Partia Demokratike, nëpërmjet një deklarate të Enkelejd Alibeajt, kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë së saj, theksoi se në ditët e sotme futesh në punë vetëm me para’ ose nëse njeh deputetët apo ministrat e qeverisë Rama.
“Edi Rama thotë se po bën shtet dhe ka ardhur për të bërë shtet, jo për të punësuar njerëzit në shtet. Kjo sigurisht është një prej gënjeshtrave e mashtrimeve të koleksionit të tij. Ai në fakt është në krye të një shteti të korruptuar, kriminal, një ngrehine me lidhje nepotike, ku në punë të fut vetëm paraja dhe njohja me deputetin e ministrin”, tha Alibeaj, i cili më pas publikoi një dokument konfidencial, sipas tij, që tregon atë që ndodh në Drejtorinë e Burgjeve.
“Ja çfarë ndodh në Drejtorinë e Burgjeve. Dokumenti konfidencial, që qëndron në tavolinën e drejtorit si kujtesë për të, tregon të punësuarit dhe në krah të tyre, sekserin. Në 6 raste, sekseri është Saimir Tahiri; në 11 raste sekseri është Fatmir Xhafaj; në 6 raste sekseri është ministrja kushërirë, Milena Harito; në 5 raste sekseri është Ditmir Bushati; në 4 raste sekserja është Lindita Nikolla; në 6 raste sekseri është Rakip Suli; në 4 raste sekseri është Sadri Abazi; në 7 raste sekserja është Vasilika Hysi; në 6 raste sekseri është Besnik Bare; në 7 raste sekseri është Pandeli Majko.
Ky pra është shteti i Edi Ramës. Një shtet i korruptuar, tribal, që funksionon me lidhje nepotike e me rekrutime me para’ në dorë. Skandale si këto e një qeverie të zhytur në korrupsion e krim e kanë ngritur popullin në këmbë”, u shpreh Alibeaj.
Në fund, ai ftoi qytetarët në protestën e 17 dhjetorit:
“Të majtë e të djahtë, pa dallim, janë në këtë protestë për ta shporrur këtë shtet të korruptuar e kriminal. Më 17 dhjetor, të enjten, në dyert e Parlamentit për të ndalur qeverinë më të korruptuar të popullit më të varfër në Europë”.
40 raste, ne kohen tuaj ishin te gjithe me seksere. Enkeledi ben mire qe vlereson kaq larte socialistet por as ne Suedi nuk kemi vajtur apo jo Ledi?
Ere Enkejledi:
Pse Gjall je ti re?
Po ik re ik se te ka bere Pula Vezen,
dhe ta marin te tjeret.
Na re Laco!Po ti e Pe re ca te beri Fierei,
apo harrove? E ca ke ndryshuar ime ti?
Apo Dimer i thone dhe nuk ke caben ne Kopesht!
Ne Fier mo u duk me!Psenuk llafose per BY-Passin
po te ka zene halli se kush eshte Drejtor Burgu?
Mos e ke gjekafsh me qitje te larget?
Une di qe Artur Zoto eshte specialisti i sigurise me i miri qe ka Shqiperia. Si njeri eshte me i mire akoma, nuk krahasohet me Gaz Dibren tuaj.
Kur u fut ne fillim ne politik ky b.lepirsi berishovicit e kishte dhe surratin e zi si te palar…ishte dhe fukara.
Tani nga milionat qe ka vjedh ju ka zbardh dhe ftyra…tu honger e tu pi per 7 pal qejfe…Normal qe duhet te thot dhe ky miushi dikurshem dicka.
O Kel djali, po burgjet I ka LSI, si te del Pamdeliu & Coaty?