Rama: Vetë ndërtoni vila, ndërsa hallexhinjtë i fusni në bunker

17 Dhjetor 2015, 12:36Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e nisi me një parantezë fjalën e tij në Parlament, duke kujtuar të gjitha akuzat e Sali Berishës që prej vitit 1998. Rama tha se e njëjta këngë dëgjohet prej kaq vitesh.

“Prej 25 vjetësh kënga nuk ndryshon, por vetëm personazhi. Më pas dilet në konferencë me personazhin dhe u thuhet kjo ishte loja. Nuk është faji im që shqiptarët e marrin shumë seriozisht politikën. Në fakt, politika është lojë njësoj si ajo e Bunkerit, ajo e Sudes ajo e piramidave financiare dhe ajo universitare. Njësoj si loja e borxheve të fshehura, si ajo e kamatave të energjisë që nuk u falën kurrë”, tha ai.

Kryeministri deklaroi se e njëjta lojë vazhdon edhe ndaj ministrave të përfolur për korrupsion. “E njëjta lojë vazhdon prapë, kënga po ajo, edhe me Saimir Tahirin, Ilir Beqen dhe Damian Gjiknurin dhe me këdo që përpiqet të bëjë një projekt. I njëjti kod i Partisë së Punës në Partinë Demokratike”, shtoi ai.

Më pas, kryeministri tha se do të tërhiqen të gjitha medaljet e dhëna për veteranët, shumë prej të cilëve kanë punuar në regjimin komunist.

“Sa për të ardhur tek medaljet. Jeni shumë vonë, sepse ne e kemi marrë ndërkohë edhe vendimin jo vetëm për të tërhequr të gjitha medaljet që u dhanë me dekretet e Saliut, por edhe për të mos lejuar më që të tjerët pas nesh të marrin të tilla vendime.

Unë kërkoj ndjesë për një faj që nuk e bëmë ne, por besoj se i takonte për shkak të detyrës kryeministrit një ndjesë që duhet ta kishte kërkuar për 25 vite me radhë kryefalsifikatori i këtyre viteve. Dekoruesin e dhunuesit të padër Zefit e Sami Repishtin i futi Sali Berisha në listë, por edhe Aranit Çelën dhe Nexhmije Hoxhën që kanë marrë pension të veçantë nga Sali Berisha”, tha ai.

9 komente në “Rama: Vetë ndërtoni vila, ndërsa hallexhinjtë i fusni në bunker”

  1. FLAMUR_VLORE says:

    TURP PER SHQIPTARE E SHQIPTARE ESHTE E PAMUNDUR DHE ESHTE TURP I MADH QE MERREN ME KOMUNISTIN SALIR SRG AKOMA DHE HARROJNE PUNET E TE TASHMES DHE TE ARDHMES!!! SALI SRB KA MARR PENG VENDIN!!!

    1. Endri says:

      Mos e ke fjalen per vilen tende ne Surrel ?

  2. Agron USA says:

    Do nacmoj edhe nje here problemin e verioreve qe e fryjne vete verioret e parlamentit me qellim per te cuar situaten deri aty ku do Saliu,ne perplasje te madhe mbarepopullore,ashtu sic e kish planifikuar qysh ne 91,ne 97 e 98.Parrullat ne miting jane te porositura me thelbin e paralajmerimit.Po a ka te drejte Rama edhe nese e ka thene ashtu?Une them po.Eshte realitet qe verioret shkuan ne jug,zune plazhe e fusha,ndertesa e lugina vetem e vetem se kishin “mbrojtjen’ e atij qe ishte ne krye si verior.Pra nuk ka ndonje genjeshter deri ketu.Po per ta pare plazhin per here te pare .per nje pjese te mire eshte e vertete,sepse atyre per vete kushtet si jetohej ne epoken e meparshme nuk u binte me pa as qytetin e jo detin.Por problemi acarohet me qellim dhe kuptohet,derisa jane pune Saliu.Por e kam me keta veriore qe bertasin ne mitingje.Ju them me plot bindje qe nuk jane me as veriore e as malesore.Kane humbur cdo vlere qe e ka patur krahina e tyre.Sepse t,i shkosh mbrapa krimineleve,hajduteve e maskarenjve,nuk eshte ne traditat e malesise.Me kanun njerez te tille si Berisha me shoke Perzihen nga fshati e zona dhe izolohen.Pra fajin pse ju ngacmojne e keni vete .Nese ju pelqeu qe moret prona te padrejta,qe nuk paguanit asnje detyrim ndaj shtetit e shoq

  3. Kameleoni says:

    Po titulli i shkrimit, nga doli…???!!! E patë gjëkundi në fjalën e Ramës, sepse unë nuk e pashë…!

  4. mirel says:

    dhe hallexhiu Rama, qe ka hyre ne Bunker per vete.

  5. papuli says:

    Sali Berishes i ka ardh koha o te terhiqet perfundimisht ose ti futet plumbi ,helmi, tritoli a ctu pjelli mendja atyre qe duan ta zhdukin.

    Ai njeri eshte shkaktari kryesor se ku eshte bitisur ky vend.

  6. Tunxh, bir says:

    Turp dhe 1000 here turp, per ata veriore qe akoma i shkojne nga pas nje te cmenduri, ka ardhur koha qe ky popull ta kuptoje, se kjo nuk eshte rruga qe duhet vazhduar. Akoma o popull i veriut duhet tju terheqi per hunde nje i marre?

  7. Populli says:

    Epo kur flet edhe ky byth….ri Rama qe ne 3-vite e ka kthyer ekonomine ne epoken e gurit. Po ik o gje e peshtire se do ta marresh pergjigjen me vote se shpejte. As 15 deputete nuk nxjerr dot me o legen, se te morren vesh njerezit se c’fare haleje je. Ngele me fajin e ka saliu, sepse ti je nje hale e madhe qe nuk ben dot asgje pervec shkaterrimit dhe azilit per Shqiptaret. Nje njeri pa taban, pa familje dhe i pabese nuk mund te rregulloj dot Shqiperine

  8. Donald Lu says:

    Po te veresh deklaratat e Rames dhe te Berishes apo te partive te tyre nxjerr konkluzionin se te dy palet kane te drejte ne akuzat qe i bejne njeri tjetrit.
    Kjo tregon dhe verteton se te dy palet jane hajdute e shkaterues te ketij vendi dhe qe te dy palet duhen qerruar nga Politika bashke me patericen e tyre LSI.
    Ne fillim do te ngrihet gjyqesori i ri i cili do te hapi rrugen per qerrimin e PS,PD,LSi duke i nxjerre ato jashte ligjit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje