VIDEO/ Rama i jep tapinë kushëririt të Xhelal Mziut në Kamëz: Kur shihni Saliun, dridheni

16 Dhjetor 2015, 17:24Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pasdite në Kamësz, ku ka shpërndarë disa tapi.

Mes përfituesve ka qenë edhe një kushëri i Xhelal Mziut,  Vesel Murat Mziu.

Atë e ka tërhequr i biri, ndërkohë që Rama ka shkëmbyer disa batuta.

Batutat

Rama: S’po të pyes se çfarë e ke atë mikun tim…por s’po të pyes as se kur e ke bo aplikimin, se do ta ket bo baba…

Djali: Po (qesh).

Rama: Atëherë boji të fala babës

Djali: Të fala paç!

Rama:…dhe thuaji që legalizimin e ke nga Edi Rama!

Djali: Faleminderit!

Ndërkohë, Rama ka shkëmbyer edhe disa batuta të tjera me banorët e Kamzës.

“Në 25 vjet Saliu nuk ju dha asnjë letër legalizimi, por ju kënaqi juve duke më sharë mua.

Ka disa nga ju që dëgjoni dhe shihni vetëm me sytë dhe gojën e Saliut”, tha Rama.

Së shpejti do të keni tension të energjisë elektrike si të gjitha qytetet e tjera dhe nuk do t’iu dridhet poçi në shtëpi siç dridheni ju kur shihni Saliun. Por puna juaj është, nëse ju duket i bukur, lum si ju”, tha Rama.

Hajde, kush do të shkojë në miting nesër, të vijë njëherë të marri lejen e legalizimit, se nuk shkohet në miting pa shtëpi… ju lanë rrugve që ‘tju mbajnë rrugve… ju lanë në rrugë që të vazhdoni të luftoni komunizmin”, vijoi më tej kryeministri me humor.

Rama ka shpërndarë 400 leje legalizimi për qytetarët e Kamzës, duke premtuar para tyre se qeveria nuk do të ndalet me kaq.

“Partia Demokratike ju ka parë dhe ju ka trajtuar si dele vetëm për të përfituar votën tuaj në zgjedhje. Për ata, ju nuk kishit fare rëndësi. Ndërsa ne, që nga dita e parë e qeverisjes ju kemi trajtuar të gjithëve njësoj. Në 8 vite, ata bënë 21 mijë legalizime gjithsej në gjithë Shqipërinë, ndër të cilët thuajse 80% ishin për biznese: bare, kafene, hotele, motele, sepse aty ishte dhe ryshfeti më i madh dhe më pak se 20% për banesat e qytetarëve. Me legalizimet e tyre, ata na kanë krijuar neve kosto të mëdha, që i paguajmë të gjithë bashkë në Shqipëri. Ky është një krim i madh ekonomik dhe një padrejtësi e madhe sociale”, është shprehur ndër të tjera Rama.

Më tej, kryeministri ka theksuar se qeveria ende nuk është e kënaqur me sasinë e lejeve të dhëna gjatë këtyre muajve në pushtet të së majtës.

Në vetëm 18 muaj, qeveria jonë ka dorëzuar 40 mijë leje legalizimi, por nuk jemi aspak të kënaqur me këtë rezultat, sepse nevojat janë për më shumë. Ndërkohë që ne do t’iu japim edhe hipotekën, sepse edhe vajtjen në hipotekë do ta bëjë shteti dhe jo ju. Me këtë sistem, objektivi ynë është që vitin e ardhshëm të legalizojmë 145 mijë shtëpi të tjera. Brenda mandatit tonë duam që të shkojmë brenda kufirit prej 200 mijë legalizimesh dhe për më tepër falas, me shërbimin e shtetit te dera”, përfundoi Rama.


Rama i jap tapine kusheririt te Xhelal Mziut by gazeta-panorama

22 komente në “VIDEO/ Rama i jep tapinë kushëririt të Xhelal Mziut në Kamëz: Kur shihni Saliun, dridheni”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Edi,kur te zgjodhem
    Te dinim Piktor
    Por, vone kuptuam
    Ti je dhe Gaztor.
    ?
    Fut Salen ne burg,
    Fute, boll e zgjate
    Dhe “Po deshe behu
    edhe avukate” ?
    ?
    Fut Zenin ne burg
    Fute,boll e zgjate
    Boll na shite “Balten”
    Per lloj marmallate!
    ?

    1. Endri says:

      Aman o edi beja qejfin Gopit te ngopet dhe ky i ziu se vetem keshtu gezohet, per te tjerat nuk i rruhet.

    2. 5 says:

      marmaLLate ? Te keqen une ty a babam. Te kemi te popullit.

  2. Soni says:

    O Edo, pronaret e ligjshem (apo ish-pronaret sic i quajti me turp Sali Shpellari)ti po i shperblen mire, po i jep Noc Rrokun me kete ligjin e karit. Ndersa zaptuesit e shpellave po i ben pronare, vari karin per ca te votuam ne ty, e si na dole ti…

    1. Mashtrues says:

      Ky ngeli me tapi ne dore, nderkohe kan vjedhur sa jane zhdepur ne jug e ne veri toka bregdeti dhe ja kane faturuar Saliut se ngaqe ishte barbar i merrte me dhune kurse keta ti marrin me te qeshme e me te ngjeshme. Kikoni pak Antenen e kesaj edhe Ps Ka personazhet e saj hahahahaha
      http://tribune.al/2015/12/14/rama-kupton-gabimin/ Ky Tiberiusi thot qe Koçua ju ka marre 45 mije hektar toke ktyre te varfeve nga jugu dhe ja ka faturuar Saliut.

