Qyteti siberian i Barnaul në Kazakistan ka ndërmarrë një nismë shumë të veçantë si pasojë e humbjes së durimit nga qytetarët për shkak të korrupsionit të lartë që ka kapluar qytetin.
Ata kanë hapur një sondazh në rrjet për të zgjedhur kandidatin për kryebashkiak.
Dhe kandidati i zgjedhur nga shumica dërrmuese ka qenë një maçok i quajtur Barsik.
Plot 700 mijë persona kanë zgjedhur atë për kryebashkiak.
Nëse do të ishte ditë zgjedhjesh Barsik do të ishte zgjedhur kryebashkiaku i ri i qytetit.