Skandali seksual i Trupave të Paqes në Shqipëri/ Flet Bonnie Scott, e cila u përjashtua pas denoncimit

17 Dhjetor 2015, 13:24Politika TEMA

Bonnie Scott beson se e humbi vendin e punës për shkak se denoncoi ngacmimin seksual të ish-drejtorit të përgjithshëm për Shqipërinë te selia në Uashington.

Nga Fatjona Mejdini, BIRN

Kur Bonnie Scott la Siatëllin për Shqipërinë në mars 2014 për t’iu bashkuar Trupave e Paqes si një vullnetare, ajo nuk e imagjinonte kurrë kthesën që do të merrte rruga e saj në vend.

Në Siatëll, ajo kishte shitur shtëpinë dhe makinën, si dhe kishte hequr dorë nga një punë e mirë dhe u nis për një jetë të re në një vend për të cilin nuk dinte shumë.

“Aplikova për Trupat e Paqes për të parë nëse aftësitë e mia mund të përdoreshin ndokund. Fillimisht do të shkoja në Ukrainë, por [veprimet në Ukrainë nga presidenti rus Vladimir] Putin e ndryshuan këtë, ndaj ata thanë se mund të nisesha për shtatë ditë në Shqipëri,” kujtoi ajo.

“Ia ktheva: ‘Çfarë, Shqipëri? Në rregull, nuk ka rëndësi,’” tha ajo për BIRN në një intervistë në një bar në Tiranë.

Pogradeci, një qytet buzë liqenit në Shqipërinë lindore, ishte baza e saj e parë. Ajo filloi punën atje si një vullnetare, si fillim për bashkinë mbi turizmin dhe ekoturizmin dhe më pas për programin Vajzat që Drejtojnë Botën, GLOW, që synon të stërvisë gjimnazistet të bëhen liderë.

Pas eksperiencës së punës me vajzat vendase, që ajo e konsideroi shumë të suksesshme, ajo e la Pogradecin për Tiranën.

Gjashtë muaj pasi jetoi dhe punoi në Tiranë si një vullnetare, ajo pati një takim që ia ktheu përmbys eksperiencën në Trupat e Paqes.

Në gusht 2015, një shqiptar e kontaktoi atë dhe i tha një histori shqetësuese të ngjarjeve që dyshohet se kanë ndodhur te Trupat e Paqes në verën e vitit 2013 në Tiranë.

“Më thanë se drejtori i përgjithshëm i Trupave të Paqes sulmoi dy gra shqiptare… dhe më pyetën nëse kishte ndonjë mënyrë për ta ndaluar këtë gjë që të mos përsëritej,” kujton ajo.

Menjëherë pasi mori këtë informacion, ajo e raportoi të zyra e Trupave të Paqes në Tiranë.

“Personi me të cilin kontaktova bëri një telefonatë për çështjen te selia e Trupave të Paqes në Uashington,” kujton ajo.

“Ata reaguan dhe kryen një investigim për çështjen brenda dy javëve. Hetuesit e morën seriozisht dhe erdhën në Shqipëri rreth 29 gushtit për investigime të mëtejshme,” shton ajo.

Më 3 shtator, drejtori i përgjithshëm për Shqipërinë çoi një letër dorëheqjeje te stafi shqiptar i Trupave të Paqes, duke thënë se po largohej nga vendi për arsye personale.

“Pasi e pashë letrën e tij, i thashë të gjithëve se e dija arsyen e vërtetë pas dorëheqjes së tij,” tha Scott.

“E bëra këtë se nuk doja që ai të largohej dhe të gjente një punë gjetkë. Ai ende ngjante si një menaxher i mirë në letra,” shpjegoi ajo.

Scott thotë se akuzat për sulm janë regjistruar në raportin e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm, OIG, të Trupave të Paqes në Kongresin amerikan.

Një raport prej 40 faqesh shkruan: “OIG mori një pretendim se një drejtor i përgjithshëm i një vendi ngacmoi me duar një vendase ndërsa ishte i dehur”.

Pas hetimit, drejtori dha dorëheqjen. Viktima refuzoi të ndiqte penalisht çështjen.

Përjashtuar nga Trupat e Paqes:

Pa kaluar shumë nga largimi i drejtorit, Scott thotë se problemet e saj me Trupat e Paqes nisën.

“Drejtori i ri, Cale Wagner, menjëherë më shënjestroi në lidhje me raportin kundër ish-drejtorit,” tha ajo.

“Në fund, ai më hoqi nga Trupat e Paqes më 13 shtator, duke pretenduar se kisha dështuar në plotësimin e një kërkese të saktë largimi për të marrë pjesë në një konferencë në Durrës,” shtoi ajo.

Arsyeja zyrtare për largimin e saj ishte se nuk ia doli të dërgojë një kërkesë lejeje për të marrë pjesë në një konferencë të Trupave të Paqes në portin e Durrësit më 7-9 shtator.

Scott thotë se ajo i dërgoi supervizorit të saj më 7 gusht një kërkesë për të marrë pjesë në konferencën në Durrës, por ‘bashkëngjiti dokumentin e gabuar në të”.

“Supervizori im nuk tha asgjë, ndaj mendova se nuk kishte pasaktësi në të,” tha ajo.

Ajo beson se arsyeja e largimit të saj është e dyshimtë. “Nuk ka ndodhur kurrë më parë që dikush të largohet nga Trupat e Paqes për dokumentacion,” tha ajo.

“Një grua tjetër në të njëjtën konferencë nuk kishte plotësuar asnjë dokumentacion dhe mori vetëm një vërejtje me shkrim”.

“Pati edhe një grua tjetër në konferencë që e plotësoi formularin gabim por ata nuk e vunë re. U kapën vetëm me mua,” vazhdoi ajo.

Nga 7 deri më 13 shtator, ajo pati shkëmbime të shumta me drejtorin e zyrës, biseda të tensionuara dhe të zemëruara.

Pas kësaj, më 13 shtator ajo e gjeti veten jashtë Trupave të Paqes, pa pasaportë shërbimi dhe me llogarinë bankare të mbyllur.

“Qava shumë, ishte vërtetë e trishtuar,” tha ajo.

“Hoqa dorë prej gjithçkaje që të vija dhe të bëja këtë. Raportova një krim dhe më trajtuan si një kriminele. Por unë nuk kreva një krim,” shtoi ajo.

Ajo nuk është larguar pa luftuar.

“Dërgova një ankesë bilbilfryrësi dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm tha ‘ne e marrim seriozisht këtë ankesë’ dhe më thanë se do ta zhvendosnin çështjen te Zyra për Diversitet të të Drejtave të Njeriut,” kujton ajo.

Ndërkohë BIRN kontaktoi drejtorin aktual të Trupave të Paqes në Shqipëri, Cale Wagner dhe pyeti nëse largimi i Scott kishte ndonjë lidhje me raportimin nga ana e saj e keqbërjes së ish-drejtorit.

“Trupat e Paqes i marrin të gjitha pretendimet e shkeljeve shumë seriozisht. Sipas ligjit amerikan dhe politikës së Trupave të Paqes, hakmarrja ndaj bilbilfryrësve është e ndaluar rreptësisht,” shkruhej në përgjigjen nga shërbimi i shtypit të Trupave të Paqes në Shqipëri.

“Stafi dhe vullnetarët largohen nga Trupat e Paqes për arsye të ndryshme dhe për shkak të arsyeve ligjore dhe të rregullave, përfshirë detyrimin për t’ju bindur ligjeve amerikane, përfshirë Aktin e Privatësisë, nuk mund të komentojmë për çeshtje të veçanta,” shtohej në përgjigje.

Scott është ende në Shqipëri, duke punuar si vullnetare për projektin GLOË në Tiranë dhe merr kënaqësi në dhënien e ndihmës për rritjen e aftësive të lidershipit te vajzat.

Ajo gjithashtu punon me një tjetër OJQ, Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror, PPNEA, në Shqipëri, që bën fushatë për ruajtjen e rrëqebullit të Ballkanit nga zhdukja.

Ajo është e bindur se ka bërë gjënë e duhur dhe nuk pendohet as për zbulimin dhe as për vendimin për të qëndruar në Shqipëri. “Nëse do të më duhej ta bëja nga e para, do ta bëja sërish,” tha ajo.

9 komente në “Skandali seksual i Trupave të Paqes në Shqipëri/ Flet Bonnie Scott, e cila u përjashtua pas denoncimit”

  1. mirel says:

    bilbilfryresi?
    Jeni mire ju te temes, apo ju kane zene me duar te gjithe

    1. hajdari says:

      Edhe ne kemi fjalen tone te bukur shqipe bibileshfryres…

  2. era says:

    Bravo! Jane te rralle ata qe bejne veprime dinjitoze.

  3. fiqiri says:

    C’eshte more ky “bilbilfryresi.Kur perkthehet dicka ne shqip,fjales ne gjuhe te huaj i gjendet nje fjale e pershtateshme ne shqip,ndaj dhe zakonisht perdoret termi “shqiperim” ne vend te ati “perkthim”. Ne shkrimin origjinal ne anglisht duhet te kete qene “Whistleblower” qe ne shqip vertete perkthehet bilbilfryres, por s,do te thote se behet fjale per dike qe i fryn bilbilit. Whistelblower ne anglisht quhet dikush qe nxjerr ne drite dicka te mbajtur sekret ose dikush qe informon kunder dikujt tjeter.Nuk di nje fjale analoge ne shqip per te quajtur dike qe e ben punen e Whistelblower-it.Epitete te tilla si rraportuesi,paditesi, hafija, spiuni,urithi, jane perdorur gjeresisht vecanerisht gjate sistemit te kaluar, kur dhe pergjithesisht veprime te tilla konsideroheshin jo ne perputhje me kodin moral te shoqerise, kuptohet jo asaj zyrtare.Per fjalen Whistelblower ka shume sinonime ne anglisht, disa prej te cilave mund te jene po aq cinike e denigruese sikurse termat ne shqip te permendura me siper.
    Ne rastin e zonjes Bonnie Scott, e cila ka raportuar ne linjen perkatese nje informaciom te mbajtur te mfshefte lidhur me nje akt kriminal te kryer nga ish drejtori per Shqiperine i Korpusit te Paqes, termi Wistelblower, mund te perkthehej ne shqip me fjalen “informuesja”, “raportuesja” ose nje fjale tjeter me e gjendur dhe natyrisht dinjitoze po aq sa dhe veprimi qe ajo realisht ka kryer.Nuk eshte me vend te perdoret fjala “Bilbilfryres”

      1. plaku dhe deti says:

        sinjalizuesi duhet te jete shqiperimi.Ai qe ben prezent nje problem. Arbitrit i thoshin gjyqtar i ndeshjes dhe guardalinee quheshin gjyqtare anesore.

    1. edhe per sot qeverine do ta rrezojme neser...... says:

      hafije, kalec, fuks, 80-leksh, dhjaks

  4. Arber Arjan 100% says:

    Nese kane mbetur ende burra ne kete vend, duhet qe ta marrin drejtesine ne dore, dhe ta gjejne kete bir kurve, qe guxon dhe vjen ne token e Shqiptareve, dhe ngacmoka dhe doka te perfitoka seksualisht nga femrat Shqiptare, dhe ne emer te Trupave te Paqes…

    Ky bir kurve duhet gjetur, dhe duhet rrej i gjaLLE.

    Fati i Shqiperise duhet marre ne dore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje