Me shkëmbimin reciprok të komplimentave, miliarderi njujorkez është distancuar edhe më shumë nga kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton, pikërisht ajo që shumëkush e konsideron tashmë fituese të sigurtë të zgjedhjeve. Dhe që në mars të vitit që kaloi, kishte krahasuar veprimet e Putinit me Krimenë, me veprimet e Hitlerit para Luftës së Dytë Botërore, me popullsitë e etnisë gjermane në Cekosllovaki dhe Rumani: një fyerje që Putini vështirë se do ta harrojë apo justifikojë me retorikën paraelektorale.
Një shkëmbim i pazakontë dhe reciprok komplimentash, që i ngjan një mbështetjeje të vërtetë: presidenti rus, Vladimir Putin, ka hyrë me të dyja këmbët në garën elektorale për zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA, në favor të Donald Trumpit.
Dhe mbreti i industrisë së ndërtimit e falënderon, duke shfrytëzuar rastin për të thënë se, me të në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës do të jenë padyshim më të mira. Gjatë konferencës për shtyp të fundvitit, udhëheqësi i Kremlinit ka thënë se Trumpi, kandidat në primaret republikane, është një person “i pazakontë, me talent, pa asnjë dyshim”.
“Nuk na takon ne të gjykojmë për pikat e forta, por ai është udhëheqësi absolut në garën presidenciale”, ka thënë Putini. Pohime që e kanë bërë të buzëqeshë miliarderin njujorkez. “Eshtë gjithmonë nder i madh të marrës komplimenta nga një njeri kaq shumë i respektuar, në vendin e tij dhe më tej”, është përgjigjur Trumpi, gjatë një takimi në Columbus, Ohio.
“Kam menduar gjithmonë se Rusia dhe SHBA duhet që të jenë në gjendje të punojnë mirë së bashku, për të mposhtur terrorizmin dhe për të sjellë paqe në botë – ka shtuar – për të mos folur pastaj për tregtinë, dhe gjithë të mirat e tjera që burojnë nga respekti reciprok”.
Me një fjalë, Trumpi ka përfituar nga “përkëdhelitë” e presidentit rus, për ta zhvendosur diskutimin nga plani personal, në përmbajtjen politike, duke përsëritur qëllimin e tij për të punuar, për një marrëdhënie më të ngushtë me Rusinë, duke ndryshuar drejtim, në marëdhëniet aktuale me jashtë.
Komentet e Putinit për Trumpin “tingëllojnë më shumë si një mbështetje” në garën presidenciale, ka komentuar nga ana e tij zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest. Pas elozheve për kandidatin republikan, Putini ka saktësuar, megjithatë, se “Rusia dëshiron të zhvillojë marrëdhënie me Amerikën dhe me cilindo president që do të zgjedhin qytetarët amerikanë”.
Dhe atyre që e kanë pyetur se çfarë mendon në lidhje me pohimet kundër myslimanëve dhe kundër imigrantëve që ka bërë Trump, ai është përgjigjur: “Sa i përket çështjeve të brendshme, frazave që ai përdor për të rritur popullaritetin e tij, e gjithë kjo nuk i përket Rusisë, dhe nuk na takon ne të gjykojmë”.
Me një fjalë, Putinit nuk i intereson aq shumë retorika elektorale që përdor kandidati i republikanëve, se sa hapja ndaj tij dhe ndaj Rusisë. “Thotë se dëshiron të kalojë në një tjetër nivel marrëdhëniesh, më të ngushta dhe më të thella. Si mund të mos e mirëpresim këtë? Natyrisht që i urojmë mirëseardhjen”, ka thënë Putini.
Që Trumpi kërkon mirëkuptimin me udhëheqësin e Kremlinit, ky nuk është sekret, madje gjatë fushatës elektorale ka përsëritur disa herë, se me të në Shtëpinë e Bardhë, “nuk do të ekzistonte lloji i problemeve që ekziston tani” me administratën Obama.
Ndërkohë që shumëkush e sheh Rusinë si një problem për SHBA, për Trumpin “mund të jetë në fakt një burim i madh”. Me shkëmbimin reciprok të komplimentave, miliarderi njujorkez është distancuar edhe më shumë nga kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton, pikërisht ajo që shumëkush e konsideron tashmë fituese të sigurtë të zgjedhjeve. Dhe që në mars të vitit që kaloi, kishte krahasuar veprimet e Putinit me Krimenë, me veprimet e Hitlerit para Luftës së Dytë Botërore, me popullsitë e etnisë gjermane në Cekosllovaki dhe Rumani: një fyerje që Putini vështirë se do ta harrojë apo justifikojë me retorikën paraelektorale./IlGiornale/Bota.al
Apo se njohin Putinin ketu. Trecereku se dine fare kush eshte. Cereku qe e di e njohin per komunist. Vari Ciprasin. Tani i siguroi Trampua zgjedhjet!
po ca te njihni ju, juve dini vetem mcdonalds, fish n chips dhe washbrain, me pak llafe 200 vjet shtet, as kultur as art as edukat.
druni more karuc brekegris te pirdhsha trute
Edhe te mbaruar edhe njeshi ne bote. Hajde merr vesh. Per 200 vjet s’dine asgje dhe njeshat e botes. Nga po poston?
IOS, Android apo PC? Te tera te bera nga budallenjte dhe injorantet. Paradoksi pordhac ballkanas. Dhia me a zgejbosur ne bote dhe bejne sikur kane shpikur aeroplanmbajtesen.
“Kam menduar gjithmonë se Rusia dhe SHBA duhet që të jenë në gjendje të punojnë mirë së bashku, për të mposhtur terrorizmin dhe për të sjellë paqe në botë” WOW A e ndigut more “per te sjelle paqen ne bote” ky perben rrezik permanent per sigurine kombetare te Amerikes ne veqanti dhe te botes ne pergjithesi.
Këtu nuk del ajo që pretendohet të përcjellë titulli i shkrimit; pra nuk del çfarë i lidh Tramp me Putinin. Sipas meje nuk i lidh asgjë reale veçse mendimit të njëjtë për përfitime të ndërsjellta imagjinare. Ka shumë të ngjarë që Trampi Putinit i duket se është e kundërta e vlerësimit që bën për të dhe me një të tillë do ta ketë më të lehtë për ta manipuluar ose për t’ia hedhur. Ndërsa Tramp mendon se sjellja e tij e butë e bashkëpunuese me Putinin do t’i shtojë vota nga radhët e atyre qytetarëve amerikanë që e shohin me shqetësim tensionin SHBA-Rusi, përveç që edhe ai beson te vetja se, duke u sjellë kështu me Putinin do ta detyrojë edhe atë të sillet në të njëjtën mënyrë për reciprocitet, dhe pra, ja, u krye ulja e tensioneve (!!!)-pak fëmijnore, por gjithsesi e ka pak logjikë brenda.