Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha në “Tonight Ilva Tare” se procesi i hapjes së negociatave duhet të distancohet nga lufta e brendshme politike.
Ministri Bushati tha se konkluzionet e Komisionit Europian kanë vlerësuar administratën si një nga prioritetet. Bushati deklaroi se kyci i reformave mbetet reforma në drejtësi.
Një çështje tjetër me rëndësi ishte ajo e azilkërkuesve, ku sipas Bushati ky është një fenomen jo vetëm shqiptar, por që Shqipëra u prek këtë vit.
Bushati foli edhe për situatën e brendshme në PS, i cili tha se po punohet për një ripërtëritje.
Ilva Tare: A ndikon klima politike për hapjen e negociatave?
Bushati: Kam kërkuar që ky proces të distancohet nga lufta e brendshme politike që një vend mesdhetar dhe ballkanik është normale që të jete e polarizuar dhe me akuza sado boshe qofshin ato.
Ilva Tare: A i ka shpëtuar?
Bushati: Nuk i ka shpëtuar faktikisht, Raporti i KE ishte i qartë pavarësisht se kam dëgjuar përfaqësues të opozitës kundërshti. Konkluzionet janë në mbështetje dhe gjetje të Komisionit Europian
Ilva Tare: Administrata a është e depolitizuar?
Bushati: Vlerësimi për administratën është më i miri në 5 prioritetet. Përqasja në këtë proces është graduale, trendi është pozitiv. Kjo nuk do të thotë që administrata është profesionale, por trajketorja është solide dhe Shqipëria është velerësuar për këtë. Reforma në drejtësi është kyci i reformave. Është e rendësishme që duhet të shkojmë drejt bisedimeve për anëtarësim. Kemi një koncept strategjik dhe një dakordësi politike për tju drejtuar Komisionit të Venecias. Fakti që Presidenti i ka shkruar Komisionit të Venecias dhe komisioni ka kthyer përgjigje …
Kjo që ju po thoni është qëndrim tjetër, është retorika e përditshme. Unë di që opozita, PD i ka dërguar një dokument Komisionit të Venecias dhe kjo mua më bën të mendoj se PD njeh ekspertizën më të lartë të mundshme.
Ilva Tare: Ka një qëndrim PD ku thotë se zëmërimi i protestave do të përfundojë në largimin e qeverisë si Rumania dhe Maqedonia?
Bushati: Ky është një qëndrim i kryetarit të PD, është e pavende paralelizmi me Rumaninë dhe Maqedoninë, është e pavend edhe për shkak të raportit etnik. Por mund t’ju them që në planin institucional ne kemi një kalendar veprimesh dhe të gjithë aktoret politik janë në dijeni. Kjo nënkupton jo thjesht grumbullimin e ekspertizës por edhe korntributi që do vijë nga Komisioni i Venecias.
Bushati: Azilkërkuesit, jo vetëm fenomen shqiptar
Tare: Do flasim pak për numrin e lartë të shqiptarëve që kanë ikur
Bushati: Çfarë do të thotë numri i lartë
Tare: Po i lartë, shumë i lartë
Bushati: Shyqyr që nuk po më thoni , se deri tani kam pyetje që po më thonë se janë zakonisht pyetjet shabllon që bën PD. Çfarë do të thotë numri i lartë?
Tare: Po këto diversione nuk ju kanë as hije zoti Bushati
Bushati: Nuk është diversion është konstatim
Tare: 100 mijë shiqptarë që kanë ikur
Bushati: Nuk është e vërtetë, absolutisht nuk është e vërtetë. Nuk është as gjysma e kësaj që po thoni dhe unë ju sfidoj publikisht me shifa, sepse unë kam shifra.
Tare: A jemi të dytët pas Sirisë?
Bushati: Nga momenti që Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit kaluan të gjitha si vende të origjinës së sigurt fenomeni është reduktuar me 50%. Është ndër të paktët raste që unë mund të rezonoj një nga të paktë pikëpmaje që e ka thënë Aleksandër Vucic. Këta nuk janë refugjatë, ky gjuhet nomadizëm ekonomik, këta janë nomadë që për shkaqe të ndryshme kryesisht të karakterit ekonomik tentojnë të përiftojnë benefitet që ka sistemi i azilit në Gjermani dhe…
Tare: Po nuk qëndron ky argument se ka qenë ambasadori gjerman në Komision dhe ka thënë që këta që kanë ikur janë njerëz me të ardhura të mira
Bushati: Ishte një fenomen që vjet ka prekur Serbinë, Maqedoninë, Kosovën…
Tare: Po nuk kanë qenë të dytë
Bushati: Serbët kanë qenë vjet të dytët, serbët këtë vit janë të tretët dhe ky nuk është një fenomen shqiptar. Fakti që ne kemi një përgjysmim të azilkërkuesve…
Tare: U përmirësua Shqipëria këtë muaj?
Bushati: Kalimi në listën e vendeve me origjinë të sigurt shkurton afatet proceduriale për të shqyrtuar një këresë për azil. Shkurton të gjitha benefitet dhe shkurajon fenomenin. Ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer mes policisë së shtetit dhe policisë gjermane.
Tare: Po sa janë
Bushati: As gjysma e asaj që po thoni ju
Tare: Me cilën periudhë po e masni
Bushati: Për këtë vit se vjet ishte e prekur vetëm Serbia. Jemi besim plotë që deri në fund të vitit ne do të kemi një reduktim, për të shkuar drejt zerimit.
Tare: Kemi edhe 200 mijë që kanë aplikuar për llotarinë amerikane
Bushati: Nuk e di këtë shifër, realisht nuk e di këtë shifër
Bushati: Ka debate në PS për funksionimin sa më mirë të programit qeverisës
Tare: Dje ishit në një takim në Shkodër, media raportoi edhe tensione gjatë takimit. Militantë të ndryshëm që i bënë thirrje Ramës që të kishte ndonjë përfaqësues shkodran atje..
Bushati: Unë kam qenë në sallë dhe nuk e kam dëgjuar, megjithatë meqë media e ka raportuar më thoni cili ishte ky person, cila ishte media që e raportoi dhe cfarë ndodhi..?
Tare: Dmth nuk ka probleme me bazën në Shkodër?
Bushati: Kjo është një cështje tjetër, që a ka debate ne nivele të ndryshme, kjo është nëj cështje tjetër dhe PS nuk mund të konceptohet pa debate. PS nuk është një repart ushtarak, nuk është pronë e një individi dhe kjo është arsye se pse nuk e ka selinë në SHUQP
Tare: Mendokeni ndryshe nga Blushi i cili thotë se është pothuajse një pronë private..
Bushati: Po pikërisht se PS është forca më vitale në Shqipëri edhe zoti Blushi është i lirë të shprehë mendimin e tij, qoftë kjo edhe i kundër me opinionin tim.
Tare: Megjithatë ju thoni që ka probleme në bazë?
Bushati: Ka debatë në bazë, debatë që kanë të bëjnë jetësimin më të mirë të programit të PS. Ka njerëz që kanë pritur që ne të bëinim të njëjtën gjë që bënte Berisha. Të fshinin administratën publike, ka diskutime sesi mund të riorganizohet PS në sfidat e ardhshme elektorale.
Mosbindje civile? Bushati: Gjuha e Berishës nuk shkon në fytyrën e Bashës
Tare: Lidhur me politikën e brendshme dhe ndikimin e saj në politikën e jashtme Z.Bushati doja t’ju pyesja për thirrjen e opozitës për mosbindje civile dhe ndikimin që ka në klimën që krijohet me partnerët tanë ndërkombëtarë.
Bushati: Për shembull?
Tare:Si reagojnë partnerët tanë kur dëgjojnë se në Shqipëri do të ketë mosbindje civile?
Bushati: Në fakt un dëgjova Znj.Vokshi dhe të them të drejtën Albana më kujtoi Vjollca Vokshin e 97-ës. Më kujtoi motrën kur në televizion bënte thirrje për shtypjen me dhunë të protestës që ishte në Jugun e Shqipërisë .
Tare: Si i jepni jehonë diçkaje që nuk është vërtetuar kurrë që ekziston?
Bushati: Jo jo besoj e mbajmë mend të gjithë Vjollca Vokshin, Nuk e di a keni qënë atëherë në tregun mediatik.
Tare: Po e mbaj mend. Atëherë kam qënë dhe nuk mbaj mend të jetë bërë një deklaratë e tillë.
Bushati: E njohim të gjithë prandaj them Këto janë deklarata që nuk i bëjnë mirë as opozitës, natyrisht as imazhit të Shqipërisë , as klimës politike në vend siç mendoj që nuk ia rrisin dot as tonin e zërit me zor Z.Basha sepse shihet shumë qartë, nuk ka nevojë të jesh as specialist i medias as spindoctor për të kuptuar që mes asaj që thotë dhe mendon Z.Basha ka një hendek të madh sa një oqean dhe gjuha e Sali Berishës në fytyrën e Lulzim Bashës nuk shkon.
Bushati: Berisha, presion ambasadorëve
Tare: Duket sikur ka një marrje përsipër, zotërimit të përmbajtjes së reformës në drejtësi nga ambasadorët kryesorë në vend, SHBA, BE, ambasadorit gjerman, mos është tepëruar pak ndëerhyrja e tyre dhe ka bërë që Berisha ta quante gati rol guverantorësh këtë të ambasadorëve?
Bushati: Sa më shumë të maturohet ambienti politik në Shqipëri aq më pak do evidentohet në publik roli i ambasadorëve. Nuk kam komentuar qëndrimet e ambasadorëve të huaj. Në momente kur kam një qëndrim preferoj rrugën e komunikimit zyrtar. Sali Berisha është mësuar për ta bërë këtë gjë. Me të gjithë ambasadorë amerikane ka pasur një qëndrim, mendon se sic i ka bërë presion një pjesë të shoqërisë, mendon se i bën edhe atyre. Ambasadorët janë njerëz të zakonshëm, vijnë shërbëjne, ikin, marrin eksperienca etj.
Tare: Ndërhyrja për zhvillimet politike a është e tejkaluar?
Bushati: Besoj se ka rezonacë nga fakti që ka një nevojë urgjente për të pëmrirësuar në mënyrë radikale sistemin e drejtësisë, forma sesi jepet ky mesazh mbetet për tu konsideruar. Sa më shumë ujdi brenda nesh, atdhetashur për shtetndërtitmin aq më pak evidentohet roli i ambasadorëve.
Tare: Pyetja ime lidhet me kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme..
Bushati: Krejt normale që opozita të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ju e dini. Këto nuk janë protesta për një qeveri teknike, por protesta për të legjimituar një kyetar. Kjo është një debat që ja lë opozitës.
Tare: Në Shkodër u dëgjua që Rama i tha dikujt dilni jashtë?
Bushati: Kjo që po thoni më duket si filmi “Lulukuqe mbi muret”. Ka pasur një diskutim krejt të hapur, krejt të shëndetshëm, asnjë lloj situate tensioni, asgjë tjetër. Thjesht kemi diskutuar si mund të forcohen strukturat e PS. Sesi PS edhe në Shkodër të jetë fituese, sepse është fakt i njohur që nuk jemi të kënaqur.
Ilva Tare…je thjesht nje gazetare e rendomt, e ben intervisten jo sikur je para TV, por si kur je ne ndonje kafene e te pelqen te gricesh si macja me miun me bashkbiseduesin.
Nivel skandaloz…mjer ne per kto gazetar qe kemi, as abc-ne e gazetaris nuk din , pa le te tjerat.
Nuk e mbaj mend Vjollca Vokshin thot qe te ket ber thirrje per shtypjen me dhune te protestes ne Jug, POR , meqe nuk e mban mend ti nuk do te thote se bashkbiseduesi genjen….Je vetem nje gazetare e rendomt me intelekt nen mesataren…