Pak ditë më parë Arabia Saudite njoftoi se ka krijuar një koalicion me ushtri të vendeve islamike për të luftuar ISIS.
Por duket se ky koalicion nuk arriti të mbijetonte asnjë javë.
Që dje kanë nisur krisjet brenda “koalicionit” dhe largimet.
I pari ka qenë Pakistani.
Ministri i Mbrojtjes së Pakistanit deklaroi se vendi i tij nuk është në këtë koalicion, madje nuk ka biseduar me askënd nga Arabia Saudite lidhur me një koalicion të mundshëm.
Edhe ministri i Mbrojtjes së Malajzisë deklaroi pak a shumë të njëjtën gjë.
Ai tha se është marrë një zotim për të dërguar disa forca ushtarake për të luftuar ISIS, por jo një koalicion të mirëfilltë.
Por veç krisjeve brenda koalicionit ka edhe dy dilema të mëdha.
E para, a mundet Arabia Saudite të impenjohet realisht në luftën kundër terrorizmit kur është e akuzuar për financime ndaj xhihadistëve?
E dyta, askush nuk priste që Irani, Iraku dhe Siria të ishin pjesë e këtij koalicioni pasi dihen përplasjet me Arabinë Saudite, por a mund të luftohet ISIS nëse nuk ka një marrëveshje me këto vende?/a.l
Kjo është një nga “lojërat” e zakonëshme “të miqve” tanë amerikanë, për t’ju kundërvënë (sa të munden), rusëve dhe …asgjë tjetër.
Shashka per te larguar dyshimet per financimet qe i ben Arabia ISI.
Tani qe isis u shkermoq, keta qe ebpollen po kerkojne te marrin flamurin e fitores.
Cfare ndyresirash.
Meka vendi i djallit