  3. sovjetiku says:

    Ky eshtr bo si ver llapa…ne vakt…

  4. Bushi says:

    Nuk ka asgje te keqe.Ajo qe i takon ta marrin qoft ky i pd,apo i ps.Ky eshte veprim demokratik.Po ta kuptojne te gjithe keshtu nuk do te kemi merira me njeri tjterin.Bindjet politike jane normale,por edhe jetesa ne paqe eshte normale.

  5. Spitali 5 says:

    O Soni! Ky eshte kokrra mutit… Mos u lodh! Ai do me kap kocka nga Bathorja se nuk i ha fare per Tironcit, as per pronaret, as per ata qe i nxorren nga shtepia, as per Tironen. Ky eshte vetem nje plehre

  6. SINANI says:

    O NASTRADIN O GAZTOR I LOQES BEJ NDONJE PUNE E LERI SHAKATE PA KRIPE SE JEMI PA PUNE E PA BUKE O TE QIFTE KINA RACEN E VLLAHUT

  7. kuq e zi says:

    Z . kryeminister
    Une qe kam 20 vjet ne perendim kur lexoj ket artikull djersitem nga turpi
    Kur ketu ku jetoj kete lloj dokumenti ma jep administrata e thjeshte e komunes
    Mos flaka jote ishte flake kashte???
    Ju me tapite me kujtoni berishen me inagurimin e kopshteve
    Nqs nje kryeminister kerkon te beje fushate me tituj pronsie i ka ardhe ora me ik

    1. Toni says:

      Keshtu ndodh ne mbare boten vetem tek ne eshte ndryshe siç duket kryeministri une nuk ka pune tjeter ose po perpiqet ti zgjas ditet pa e kuptuar qe ne kete forme po shkon drejt finishit

  8. Edvini says:

    Sjellje ordineri, sjelle halabaku,pordhe gjasme qytetari qe snobon katundaret . Sjellje e turpshme per nje kryeminister. Kurdo te behen zgjedhjet, te parakohshme apo ne 2017, ky do humbase ne menyre spektakolare.

  9. Shqiptar says:

    Kush ja jep te drejten Kryeministrit te jap pronesine e tjetrit dhe ti bej pronare ata qe i zaptuan pronat pronareve te ligjshem pa pelqimin e ketyre te fundit? Absurditet. Do na qeshin brezat e ardhshem me keto qe po ndodhin ne Shqiperi.

  10. alphade says:

    Nje miku im K.M.qe ka vdekur,nje dite me tha:edhe sikur Saliu t’ma beje pensionin
    1500 euro,perseri voten nuk ia jap kurre.
    Po ky Markshalgjati mendon se duke i dhene
    tapine kushos se Mziut mendon se po ben
    “Drejtesi”,pika qe s’te bie !Ata do te men-
    dojne si miku im ndjese paste.Kurre
    nuk do t’i besh per vete.Mbaje te tujet more
    mavri.!!#

  11. Tunxh, bir says:

    O kuq e zi, na rrofsh pallen or tej, pse aty qeke aaa ne perendim? Po ne ina ne Shqiperi or tej,e jo ne perendim, a nuk e shef ti a ket Shpellarin qe kishim ne pushtet? prap po don me ardh n’pushtet me pushk e me gur or tej, ene pse na majti me rrena ktu e 25 vjet, po ktij cunit tri i tako me i dhan lejet or tej, qi tna mushet menja ne malokve se si o tall me ne ai maloku jone or teeejjj kuq e zi.

  12. une,ti,ai/ajo,ne,ju,ata/ato says:

    Keshtu bente edhe Enveri:minoritaret dhe ata te zonave veriore i mbante mire se u kishte friken,ndersa per popullin qe sakrifikohej thoshte vec llafe per t’u bere qejfin.A di derri nder?

  13. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    Tipari kryesor i fshatareve eshte: Barsaleta dhe raki, kurse ky trapi e beri Shqiperine: Barsaleta dhe VARFERI….

  14. historiani says:

    Kamzallinjte duan edhe diploma te universitet Vitrina ose Kristal ose te pakten te UFOs qe te jene te gatshem per zyra shteti kur salija e shiqerres te jete ne prag parajse..

  15. panta kanta banda says:

    derri don plumb! kurse ed trapi i gjat i jep letra legala!!!!!!!!!!

  16. turi says:

    Boje te fala babess ,ke tapi e ke nga Edi Rama !!! -Po pse nga Edi RAMA DHE JO NGA LIGJI ?!!Pse duhet te marresh kredi personale, per nje nje dokument qe i takon ? Ti Edi Rama nuk ja dhe nga xhepi dhe keto ngjarje nuk duhen te kthehen ne cfaqe komike politike ! largohu nga keto cfaqe se u bere edhe ti si Sali Berisha dhe Enver Hoxha qe perdorin politiken si mjet perfitimi per kredi ! Po ktheheni ne politiken e vjeter , populli nuk duhet te humbas kohe, beini punet shpejt pa buje dhe pa shfaqe te tilla qesharake , jemi ne Europe,Lejani te tjereve te shperndajne dokumenta pronesie, dhe pune me te vyera se keto , rregullo drejtesine, kontribo ne luften kunder korrupsionit, ndihmo te pastrehet, invalidet, bizneset e vogla, krijo projekte investimesh per te punesuar rinine, grate, femrat qe jane papune ! Mba premtimet e 21 janarit behu burre dhe mos u be gaztor estrade me Saliun !

  17. Iliria says:

    Shume ordiner ky Rama, po me zhgenjen shume. Keto jane lloqe kafesh, jo deklarata politike serioze. Sa keq..!!

  18. njona says:

    ky djali kushoja i Z.Mziut ka vepruar shum mir qe e ka permbajt veten hahhaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje