Ish-ambasadori Bashkim Zeneli në librin e tij “Për Gjermaninë, histori diplomatike dhe kujtime” sjell edhe kujtime nga takimet zyrtare mes përfaqësuesve të shtetit shqiptar dhe atij gjerman.
Një nga këto është edhe pritja që Kancelari Schröder i bëri kryeministrit të asaj kohe, Pandeli Majko në Bon në prill 1999, shkruan Panorama.
Diplomati rrëfen me detaje një dialog interesant mes Majkos dhe kancelarit Schröder, në të cilin kryeministri shqiptar bën dhe një kërcënim:
“Menjëherë e mori fjalën Kancelari Schröder, shumë qetësisht e shumë i hapur: Unë ju kuptoj shumë mirë zoti Kryeministër Majko. Ju keni probleme, keni vështirësi, unë ju kuptoj shumë mirë. Ne kemi bërë sa kemi mundur, por do të bëjmë edhe më shumë”– shkruan Zeneli.
E pashë që nuk duhej të mbetej ajo fjalia, që tingëllonte si ultimative, “do të na ndihmoni apo….”I thashë zotit Majko, lehtë, se do të shtoj diçka, dhe iu drejtova në gjermanisht Kancelarit:
“Zoti Kancelar Federal, ju lutem mos na keqkuptoni, zoti Kryeministër nuk e kishte fjalën …ose na ndihmoni ose u drejtohemi të tjerëve…. Ne ju falënderojmë për mbështetjen e jashtëzakonshme. Gjermania është aleati ynë më i rëndësishëm në Europë. Unë e di shumë mirë se çfarë keni bërë dhe se çfarë po bëni për Shqipërinë. Ju lutem të mos mbesë asnjë keqkuptim. Shqipëria ka probleme shumë emergjente prandaj”.
Pandi xhan,c’eshte kjo foto,mo gas?Prandaj ka qene i dyzuar Shroeder?
? ka bo portretin e Luzes te Protokallia…sic duket paska perdor edhe gjuhen e saj ne komunikim
Mire ia ka thene Shrederit. Ky sahanlepires rus eshte.
Pandi dhe kariera e tij eshte simboli me i perkryer i rrumpalles qe ka kaluar vendi yne ne keto 25 vjet. Sjallja prej adoleshenti i Pandit i eshte dashur disa here politikes sone, shpesh per te thene bullalleqe te sheqerosura me buzeqeshjen e tij psikopatike. Ata qe e njohin nga afer e dijne se sa prepotent e psikopat eshte. Nuk aspak e cuditshme qe cilesimi i tij si elite e PS dhe simbol i pastertise eshte shperblimi qe i jepet per perdorimin e tij te mbrapshte ne te shkuaren, por edhe ne te tashmen. Se sa i paster eshte ai e dijne ata qe njohin tregetine gjigande qe beri ai ne Ministrine e Mbrojtjes, ku nen pretekstin e eleminimit e shkaterrimit, shiti qindra tanke, gryka artilerie etj,me cmime qe i deklaroi te fallsifikuara, permes se ciles beri miliona dollare. Nje hetim i paster, do t’i nxirrte kallajin ketij politikani “te paster”, te cilit nuk i numerohen vetem vilat dhe depozitat marramendes bankare jashte shtetit.