E dashura angleze e Lef Nosit ishte oficerja e S.O.E. britanike dhe e ‘Inteligjent Service SIS’

17 Dhjetor 2015, 20:14Politika TEMA
E dashura angleze e Lef Nosit ishte oficerja e S.O.E. britanike dhe e

Firmosur M.M.H, një prej letrave shumë të rralla të firmosura me emrin e saj të vërtetë dhe jo me numrin e koduar, oficerja e S.O.E. britanike dhe e ‘Inteligjent Service SIS’, Margaret Masson Hasluck krijoi një furtunë të vërtetë në zyrën e S.O.E në Kajro.

Auron Tare

Kjo letër e saj personale, botuar sot për herë të parë, e cila me sa duket është interceptuar nga kolegët e S.O.E., është ndoshta një prej letrave të rralla kaq emocionale të shkruara në radhët e Zbulimit Britanik të asaj kohe. Si e tillë, nuk kishte si të mos krijonte një debat mjaft të madh midis oficerëve të Zyrës për Ballkanin mbi qëndrimin që ata duhet të mbanin ndaj agjentëve në terren. Letra në fjalë, e dënuar në përgjithësi nga të gjithë oficerët e S.O.E. si një letër mjaft emocionale, por që në esencë dënonte veprimet e anglezeve ndaj Shqipërisë, krijoi një problem të madh edhe për vetë autoren. Një mori dokumentesh përpiqen të shpjegojnë këtë shpërthim emocional të një anëtare të S.O.E. kundër politikës së kësaj organizate dhe në veçanti kundër Anglisë për qëndrimin që ato mbanin në raportet me Shqipërinë.

Ishte e paimagjinueshme për oficerët britanikë që një koleg i tyre, me gjithë kualifikimet e padiskutueshme mbi çështjen shqiptare, të shprehej në këtë mënyrë dhe me tone mjaft përulëse ndaj një agjenti, i cili në fund të fundit kishte pranuar të shërbente vullnetarisht për ta. Me sa duket, askush nuk mund ta kuptonte që Margaret Hasluck ishte një njohëse shumë e hollë e psikologjisë ballkanike, por dhe një njeri që e donte vendin ku kishte jetuar për plot 16 vjet.

Studiuesja britanike, Margaret Masson Hasluck është një nga figurat më interesante të asaj plejade britanikësh ekscentrikë që udhëtuan dhe shkruan për Shqipërinë. E njohur shumë pak ose aspak në vendin e adoptuar, ajo ka kontribuar shumë në çështjet shqiptare duke lënë një trashëgimi të madhe shkrimesh dhe studimesh për antropologjinë, etimologji dhe folklorin shqiptar, deri me sot shumë pak të botuar. Margaret Hasluck kishte studiuar në Akademinë Elgin si dhe Universitetin e Aberdeen dhe Kembrixh duke qenë një prej grave të para në Britani që kalonin dyert e këtyre universiteteve prestigjioze. Gjatë një udhëtimi studimi në Anatoli me 1911, kishte takuar arkeologun anglez, Frederick Hasluck i cili ishte një nga studiuesit e rëndësishëm të Shkollës Britanike në Athinë. Frederick Hasluck dhe Margaret martohen më 1912 dhe vendosen në Athinë.

Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, çifti Hasluck, përveç studimeve arkeologjike dhe antropologjike për Ballkanin, të cilat i kishin vendosur ata në një nivel të lartë profesional midis botës akademike, kishin punuar për Shërbimin Inteligjent Britanik, duke qenë një nga pikat e ndërlidhjes dhe informacionit që kishin britanikët në Greqi. Nuk dihet se kush nga çifti Hasluck ka qenë personi i cili ka pasur kontakte i pari me Shërbimin Anglez. Dokumentacioni i zbuluar në arkivat britanike konfirmon se çifti Hasluck kishte shërbyer gjatë gjithë periudhës së Luftës së Parë Botërore për shërbimet e inteligjencës britanike. Nga këto dokumente, në mënyrë të tërthortë del se lidhjet e znj. Hasluck me Shërbimin Inteligjent Britanik kanë qenë të afërta edhe pas periudhës së Luftës së Parë.

Pas vdekjes së të shoqit, më 1920, znj. Hasluck ju dedikua përfundimisht punës së saj në çështjet e etnografisë dhe ato kulturore të Ballkanit, duke ndërmarrë udhëtime të shumta në Maqedoni, Greqinë e Veriut dhe në veçanti në Shqipëri. Në vitin 1923 ajo vendoset në Shqipëri dhe udhëton gati në të gjithë vendin për të mbledhur përralla, fabula, histori të vjetra apo botanik. Vendoset përfundimisht në Elbasan, ku edhe blen një shtëpi të vogël, e cila akoma edhe sot qëndron në këmbë shumë pranë mureve të Kalasë së Elbasanit. Është paksa e vështirë për të vërtetuar rolin e saj të vërtetë për gati 16 vjetët që ajo kaloi në Shqipëri, por duhet thënë se ka pasur njohje dhe kontakte jo vetëm me njerëzit e thjeshtë, por gati me të gjithë elitën e asaj kohe në Shqipëri. Puna në drejtim të etnografisë, numizmatikës apo çështjeve të tjera shqiptare që ajo bëri me përkushtim për të gjithë kohën që ishte në Shqipëri, e vendosin atë në radhët e pionierëve të çështjeve albanologjike. Gjithsesi, kontaktet e saj në të kaluarën me Shërbimin Inteligjent Britanik nuk kishin se si të mos lindnin dyshimet se puna e saj nuk ishte vetëm etnografia. Është e vështirë të provohet me dokumentacionin që deri më tani është në dispozicion, nëse Hasluck ishte agjente aktive me mision në Shqipëri apo jo, por nëse marrim parasysh se Zyra Sekrete e Mbretit Zog e kishte në vëzhgim të vazhdueshëm si dhe Shërbimet Inteligjente Italiane e kishin në listat e tyre primare si një agjente aktive, atëherë mund të supozojmë se znj. Hasluck është personi për të cilën referohet në dokumentin HS7/150 të arkivit britanik se, “kontakti kryesor i SIS në Shqipëri është një grua”.

Duhet theksuar se një numër të rinjsh që kishin fituar bursën e studimit në ‘Robert Colege’ të Stambollit vinin nga rekomandimet e saj. Është interesant fakti se një pjesë e këtyre ish-studentëve punuan me të më vonë në Stamboll, në zyrën e S.O.E., por edhe në radhët e Nacional-Çlirimtares, fakt ky që të bën të besosh se Margaret Hasluck ka qenë një zbuluese talentesh për punë të mëvonshme në favor të Shërbimit Britanik.

Megjithatë, nëse do t’i referoheshim letrës së saj të 20 gushtit 1942 botuar sot, ku ajo pranon se, “unë jam një njeri shumë i besuar” në radhët e Shërbimit Britanik, të jep të kuptosh se ky besim ishte krijuar nga një marrëdhënie e gjatë që ajo ka pasur me këtë Shërbim përpara luftës.

Margaret Hasluck ishte mike e ngushtë e një personazhi mjaft ekscentrik që banonte në Elbasan. Deputetit dhe filatelistit më të njohur në Shqipëri, Lef Nosi nëpërmjet të cilit ajo kishte lidhje me gati të gjithë politikanët e asaj kohe në Shqipëri.

Njohëse e thellë e karakterit të Shqipërisë, Hasluck e kishte të vështirë të kuptonte se të rinjtë që tashmë ishin kthyer në faktorin kryesor politik në vend, nuk kontrolloheshin nga klasa e vjetër politike dhe për këtë arsye ajo bëri një mori gabimesh në analizën e saj politike për ngjarjen ne vend.

Gjithsesi, nëse do t’i referoheshim përsëri letrës së botuar sot, që mban firmën e saj, përtej emocioneve që shprehen në letër mund të kuptojmë disa detaje mjaft interesante. Detaji kryesor dhe me mjaft rëndësi është fakti që Margaret Hasluck mendonte se politika angleze në këtë periudhë nuk ishte në favor të Shqipërisë dhe shumë pak ishte bërë për të ndihmuar atë. Ajo mendon se oficerët e S.O.E. që punojnë me Shqipërinë nuk ka një asnjë njohuri mbi të dhe përpjekjet e saj shpesh herë shkojnë dëm, duke mos arritur ato që ajo dëshironte.

Një detaj tjetër shumë interesant është fakti që me sa duket miku i saj i ngushtë, Lef Nosi ka qenë një prej njerëzve më të afërt në ndërtimin e një rrjeti inteligjent në Shqipëri. Jo më kot në letrën e saj për diplomatin shqiptar në Stamboll, ajo shprehet mbi zhgënjimin që largimi i tij nga puna me Shërbimin Britanik do t’i jepte Lef Nosit dhe Mehdi Frashërit, dy figurave kryesore që më vonë punuam me gjermanët. Përfshirja e Lef Nosit dhe të tjerëve më vonë në një bashkëpunim të hapur me gjermanët krijoi jo pak kokëçarje për zyrën e S.O.E. në Kajro, e cila në bazë të analizave të Margaret Hasluck, mendonte se këta politikanë duhet të ishin pro-britanikë dhe jo bashkëpunues me gjermanët.

I Dashur Sh 

Raporti i atij personit sapo ka ardhur dhe unë mësova me zemër të thyer mbi atë që ka ndodhur. Ndihma jote ka qenë shumë e rëndësishme dhe tashmë ne e kemi humbur atë. Se çfarë humbje është kjo për Shqipërinë, nuk dua as ta shkoj nëpër mend, pasi askush nuk mund të zërë vendin tënd. 
Ndërkohë, unë nuk jam habitur me reagimin tënd. Shpesh herë edhe unë jam ndier e turpëruar nga mënyra se si NE e kemi trajtuar vendin tënd, ndërkohë që vendi yt përpiqet të luftojë për ideale të përbashkëta për të cilat ti personalisht ke ndihmuar aq shumë. Ti e di apo jo, se shpeshherë unë kam punuar si skllave, por edhe si luaneshë për pak drejtësi për vendin tënd. Kam arritur diçka, por është e dhimbshme nëse e krahason me atë që duhet të jetë në të vërtetë. 

Unë të kuptoj plotësisht pse ti ke vepruar në këtë mënyrë, më shumë se një herë unë kam qenë e zemëruar me njerëzit e mi dhe kam dashur t’i lë të gjitha dhe të shkoj tutje në punën time për shkruar librat e mi. Përse të humbas kohë për t’ju shkruar zyrtarëve budallenj për një vend në të cilin nuk do të jetoj më? Nëse Shqipëria nuk do të jetë e lirë në mbarimin e Luftës, unë kurrë nuk mund të jetoj më atje. Nuk mundem të shikoj mizerjen e njerëzve atje, mizerje për të cilën ka faj vendi im. 
Megjithatë Sh., unë gjithmonë kam vazhduar rrugën time. Kam vazhduar, pasi gjithmonë më janë kujtuar fjalët e Lefit (Nosi), kur unë me zemër të thyer kthehesha nga fshatrat ku gratë nuk më dëgjonin kur ju flisja se si t’i mbanin shtëpitë e tyre të pastra. Ai nuk më linte që unë të tërhiqesha dhe gjithmonë më thoshte: “Shko, shko dhe thuaj këto gjëra”, dhe përsëri vazhdonte: “Shko, shko pasi ti kurrë nuk e di se kur do të jetë momenti kur ato të fillojnë dhe të të dëgjojnë”. Kështu pra, unë kam vazhduar rrugën time, dikur me gratë në Shqipëri, tashti me njerëzit e mi këtu. 
Sh., A mundesh që t’i rishikosh edhe një herë mendimet e tua dhe të na japësh një shans tjetër? Sigurisht që ka shumë përmirësime në këtë situatë ku ndodhemi dhe premtime të tjera. Nëse ti largohesh, unë do të jem si një grua e verbër që punon vetëm. Avniu i vetëm nuk mund të bëjë dot gjë. Do të na mungojë opinion yt për njerëzit, i cili ka qenë aq i vlefshëm për mua. Do të na mungojë informacioni që ti mblidhje për ne, nuk do të kemi më mundësi të lexojmë “Tomorin” dhe “Kosovën”. Sigurisht që unë nuk do të tërhiqem nga puna ime, por me mungesën tënde do të jem fatkeqësisht, e cunguar. Ti e di Anglia është shumë budallaqe, por ajo mund të të ndihmojë ty dhe ti nuk ke se ku të shpresosh për ndihmë. Pyete veten tënde se çfarë do të thoshte ty një patriot si Lefi, i cili ka vuajtur shumë për Shqipërinë? A mundesh t’i dalësh më përpara Lefit dhe Mehdi Frashërit nëse gjërat shkojnë keq? Nëse gjërat përkeqësohen, ti kurrë nuk do të jesh i sigurt se puna jote mund të kishte bërë ndryshim. 

Unë jam plotësisht me ty në pikëpamjet e tua politike, por kam frikë se zemërimi yt për censurimin e letrave të tua nuk është korrekt. Ti nuk ke jetuar në një vend në gjendje lufte si kjo e sotmja, dhe kështu që nuk e imagjinon dot se çfarë është censura. Q., e kupton mirë këtë gjë. Ai më tha nëse mundej që të më jepte një letër për Sir Robert për ta dërguar me valixhen diplomatike, dhe vullnetarisht shkoi në Zyrën e Censurës për ta paraqitur letrën e tij. Q., është shumë më i rëndësishëm se çdo oficer këtu, të cilëve ju censurohen letrat dhe Sir Robert është shumë më i rëndësishëm se unë dhe ti. Megjithatë, letra do të censurohet. Të gjitha letrat e mia censurohen, dhe ti e di që unë nuk jam një zyrtare normale. Ti e di që unë jam në një pozicion shumë të besuar, por gjithsesi kjo nuk luan asnjë rol. Ligji se të gjitha letrat që dalin nga zona e luftës censurohen, është për të gjithë. 
Në rastin e letrës tënde, isha unë që përdora gërshërët. Mua më duhej që t’ia lexoja të përkthyer letrën tënde autoriteteve, biles me zë të larte dhe kur mbërrita në pjesën që fliste për mua, urdhri ishte që duhej të hiqej nga letra. Njerëzit kanë firmosur që nuk duhet të përmendin asnjë emër në kamp, dhe ja të kishin përmendur ty. Tregoju atyre çfarë ke bërë, se mbase do të mësojnë. Çfarë mund të bëja unë? Unë nuk mendoj se ndonjëri prej tyre i ka parë adresat, por edhe nëse i kanë parë, nuk do ndryshonte gjë. Urdhrat ushtarake duhen zbatuar në kohë lufte. 

Brenda Anglisë, tashmë të gjitha letrat censurohen. Kjo nënkupton edhe letrat të cilat nuk dalin jashtë Anglisë, por që dërgohen nga njeri qytet në tjetrin, përsëri i nënshtrohen këtij procesi. Askush nuk e urren më shumë se unë këtë gjë. Nuk mund të shkruash asgjë lirisht kur e di se dikush do ta lexojë letrën tendë, por deri sa të mbarojë lufta, çdokush duhet t’i nënshtrohet këtij rregulli. 

Shpresoj se më kupton tani, apo jo? Të lutem, mos mendo se ndokush kishte në mendje mendime poshtëruese për ty. Ndoshta ai person të ka keqtrajtuar? Ti e di që ai nuk ka njohur asnjë shqiptar ndonjë herë dhe ndoshta nuk të kupton dot ty? Unë doja të të thosha që të kishe kujdes prej tij dhe ta falje shpesh. 

Sh., të lutem, në emër të Shqipërisë, të kërkoj të kthehesh përsëri tek ne, të na japësh një shans. Shiko, unë do të bëj atë që urrej më shumë të bëj, nuk do të kërkoj që të pranosh para nga ne për punën tënde, por do të lë që të punosh për Shqipërinë. Të lutem Sh., floriri im. Të mendosh që ti nuk e pranon edhe këtë? Sa e lumtur isha kur të mendoja që do të kishe atë dyqan të vogël. 

Përsëri të lutem Sh., për Shqipërinë. Ne nuk mund të tërhiqemi. Të lutem, dërgoi një pusullë mikut tonë të përbashkët dhe i thuaj se do te vish në takim si zakonisht. Do t’i them unë për paratë, prandaj mos u tremb nga ajo punë. Ti e di, apo jo, se një njeri me zemër të madhe e ndryshon mendjen kur çështja është për të mirën. Të Lutem Sh… 
Mikja Jote dhe e Shqipërisë 

Firmosur 

 

 

13 komente në “E dashura angleze e Lef Nosit ishte oficerja e S.O.E. britanike dhe e ‘Inteligjent Service SIS’”

  1. Company 4000 says:

    Anglezet si dje si sot punojne kunder shqiperise!

    1. Neorealizmi says:

      Gjithsecili punon per vendin e tij, vetem ne punojme per te huajt!

    2. Shqiptari i Kosoves,krahines se Shqiperise says:

      Margareta e thote te kunderten e asaj qe shkruan ti.Do te isha i lumtur sikur shqiptaret ta donin Shqiperine si Margareta.

      1. Company 4000 says:

        Po pikerisht sepse ajo ka eshte Shqiperin ajo ka lagje kete shenj s si fakt dignitoz qe te na tregoje se Shteti i saj nuk eshte pro Shqiperine!keshtu ka bâ edhe shkrimtari is i derguar ne Shqiperi,qe i kerkoj falje babes Tim dikur edhe i tha ‘ne ishim ushtatak edhe ne zbatuam urdherat’….Pra kishte urdhera anti shqiptar.
        Duhet historian jo servil per nje lexim réal te politikes angleze karshi shqiperise,qe nuk ia fillojne me jo perkrahu mbretin jo perkarhu en vérin,se qe moti anglezet Kane punuar per te nda Shqiperine …

  2. faikonica says:

    ooo oh ooo!Anglezet e vrane Lefin?!Apo ne ia kthyem krahet angloamerik,si te pabese qe jena!Te vetmit ne kampin komunist qe kishim prezence te aleateve ne lufte…Hallall,kabull,aferim,….

  3. Petriti says:

    Sot, te kesh qene apo te jesh spiun i serbit, grekut, rusit, gjermanit, anglezit, francezit, etj. eshte nje “krenari e vecante” per ata qe kane qene ose jane si te tille.

    Sot, te tille gjen pa hesap.

    Per Lef Nosin dhe Margaret Hasluck (apo sic e quanin ne Elbasan “Engleska”), Shteti Shqiptar ka patur dokumenta te bollshme qe ajo ka qene zbuluese angleze e kamufluar gjoja si gjuhetare, etnologe, historiane, etj. Ka gjithashtu dokumenta qe Lef Nosi ka qene nje i rekurtuar i saj dhe me veprimtari te fshehte nen drejtimin e kesaj anglezeje, me legjenden se kane patur thjeshte maredhenie dashurie.

    Shihni banesen e saj, me imtesi (kam parasyshe shtepine e saj deri me 1990-ten) dhe do kuptoni qe ajo nuk ka qene nje “shtepi e thjeshte”, por nje shtepi ideale per veprimtari agjenturore.

  4. Gregor says:

    Konkluzioni i qarte per shqiptaret: ENVER HOXHA NUK KA DENUAR NJERI PA TE DREJTE, GJITHEKUSH I DENUAR KA MARRE DENIMIN PER ATE QE KA BERE.

  5. mirel says:

    thoshin qe ky Lef Nosi ishte patriot I madh.

  6. Kastriot Frasheri says:

    Turp per keta vandaliste te vlerave shqiptare qe hedhin balte ndaj miqve te ndritur te Shqiperise. Zonja Margaret Hasluck (1885 – 1948) njihet gjeresisht nga publiku i gjere për kontributin e saj të shquar dhënë në njohjen dhe promovimin e kulturës, historisë, vlerave dhe traditave të popullit shqiptar në botë dhe nuk ka nevoje ti behet biografia nga disa pseudostudiues shetites. Ne rastin e mesiperm eshte vete Margaret qe i deklaron mikut te saj se “nuk jam nje zyrtare normale (nenpunese) por nje njeri ne nje pozicion te besuar”, qe do te thote qe vlerat dhe veprimtaria e saj vleresohen nga shteti, ku del qe qenkerka AGJENTE kjo zonje e nderuar qe i kushtuoi shume vite ketij vendi ne nje moment te veshtire si lufta e Pare dhe dyte boterore?

    1. vini says:

      del ne te gjitha dokuemntat e zyres sekrete angleze. margaret hasluck ka qene oficere e sherbimit anglez per shume vite dhe nje prej oficereve te zyres se Stambollit qe merrej me rekrutimet ne Shqiperi.

  7. tori says:

    paska pasur te drejte Blushi per kete Lefter Nosin

  8. Dea says:

    Po kush eshte ai/ajo qe le Angline, per te jetuar ne Shqiperine e viteve 20?
    Per te bere te tille sakrifice, o te detyrojne (dmth eshte agjente) o te paguajne sh mire (dmth perseri agjente).

  9. ramy kopili i sulltan mamutit. shejtan pis milet shallvarexhinj says:

    Cdo shtet ta heq koken po bere spiunazh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje