Ditmir Bushati: Po, jam pinjoll i dy prindërve komunistë. Ndërsa Sali Berisha është relika e komunizmit

17 Dhjetor 2015, 09:50Politika TEMA

I ftuar në “Tonight Ilva Tare”, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i është përgjigjur akuzës së opozitës për ndërhyrje në punësimin e militantëve të Partisë Socialiste në administratën shtetërore.

Tare: A bëhen sot emërime në administratë që dalin nga selia e PS?

Bushati: Jo, jo.

Tare: Ju vetë keni çuar emra për tu punësuar?

Bushati: Jo, rasti më konkret është kabineti im. Kabineti im si çdo kabinet Ministri përbëhet nga njerëz të cilët normalisht vinë dhe ikin me Ministrin, pra konsiderohen emërtesa politike. Dhe kabineti im e reflekton shumë qartë këtë gjë që sapo unë thashë.

Ai i është përgjigjur edhe ish-kryeministrit Berisha për të shkuarën e familjes së tij në raport me komunizmin si dhe ka thënë se gjendja aktuale politike ndikon për keq në imazhin e vendit.

Bushati: Jo, unë nuk i përkas një familje me prejardhje komuniste. Unë jam pinjoll i dy prindërve komunistë, por jo i një familje me prejardhje komuniste. Sepse familja e thashë edhe pak më parë e ka origjinën shumë të hershme, 1478, të paktën me çfarë ne kemi arritur të gjurmojmë. E thashë edhe njëherë tjetër që nëqoftëse unë jam pinjoll i një komunisti, Sali Berisha është relika e komunizmit.

Tare: A ndikon klima aktuale politike, opozita që është në rrugë me protesta?

Bushati: Natyrisht që ndikon, ne kishim një proçes siç ishte reforma territoriale që nuk ishte fare e lidhur me proçesin e integrimit europian dhe nuk ka diskutim që secili prej nesh dëshironte të kishte një debat të shëndetshëm me opozitën, diskutime shteruese dhe në fund të shkohej me një dokument të përbashkët sa i takon reformës territoriale. Nuk ka diskutim që për të gjitha reformat e karakterit shtetndërtues është krejt normale që të ketë një lloj ujdie për mënyrën sesi duhet të zhvillohen këto reforma.

Tare: Dhe ky ndikim deri ku arrin?

Bushati: E di cili është paradoksi në Shqipëri, ju jeni gazetare keni lexuar ndonjë opozitë në botë që thotë do të bllokoj parlamentin se nuk më pëlqen buxheti?

Azilkërkuesit shqiptarë që kanë ikur këtë vit nga Shqipëria, Ministri u ka vënë emërtimin nomadë ekonomik të cilët shfrytëzojnë benefitet ekonomike të vendeve të tjera dhe ikin nga vendet e tyre jo domosdoshmërisht nga varfëria.

Bushati: Këta nuk janë refugjatë, ky quhet nomadizëm ekonomik, këta janë nomadë që për shkaqe të ndryshme, kryesisht të karakterit ekonomik tentojnë të përdorin benefitet që ka sistemi i azilit në Gjermani dhe …se duhet të jemi shumë të vërtetë në këtë rast.

Tare: Nuk qëndron ky argument, se ka qenë Ambasadori gjerman po në Komisionin e Jashtëm që ka thënë se këta që po ikin janë njerëz me të ardhura të mira ekonomike, nuk po ikin nga mjerimi fare siç pretendoni ju.

Bushati: Si nuk qëndron, ishte një fenomen që vjet ka prekur Serbinë, Maqedoninë, Kosovën.

Së fundmi, Ministri Bushati i ka bërë thirrje politikës së Kosovës për të ulur tonet, t’i rikthehen debatit normal dhe ka dënuar çdo akt ekstrem në parlament me gazin lotsjellës dhe jashtë tij me arrestimet e deputetëve të opozitës.

Bushati: Situata në Kosovë natyrisht që nuk është një situatë që ndihmon funksionalitetin e shtetit dhe mbi të gjitha aftësinë e Kosovës për të qenë prezente në disa nga nismat ndërkombëtare më të rëndësishme ku normalisht për shkak të subjektivitetit juridiko-ndërkombëtar të cunguar Kosova nuk ka një aktivitet normal. Do tu bëja thirrje vëllazërisht për uljen e toneve në radhë të parë, për shmangien e ekstremiteteve jo vëtem në retorikë, por dhe në akte.

Tare: Kush ti ulë tonet, qeveria apo opozita?

Bushati: Të gjitha palët dhe kur flas për retorikë apo veprime ekstreme kam parasysh edhe molotovin apo gazin lotësjellës në parlament, edhe gazin lotësjellës ndaj përfaqësuesve legjitimë të Kosovës, sepse asnjë parti politike nuk ka vënë në pikëpyetje rezultatin dhe legjitimitetin e zgjedhjeve, legjitimitetin e këtij koalicioni pavarësisht bien apo nuk bien dakord me mënyrën sesi qeveris ky koalicion.Dhe natyrisht nuk do të preferoja dhe do të isha kundër edhe veprimeve të tjera ekstreme që kanë pasuar situatën ekstreme në parlament, siç kanë qenë burgosjet e deputetëve sepse kjo është një situatë që kapërcehet me më shumë kohezion dhe mirëkuptim politik për sakohë shqetësimi kryesor i palëve janë këto dy marrëveshje për të cilat ne folëm.

9 komente në “Ditmir Bushati: Po, jam pinjoll i dy prindërve komunistë. Ndërsa Sali Berisha është relika e komunizmit”

  1. doku says:

    o djali i sules po ti pergjigju per vete cfare ke qe perzien te tjeret e keni zakon ju komunistet per te larguar vemendjen nga vetja permend dike tjeter

    1. FLAMUR_VLORE says:

      ESHTE DJALE I PRINDERVE KOMUNIST DHE NUK ESHTE SEMUNDJE TE MBESHTESES NJE LLOJI POLITIKE DHE TE JESH I DREJTUAR ME NJE ANE ,TE KESH PRINDER KOMUNIST NUK ESHTE SEMUNDJE NGJITESE APO E TRAZHGUESHME POOOR TE JESH VETE 44 VJETE KOMUNIST E TE VETSHPALLESH DEMOKRATI ME I MADH KY ESHTE FUNDI DHE ARYEJA SPE JEMI KATANDISUR KESHTU NGA SRB

  2. Petro says:

    Pergjigje te turpshme te nje pinjolli pa skrupull.Ne cdo pyetje pergjigjej me Saliun.Para kesaj duhej te kish denuar te jatin si nje herark te diktatures.Vetem nje mendjelehte mund te te flas per origjina familjare qysh me 1300 ten.Mendesi kokoroshi qe i ka bere ambasadat fole familjare dhe te perkedheluri.Njelloj me ata te paret.Nje skorje diktature qe po i nxjerr fundin Shqiperise.Sa keq.Nje demokomunizem qesharak po dhe tragjik njekohesisht.

  3. diplomati says:

    Me dy- tri pergjigje e kupton se ashte zog gomarit!Nuk i perkas nje familjeje me prejardhje komuniste thote se e kena origjinen qysh ne 1478, por prinderit i kam pase komunista! A e shifni thote diplomati, kena prite 500-vjet me u ba komunista, s’jena ba fill qysh ne 1478-en.

  4. robi says:

    Atehere na u hiq sysh o fare e keqe.nuk u ngopet me sistemin tjeter o njerez te babezitur?ik tani ,dhe mos na bej gam gam.

  5. lulja says:

    Ilva Tare ..je thesht nje gazetare e rendomt..mediokre.!!!

  6. Indipende'ti says:

    Per ate origjine qindra vjecore per te cilen mburret sot i biri i Sekretarit te Pard te PPSH,sot PSSH,ka qene per 50 vjet armik i betuar i asaj origjine.Le te mburret per origjinen 50 vjecare leniniste te famuljes dhe jo per origjinen qindra vjecare te pashallareve,bejlereve dhe agallareve,armik i te cileve eshte edhe sot.Ata ishin “ZOTNI“ kurse ky eshte “shok“.

  7. une,ti,ai/ajo,ne,ju,ata/ato says:

    Saliu eshte “KALI I TROJES”,qe shkallmoi endrat e studenteve e popullit per demokracine e enderuar

  8. albano gjashta says:

    Ti je kokra e kurves o kelysh i kuq qe ju shofte fara o plera qe spaskeni fund ju komunistat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje