Kush, ju do ta bëni Shqipërinë? Ju ia keni bërë nënën Shqipërisë

17 Dhjetor 2015, 12:41Politika TEMA

Nga Mentor Kikia

Kishin thuajse të njëjtin fjalor deputetët dhe drejtuesit e opozitës, që folën para protestuesve.

Qeveri e korruptuar, tenderave sekserëve dhe klientëve të qeverisë, pazare, varfëri etj etj.

Por më tërhoqi vëmendjen njëri prej tyre, i cili iu drejtua mbështetsve të PD-së dhe përmes kamerave të gjithë shqiptarëve: “Mos u dorëzoni, kini durim, do ta bëjmë Shqipërinë, të gjithë bashkë do ta bëjmë”.

Mu dukën si fjalë të ndonjë aktori filmash, nga ata të rilindjes, Rilindjes së parë dhe të vërtetës, apo Ismail Qemalit.

“Do ta bëjmë Shqipërinë…”- çfarë shprehjeje, e thënë kjo në 2015.

Ky që e tha këtë, Asllan Dogjani, ka qenë deputet i PS-së dhe meqë Rama nuk e futi në listë, e kapi kohën dhe kaloi me vrap tek PD-ja. E u bë më demokrat se ata që e themeluan PD-në.

Nuk iku sepse nuk ishte dakord me mënyrën sesi drejtoi Rama PS-në, as se nuk kishte besim tek Rama. Iku sepse mbeti jashtë. Pas tij edhe Jozefina Topalli tha se ne “do ta bëjmë ndryshe Shqipërinë”.

Këto ligjërata më kujtoi edhe një tjetër deputet, Kokëdhimën nga PS-ja, i cili si babaxhan i vërtetë, e kishte në majë të gjuhës shprehjen: Biri im, do ta bëjmë Shqëipërinë. Dhe e dimë ç’i ka bërë ai gjërave që ka patur në dorë.

Teksa e shikon këtë parlament dhe tërë klasën politike tonën, bindesh për një gjë: Ne nuk kemi as të majtë, as të djathët, as qendër.

Partitë tona nuk kanë asnjë ideologji, nuk përfaqësojnë asnjë shtresë shoqërore. Ato funksionojnë apo krijohen si bashkime interesah, sh.p.k.

Deputetë që janë hedhur sa majtas djathtas, e anasjelltas.

Që kanë qenë të majtë, kanë marrë vota me të djathtën e janë bërë sërish me të majtën, duke shitur votat parlamentare në këmbim të koncensioneve e tenderave dhjetra miliona euroshe.

Ka vetëm një ndryshim.

Kontratat e biznesit ato i quajnë marreveshje politike. Por vetëm politikë nuk ka aty.

Të gjithë sunojnë të rrjepin. Blejnë me para mandatet, e i shesin ato për shumë më shumë para. Dhe ju do ta bëni Shqipërinë?

16 komente në “Kush, ju do ta bëni Shqipërinë? Ju ia keni bërë nënën Shqipërisë”

  1. FLAMUR_VLORE says:

    PD NJE GRUP RRUGASH—PARTI KUKULL ME UDHEHEQES KUKULL DHE ME UDHEHEQES REAL SRB NJERIUN ME TE ZI NE SHQIPERI!!!

    1. andro-meda says:

      Shqiptarët të bëjnë referendum dhe ta heqin qafe këtë parti rrugaçësh e delenxhijsh. PD duhet nxjerrë medoemos e jashtëligjëshme që të përparojë vendi.Kemi sa të duash parti të tjera për opozitë. Kemi LSI që mund ta bëjë opozitën.

  2. dum dum says:

    Shume e drejte kjo eshte gjendja aktuale e politikes ne Shqiperi . NE NUK DIME TE BEJME SHTET , POLITIKANET JANE VETEM HAJDUTE DHE MASHTRUES ,NDERSA POPULLI TEPER I VARFER DHE INJORANT .
    ME KETO TRE PARTI NUK VAZHDOHET ME ,DUHET TE DALIN JASHTE LOJE ,SE SHQIPERINE E MORI LUMI .

  3. xoni says:

    Po ku mer vesht ky popull trushplar se kush e ka shkerdhyer me shume kete vend.
    Secili mbron hajdutin e tij.

  4. liu says:

    ME HAJDUTE DHE VRASES SE KETA NUK KA . NUK E MAR VESH KETE POPULL QE I VETE PAS

  5. Arjan says:

    Je bere gazi i botes po tallet mileti me ty shoku Sali.

  6. perla says:

    deputetet duhet te zgjillen nga elektorati,ku ai banun dhe te jet banor i ati elektorati qe e voton dhe mos te zgjillet nga kryetari partis.

  7. ,Qerosi says:

    Ne fakt Saliu ka 25 vjet qe po e ………ben Shqiperine dhe akoma nuk ka dale nje burre qe tja beje c’i mban libri shtepise.

  8. trapi says:

    NA FELLIQE MER SALE..NA FELLIQE MER KAR..MOR ZUZAR E HAJDUT I SIGURIMSAVE DEMOKRATE…TA KEMI BO MUTIN QYSH NE 91 SE TE BJOHEM MIRE,,,

  9. Lennard says:

    Duhet sa me pare Reforma e Drejtesise dhe vazhdimi nen Monitorim Nderkombetar.Veprimi i pare -Prangosja e te gjithe te korruptuareve dhe konfiskimi i pasurive te tyre te grabitura nga fondet publike dhe rryshfetet e marra.Para Partizane!!!

  10. albaniafirst says:

    Mentor, kete rradhe i ke rene ne koke, jo si ne artikujt e tu te meparshem me tituj dhe konkluzione idjote. Mbase vazhdon keshtu ne te ardhmen.

  11. letra says:

    O kikia drejte e ke problemin por shqiperia do te behet me ata qe rrine aty ne mut,si te thuash mesohesh me mutin dhe vjen ere gjithe kohen.Nje miku yt ,kur doli jashte shtetit per here te pare shkoi ne nje hotel me 5 yje dhe tha: ah qe nuk e shtune sot sepse do te isha lare(i shkreti ishte mesuar tere jeten te lahej te shtunave).Keshtu eshte kjo pune,hajdute dhe mashtrues kane qene dhe do te ngelen.

  12. Salver Edmagari says:

    Ju besoj se e dini qe nenen ia beri enveri Shqiperise, per 40 vjet me radhe, ndaj kane dale keta pushta e kopila te ppsh duke mare ngjyra te ndryshme “politike” per te vijuar tia bejne nenen ketij vendi.

  13. Populli says:

    Kini besim te Rilindja, se do ta c’bejne Shqiperine. Mos votoni me as PS as PD as LSI. Votoni ndonje parti te vogel qe tu lini dobicin ne dere. Vetem kete gje te zgjuar mund te bej ky popull.

  14. ninshi says:

    PO PO DO TA “BEJNE” SI KANE BERE NJE RRUGE NE FSHATIN NINESH TE MALLAKASTRES AS DY KM E GJATE.KEMI PASUR DY GRAQIRE DEPUTETE.KASTRIOTI I ISLAMIT ME FYTYREN SI BYTH E SEMURE DHE PIRON E DANO COBANIT NGA FSHATI I SPIUNVE TE ENVERIT.PER 25 VITE KANE MARRE FONDET BASHKE ME TEKI CALOKUN(BYTH SHTREMBRI).PRA KETA JANE ATA QE DO TI Q… NENEN ATIJ VENDI SI JA KANE Q… PER 25 VITE.

  15. ninshi says:

    PO NUK U SHUA FARA E KOMUNISTEVE SI KAC ISLAMI E PIRO LOQUA NUK RREGULLOHET AI MUT VEND.KUR TE VDESIN KETA SHOHIM E BEJME.NE KETU JEMI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje