Nishani nuk do ta dekretojë kandidaten e Bushatit për në OSBE

17 Dhjetor 2015, 10:04Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nuk do ta dekretojë kandidaten për ambasadore në OSBE, Ravesa Lleshi, vajza e Ismail Lleshit, ish-ministër i Mbrojtjes në qeverisjen e mëparshme të PS-së, si dhe mbesa e Haxhi Lleshit.

Zonja Lleshi aktualisht mban postin e këshilltares së ministrit Bushati.

Ajo nuk vjen nga radhët e diplomatëve të karrierës dhe për këtë arsye pritet të refuzohet nga Presidenti.

 “Presidenti nuk do ta dekretojë kandidaturën për ambasador në OSBE, pasi nuk përmbush standardin profesional për të qenë në nivelin e ambasadorit”, bënë të ditur burime pranë Presidencës, raporton Dita.

3 komente në “Nishani nuk do ta dekretojë kandidaten e Bushatit për në OSBE”

  1. Marjan Pjetraj says:

    Kam bindjen se ky gjoja presidinti qe kemi po ta vendosin tani qe te kandidoje per kryetare komune ne gjdo komune ne Shqiperi, e ka te humbur pa filluar votimi dhe ne shqipetaret kemi fatin e zi qe nga dora e ketij idjoti, te vendose firmen per per perfaqesimin ne nivele te ndryshme te ambasadoreve tane, Ah moj Shqipni qfare te ka bere aj SALE I Zi.

  2. nn says:

    Po pse, Z. Nishani i permbush vete standartet profesionale per te qene president?

  3. Petro says:

    Ata guzhinjer, kesi gjellesh dine te gatuajne.C te presim!…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje