25 VJET DO JETE KY DEGRADIM,KY NDRYSHIM KUAJSH TE PUSHTETIT E POPULLI DO “HAJE BAR” E NUK DO NGRIHET TA ZHDUKE KETE KASTE TE MAJTE E TE DJATHTE QE E LA DUKE SHTRENGUAR RIPIN E PANTALLONAVE DITA ME DITE. E MOS LEXONI E DEGJONI AS NANO,AS BUSHAT E AS NJE TJETER QE LLAP NE GAZETA E TELEVIZORE.INTERESI EKONOMIK PERDHOS TE GJITHA PARIMET NE KETE VEND TE MALLKUAR.
Tre Paragrafët e Fundit janë THELBI I SHKRIMIT.
ÇFARE DUHET TË BËJNË INTELEKTUALËT ???
ÇFARË DUHET TË BËJNË ATDHETARËT ???
Shqiptar i Ndershëm
Po mire, le te mendojme per nje çast se ti Bushat je i paster dhe i paanshem ne analizen tende!!! Por, a mund te na thuash se a ekziston ne realitetin shqiptar ai politikan apo individ i angazhuar qe i ploteson kriteret e tua per te qene i pranueshem per standardet e tua?!!! Nese po, na e thuaj edhe ne te tjereve qe te na hapesh syte, se ne jemi qorra dhe nuk shohim ndonje tjeter ne realitetin shqiptar qe te kete vullnetin te pastroje mutin 25 vjeçar qe kane bere socialiste e demokrate bashke, me rradhe! Ky eshte realitet, nuk eshte partizanllëk i semure prej militanti.
Kangur, ke shume te drejte lidhur me mutin 25 vjecar, por mos harro se qe te nxjerrim fundin duhet te pastrojme edhe shtresen 50 vjecare te mutit te vjeter qe eshte poshte ketij te riut.
Me pelqen shume analiza jote Andi. Je si gjithmone konciz dhe shume i sakte. Por une do te shtoja dicka tjeter sa me siper. Keto lloj situatash ne te cilat ndodhet vendi jone nuk mund te zgjidhen me alternativa te reja ver nje dhe hiq nje pasi ky stan kete bulmet ka. Kushdo qe vjen ne pushtet vepron po njesoj. Vjedh, vjedh, korruton … Une desha t’ju kujtoja historine e Ajlendeve ne Kili qe eshte po e njejta me ate te ketyre skllavropronareve te rinj shqipetare. E vetmja forme e rrezimit te tyre ishte diktatura e Pinocetit. E shpreh me keqardhje pasi jam kundra tyre por eshte e vetmja forme per te permbysur kete kaste ne Shqiperi.
Shendeti i nje shoqerie varet nga shendeti i individeve qe e perben. Per sa kohe keta e kane lene popullin ne moral te shitur, moral te dhunuar prej 50 vitesh, varferi psikologjike e morale, te dhene pas vlerave monetare, si mendohet qe kjo shoqeri mund te kaloje vetveten?
Sot akoma merren me individet e jo me idene. Shahen autoret e nuk konsiderohet mesazhi. Jemi per gjynah. Nje popull pa vizion, vdes !
Andi ka te drejte
Me bytheqir dhe me qelbesire se politikanet jane disa pseudo analist si puna e mutçit dhe andit qe vetem analist b- e gazetar nuk jane por jane vetem gojshqepur dhe pa pik dinjitetit dhe morali njerezor, plehr dhe qelbesire jane vetem keta te dy qe s”bejne dot pune tjter ne ekonomine e tregut por shpifin shajne dhe na hiqen si shpetimtare te njerezve, mjere ne qe i kleme dhe i degjojme keto bajga
Andi, eshte analize e sakte.
eshte e habitshme sesa polemika shkakton te disa… c’jane keto funderina qe merren vetem me sharje dhe nuk jane ne gjendje te japin qofte dhe nje argument kunder?
Andi,jeni shume i sakte ne kete shkrim dhe ne te gjithe shkrimet e tjera te mepareshme…
ti Andi ke shkruar sikur je super partes.Eshte fiks si thua ti, por teorikisht ama.Se praktikisht pa aleancen e pagezuar nga Muci do kishim prape keqberesin(delinquentin) Saliberisha ne pushtet dhe kjo aksiome eshte absolute.Ndryshimi mes shkrimit tend dhe atij te Mucit eshte se Muci ka shkruar nje monolog super te sinqerte kurse ti ke shkruar filozofikisht se cfare misioni ka gazetari opinionista.Nga ju te dy Muci ka kapur nervin e po ta tregon para syve, ti sugjeron nje radiografia se ashtu e ka protokolli mjekesor.
Si gjithmone Andi eshte teper i sakte , por disa komentues pa e lexuar fare meren me biografine e tij.
Andi te lumte. Jo per shkrimin sepse ai eshte shkrim idiot por per venien ne loje te komentuesve. Ti Andi me vertetove dyshimin qe kisha se ne shqiperi edhe po te jesh deficent dhe trap perseri behesh faktor dhe njeri i shquar per faqet e shtypit dmth behesh njeri i famshem.
Vazhdo me keto shkrime idiote se ke per tu bere dikushi. Keshilla ime nuk ka asnje gram sarkazem por eshte reale dhe konkluzion i vezhgimeve te shumta.
Ne 1000 njerez te ngjajshem si ty veshtire se mund te gjesh nje njeri sagllam.
Ti je kampioni i trapave por je kampion ama ne faqet e shtypit qe kane uri te mbushin faqet me traplleqet e tua.
Andi jam munduar ta shtjelloj karakterin tend por jam larg perceptimit.
Megjithate me ka ardhur ne ndihme ajo fotografia ku gjushi jot i semure ka bere nje foto me doktor mortjen ne Paris.
Ti je nga te paktet gazetar qe ke respekt per ish K/ministrin tone matrapik qe nuk la gje pa vjedhur dhe shkaterruar ne ajer ne toke dhe ne det ne vendin e shqiponjave te shndruar ne spurdheq te plevitosur.
Ti bucko arrin te adhurosh njerezit e semure nga mend duhet te jesh njeri me aftesi teper te kufizuara. Pa ty gazetaria do te ishte mjerane pasi nuk do te kishim nivel krahasimi.
O Muc Nano! O Andi mercenari! E para eshte mentaliteti shqiptar! Tribal! Shqipteret nuk duan te udhehiqen ! Duan te perdoren te sherbejne ,te behen mercenare dhe servile! Shqiptari shkon pas beut me te forte! Shqiptari per shqiptarin eshte ujk! Dhe ka shume e me shume arsye! E dyta. Sa te jete Berisha gjalle, konspiracioni dhe te tera qe Berisha mbart do ta kushtezojne c’do njeri po te mos jete me te! E treta Rama eshte i vetmi europian ne ate vend! Te tjeret dhe ti bashke me te tjeret jani akoma otomane! Shqiptaret jane te gjithe hajdute me Berishen ne krye! E si mund te behet Shqiperia me mentalitetin qe keni!Si mund te jete Luli k/ministri i ardhshem?! Nuk e le Berisha! Luli eshte nje “adult” me mendje femije! Eshte nje idiot i lindur! Shqiperia nuk ka njerez te zgjuar! Ka vetem dinake! Dhe Andi Bushati me Berishen jane prova per dinakerine e Shqiptarit! T’ju rrojne!
Neqoftese per 23 vjet (1990-2013_ i vogli Bushat zgjodhi me vullnet te hekurt te deformoje realitetin e dhimbjeve te parrefyera te shqiptareve ne shumice ,prej nje tranzicioni kriminal dhe te pafund,deri ne derexhene e berjes se mutit per marshallah,,,,tash paska vendosur nje zgjedhje te re;”denoncimin me kembengulje te cdo lloj te keqeje”.
Si ca i vjeter me duket qe te nderroje zanat,,,,vetem nga nevoja e tij ekzistenciale,per t’a blere pushteti i rradhes.Replika me Mucin eshte vetem alibia e nevojes se tij,,,,pra s’ka asnje lidhje me realitetin dhe te keqijat e qeverisjes aktuale.
TUNG.
Po ndalem tek ajo qe thote gazetaruci.
Berisha per te mbajtur pushtetin, vinte ne sherbim te tij cdo hallke te pushtetit, dhe ne kete rast edhe pushtetin e katert. Eshte per tu theksuar se kete pushtet ai as nuk e blinte dhe as nuk i lutej por e detyronte ne menyre te dhuneshme ti sherbente atij. Kjo duhet marre ne konsiderate, pasi jemi deshmitare te ketij fakti.
Ndersa Rama thote gazetaruci eshte me i moderuar, e detyron kete pushtet si edhe Berisha, por tanime jo me dhunen e pushtetit e te arrogances, por nepermjet blerjes se tij.
Sipas kesaj teorie i bie qe tere njerzit qe perfaqesojne pushtetin e katert jane pa ideale dhe lehtesisht te korruptushem, por fatmiresisht eshte fat i madh i yni qe njeri paska shpetuar dhe ky na qenka ky gazetaruc i “nderuar” qe paska shpetuar pa u korruptuar dhe qe po lufton heroikisht me qeverine e Ramen ne vecanti!
a i shkreti ti!
përse e ke prishur qetësinë??
vazhdo gjumin!!
i përmbledhur shkurt shkrimi i bushatit do të thotë
TË NDËRTOJMË NDËRGJEGJEN SHOQËRORE!
kjo është e vetmja “dritë në fund të tunelit”që do të mund të ndërtonte shqipërinë,që do të mund të bënte të kërkonim më shumë,të mos pranonim barazimin e jo më humbjen!
kjo do të zhdukte oligarkinë “berishjane”vrastare,ose “ramiste”mospërfillse autoritare,”metjane”blerse dhe kontrabandiste!!