Kreu i FBI: ISIS ka revolucionarizuar terrorizmin, e vështirë të ndalen

16 Dhjetor 2015, 20:12Bota TEMA

Krijimi i Shtetit Islamik, dhe mbi të gjitha mënyra e përhapjes së propagandës ka revolucionarizuar terrorizmin islamik.

Kështu ka deklaruar kreu i FBI-së James Comey në një konferencë në Nju Jork.

“Al Kaeda përfaqësonte një model shumë të ndryshëm krahasuar me kërcënimin që duhet të përballojmë sot”, tha Comey.

Ai tha se çdo ditë vijnë me qindra kërcënime nga 50 shtetet e Amerikës.

“Përdorimi i informacioneve të kriptuara ka bërë më të vështirë kontrollon e xhihadistëve”, tha Comey.

Ai tha se “Al Kaeda përfaqëson tumorin e parë të terrorizmit ndërsa ISIS është përhapur si një plagë malinje”.

“Ata kanë perfeksionuar përdorimin e rrjeteve sociale ku bëjnë propagandë dhe rekrutojnë njerëz. Twitteri është një kanal mjaft i vlefshëm komunikimi për ta”, tha kreu i FBI-së.

Në fund Comey tha se është e vështirë të ndalet propaganda e tyre në internet pasi e vetmja masë është mbyllja e uebit, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

4 komente në “Kreu i FBI: ISIS ka revolucionarizuar terrorizmin, e vështirë të ndalen”

  1. ramy kopili i sulltan mamutit. shejtan pis milet says:

    Hahahaha. Qar shakaxhiu

  2. tfgs1. says:

    kjo edhe per ”fatin” qe ka ISIS qe ne mes tyre kane edhe beqira shqipfoles Abu Zike,Abu Ramadan,Abu Anticensure,Abu Matull dervish, Abu Dean,Abu plaku cam e kesisoi rrace bastarde turkoshakesh………………

  3. tanino says:

    nje gje qe e keni krijuar vete normal qe nuk ndalet nga ju.

  4. Dekja says:

    Jam dakord me tfgs , ne shumicen e komenteve te tij , ka plotesisht te drejte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje