Luan Rama: Nuk e quaj veten rilindas. Rilindja nuk kishte burgun si instrument, por dijen dhe ndriçimin

18 Dhjetor 2015, 09:26Politika TEMA

Deputeti i LSI-së, Luan Rama, është kundër burgut si instrument.

Ai thotë se nuk e sheh veten si pjesë të Rilindjes së kryeministrit Rama, pasi ajo kishte si instrument dijen dhe ndriçimin, jo burgun.

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal kanë qënë në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e Republikës

Nuk e quaj veten rilindas. Respektoj atë periudhë të historisë së njihet si rilindje. Mbetet e ndritur dhe referencë ndaj së cilës dua të tregoj të njëjtin respekt dhe vlerësim që kam pasur.

Ka çështje që kemi qasje të ndryshme/

Ka një problem që dua të them, një referen që s’ka Rilindja: S’kishte burgun, por iluminimin, dritën, dijen.

Rast i paprecendet që në 2 vjet e gjysmë ka ardhur kodi penal, ka ardhur gati 20 herë.

Unë kam kontenstuar, kam votuar kundër, se kam konsideruar dhe konsideroj në thelb deformimin e proporcianlitetin. Kjo do të thotë që personi dënohet me fajin dhe dëmin dhe kalimin në ekstrem për të dënuar me burg cilindo që nuk paguan një fature dritash.

Për një mijë arsye ne e kemi konsideruar pa vend dhe të tepërt. Kemi ndikuar, janë zbutur qendrimet, varianti që ka kaluar në Kuvend nuk është i njëjtë”, ka thënë Rama në emisionin “Të paekspozuarit”.

21 komente në “Luan Rama: Nuk e quaj veten rilindas. Rilindja nuk kishte burgun si instrument, por dijen dhe ndriçimin”

  1. B says:

    Ç do te thote iluminim ?!

    1. Iliria says:

      B

      sa “i prapambetur” qe je, po si more nuk din gjuhen shqipe, “iluminim” do te thote “ndriçim”, po ndriçim eshte italisht, iluminim shqip. Mesoni bre gjuhen italishte.. dmth, shqipe doje te thoja.. :/

  2. spiro janaqi says:

    Z. Luan e ke gabim.Kush nuk ka te paguaj le tja fusi gjumit qe sa eret.Por une kam pare nje komshi qe nuk paguante dhe linte 5 drita ndezur jashte shtepise gjate gjithe nates.

    1. Bushi says:

      Me keto qe shkruan Luan Rama,qe nuk eshte me rilindjen,jane sinjale se LSI-ja me ILIR METEN,po largohe nga kualicioni ps-Lsi.Ilir Meta po shkon drejte Sali Berishes.Nuk ka me shprese.Tradhetine e ka metode pune Meta,ashtu siç ka edhe idhulli tij Berisha,mashtrimin.Mjer ky popull.Gezoi populli qe shporri Berishen ne 2013-ten,por jemi pafat,Berisha te blen me para.Po erdhi edhe njeher Saliu me pd-ke ne pushtet,shqiperia do boshatiset,do ikin nga syte kembet,se ai do hakmerret barbarisht,do ti fusi ne burg.Te parin qe do fusin ne burg,eshte Edi Rama,kundershtari i tij kryesor.Berisha thot:”Ah sikur te behem edhe njehere nuse,pa di une si nuseroi”

      1. Altin says:

        Shqiperia po boshatiset nderkohe. Dhe po boshatiset prej Rames. Boll volle vrer

  3. ILIRIA says:

    Ah mor RILINDAS drita e diellit dhe dija eshte per ata qe vjedhin BANKA, KONCESIONE, DREJTESINE, PASURIN KOMBETARE, ILACET qe VRASIN NE GERDEC ose NE BULEVARD ndersa per popullin fukara ka ngelur BURGU per faturen e dritave ose te ujit dhe per bisnesin e vogel per kupona tatimore me vlera deri ne 100 mij leke kurse per faturat per 1 milion euro e larte behesh deputet, kryebashkiak, gjykates ose krye gjykates, kryeprokuror, minister ose drejtor digasteri sepse jane te amnistuara nga BABALLARET E KOMBIT qe shtrengojne ligjet per te dobetit dhe popullin dhe falin kriminelat dhe perfituesit e korupsionit.

  4. SUL KORRIKU says:

    Ore koke e madhe ky Luan Rama !

  5. shaban says:

    Nuk ma mer mendja qe mund te kete ligj qe te fut ne burg sepse nuk paguan korentin por edhe po te kete eshte gabim.Ne rast se dikush nuk paguan energjine sepse nuk do ti nderpritet energjia dhe shume mire leket mund ti meren atje ku punon ,ne rast se eshte i pa pune ose dhe me ndihme sociale mund te mendohet per nje ndihme plus per pagesen e energjise sepse ndihma qe marrin eshte shume e vogel qe nuk mbulon as minimumin jetik.

  6. temujin says:

    Mos e miratoni rritjen e padrejte te kontributeve te profesioneve te lira qe te keni dije dhe ndricim

  7. Marga says:

    Kush vjedh,patjeter do te shkoj ne burg,nuk ka rendesi se cfare ka vjedhur.
    Ti, shoku Luan mos u hiq me katolik se Papa.
    Ti, dhe partia jote mos stimuloni njerezit per te mos zbatuar ligjin.
    Te fala Bleones!

  8. armand shkerdhaku says:

    po bleona qerreti cmendim ka per ty? je apo nuk je rilindas

  9. lala says:

    doli me ne fund dhe profesori i ketyre puneve

  10. dystabani says:

    Shtoje dhe seksin atyre te dyjave qe te jesh i plotsuar o Luan.

  11. E po kjo pune! says:

    kija inatin, jepi hakun, kur nuk futet ne biruce ai qe vjedh buxhetin, rrugen e Kombit, vret ne Gerdec dhe bulevard, shet detin (!!!!!!!!!!!!), vjedh me bllok etj, nuk duhet ti vije rradha fare atij qe vjedh korrentin. Thjesht nje gjobe dhe mjafton. Nderkohe si LSI mos na beni moralistin se na hapni barkun… se ju zgjepsat e mbajtet me serum Salen 4 vjet dhe i quanit gazetaret qe denonconin aferen e detit me greket sharlatane (!!!!!), nuk harrohen ca gjera. Sigurisht qe rilindja iku e vate sa kohe Rama e qelbi dhe beri aleance me ju.

  12. pro.... says:

    -Celebrimin e keni keshtu..qe edhe shkelqimin apo renien i keni te perbashket.Komentet tuaja quhen tradheti bashkeshortore.

  13. filipi says:

    Ideologjia dhe politika e Luan Rames perkon me ate te Sali Berishes, por me i moderuar se dhe eshte me i ri. Saliu thosh kuksianeve mos paguani dhe votoni mu, ndersa ky thote ai qe vjedh qofte edhe energji elketrike nuk duhet burgosur, se do vota per 2017.Nuk paguan kukesianet dhe kur e pane se shtetit po ndertohej u nriten e iken fare jashte kufijeve, jo vetem kuksianet, por dhe vlonjate. Dhe keshtu shqiptaret do ta hane me te trashe po e besuan me. Shqiptaret marrin ndonje lemosh tani nga Iliri dhe harrojne jeten e femijeve te tyre e te niperve qe do zvarriten si krimba nga mungesa e shtetit ligjor. Kesaj jete i thone hiq e mos e keput dhe kesaj politike i thone driteshkurter qe eshte per interesa te çastit te tyre.

  14. çuka-p says:

    Nuk e kam kuptuare kurre kete njeri.Per mua eshte disi i kamufluare si rrjdhoje e pa aftesise,por kjo qe thote ky nuk ka te beje me rilindjen dhe burgun dhe ky i zgjuari qenka per tjeter rruge.More Luan perse ti e analizon keshtu po perse nuk i thua se dua anarrshi dhe jo shtet se nuk me intereson.Ne burg futen te gjithe edhe ai qe vjedh energji edhe ai qe vjedh nje cope proshute ne supermaket,per te mos e egzagjruare ne burg shkon edhe ai qe i fut doren ne xhep tjetrit pamvarsishte se nuk arrin ti vjedhe diçka.
    Ti mor derbeden ke nevoje te lexoshe shume por sidomos ç eshte shteti dhe çfar eshte ligji po ta them ne vija te trasha se nuk mund te zbras timen dhe te mbush tenden se ty nuk ka perendi qe ta mbush mendjen per te verteten se ti zbaton porosine e ustait tend pak me te moshuare.Ta shohim ku do te dilni.

  15. Gopixham says:

    Me imoral se ty nuk ka pyet bleonen per kete, ndersa me medioker politikan vetem ti je , bile nard noka eshte me larte se ty si politikan, ciao profesor i brimes

  16. FLAMUR_VLORE says:

    NUK KA SHTET NE EUROPE APO BOTE TE ZHVILLUAR KU POPULLIN E KA RRUMPALLE QE SPAGUAN TAKSAT ,KUNDESHTON LIGJIN DUKE E THYER ATE DHE BEHET ME I FORTE SE SHTETI DHE ME I BARABART SE DISA TE TJERE KU ME PARA FITON DISA PRIVILEGJE QE TE DREJTAT E NJERIUT ,THELBI I DEMOKRACISE I KA DHENE NJESOJE TE GJITHE QYTETAREVE APO FSHATAREVE!!!

  17. petrit Zela says:

    Burgu eshte I domosdoshem,per te pastruar shoqerine nga kriminelet,te korruptuarit dhe hajdutet, ku pjesa derrmuese e shqiptareve,te ndershem te vazhdojn rrugetimin parallel me zbatimin e ligjeve,qe burojn nga themelet e fuqishme te demokracise se vertete..

  18. LORA says:

    Vendosja e autoritetit te ligjit dhe seriozitetit te shtetit eshte sot sipermarrja me e madhe,per interest afatgjata te Popullit Shqiptar,,,,gje te cilen e kupton dhe e mbeshtet cdo qytetar korrekt me ligjin .Ky proces,qe nuk duhet te kete te ndalur eshte Rilindje per shtetin dinjitoz (te fundosur edhe me kontributet rrugace dhe hajvane te luan rames me shoket e tij) qe aspirojme ne shumice
    Nese ketij mediokrit ,luan rama,nuk i hyn kjo ne mendjen e tij te cunget,,,,ky eshte vetem problemi i tij dhe forces se tij dhe pazareve te tyre te flliqta.
    Ndjese qe ne 1991-shin kam votuar kete koktul qelbesire,,,,,qe guxon te anatemoje rilindasit e kohes tone,ne Shqiperine tone hallemadhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje