Shqipëria ka shmangur përfundimisht rrezikun për të paguar 135 milionë euro për kompaninë DIA. Gjykata e Arbitrazhit në Vjenë ka rrëzuar kërkesën e Kastriot Ismailajt për të shpallur të pavlefshme marrëveshjen e nënshkruar nga ish-ortakja e tij Rebeka Gaskin me qeverinë shqiptare, në të cilën DIA hiqte dorë nga çdo pretendim.
DIA, një kompani e mbeledhjes së borxheve, u kontraktua nga çekët e CEZ për të mbledhur detyrimet e prapambetura kundrejt tarifave që shkonin deri në 50 për qind.
Por në janar të vitit 2013, kur u rikthye në administrim shtetëror, Operatori i Shpërndarjes e ndërpreu kontratën me DIA-n, që është përfolur si një instrument përmes të cilit u kanalizuan rryfshete për zyrtarët më të lartë të vendit.
Por menjëherë pas këtij vendimi, DIA e hodhi në arbitrazh Operatorin e Shpërndarjes duke kërkuar 135 milionë euro dëmshpërblim për ndërprerje të njëanshme të kontratës.
Por, përgjatë kësaj kohe pronari i DIA-s, Kastriot Ismailaj u arrestua për mashtrim, kështu që në vitin 2014, administratorja e kompanisë u bë Rebeka Gaskin, që ishte aksionere në këtë kompani.
Më 3 dhjetor Gaskin pranoi të tërhiqej nga arbitrazhi duke firmosur një marrëveshje që shuante çdo pretendim të DIA-s nga pala shqiptare, përfshirë pagesën prej 135 milionë euro.
Por menjëherë pas kësaj, Kastriot Ismailaj e sfidoi këtë marrëveshje si të pavlefshme me peretendimin se Gaskin nuk kishte atribute për të vepruar në emër të DIA-s.
Çështja ka mbajtur pezull autoritetet pasi shuma në lojë ishte gati sa 2 për qind e prodhimit kombëtar dhe do të përbënte një goditje të fortë për financat e vendit.
Por Gjyakata e Arbitrazhit ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Ismailajt duke e shpallur si të vlefshme marrëveshjen që shuante pretendimet e kompanisë, e nënshkruar nga Rebeka Gaskin.
Në vendim kjo gjykatë vëren se shtetasja Rebeka Gaskin ishte e autorizuar për të vepruar në emër të DIA-s, ndaj rrjedhimisht, marrëveshja e arbitrazhit që shuan çdo pretendim të këtij subjekti ndaj palës shqiptare është plotësisht e vlefshme dhe e shpall çështjen të mbyllur./ TCH
Nashi, kerkoja eurot saliqenit, po t’a mbajti suma!
Ore budallenj jeni ne pushtet apo ne opozite qe flisni per paret e Saliut ? Po patet gje gjejani mos rrini me duar ne bythe
Ajo qe me ben shume pershtypje eshte qe kur u fol ne fillim per Gjyqin e Arbitrazhit kishte valanga me komente kunder qeverise, Rames dhe Gjiknurit qe e kishin te gjithe loje per ti marre para shtetit, apo ne krahun e kundert qe ishin te paafte per te mbrojtur shtetit ne arbitrazh.
Tani jane zhdukur te gjithe. Nuk u vjen zeri te thone, sa mire qe ndodhi keshtu se jane leket e taksave tona. Shoqeria shqiptare me gjithe hapat qe ka bere perpara keto 20 vitet e fundit, dominohet ende nga mediokriteti dhe perversiteti
Hemo sali berisha ca do thuash tani more hajdut qe dole i gjithe bllof, nje genjeshatr qe bertisjengjithe diten qe rama dhe gjiknuri donin te vidhnun parate.. Cfare do te thuash tani qe kjo ceshtje u mbyll ne favor te shtetit. bravo rama bravo gjiknuri. I late me gisht ne goje hajdutet se berisha e likja…
Nuk do t’ja dije haleja nga pordhet,prandaj edhe Sali Berisha nuk do ja dije prej shpifjeve te vazhdueshme qe ben…
Ishte litar I lene jashte.. Ky I paudhe gjithmone ka ikur nga pushteti me “kontrata te prishura” dhe pronare te sorollopit te tij qe kur fitonin gjyqe ndanin torten.. Edhe ai Bechetti dhe ai boshnjak mafjozi nje nga ata sorollopa jane.. Marrin peng banka e qeverri me skema mashruese qe pagon populli..
tash hap thesin e leh o legen… nxirri ortaket
Ky budalla duhet te flasi tani, te tregoj gjithe skemen e mashtrimit sa eshte akoma ne burg dhe nuk e vret dot njeri, biles mund te beje edhe ndonje marrveshje per tu bere deshmitar i mbrojtur, se po doli per cdo lloj arsye, do takoje te ndjerin Santo.