“Cari” Putin prezanton për herë të parë familjen, por...

18 Dhjetor 2015, 13:00Bota TEMA
“Cari” Putin prezanton për herë të parë

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë një intervistë ndryshe nga të tjerat duke folur hapur për familjen e tij.

Putin njihet për ruajtjen e privatësisë dhe rrallëherë ka folur për familjen.

Por pas shumë spekulimeve ai më në fund ka folur për veten dhe vajzat e tij Maria dhe Katerina.

Ai tha se të dyja vajzat e tij janë shkolluar dhe jetojnë në Rusi, megjithëse në mediat perëndimore thuhet se ato nuk jetojnë në Rusi.

“Ato kanë nisur hapat e para në karrierën e tyre. Jetojnë në Rusi dhe nuk janë të përfshira në politikë apo biznese. Ato thjesht nuk duan të jenë në qendër të vëmendjes”, tha Putin.

Sipas presidentit rus ato studiojnë dhe punojnë në Moskë dhe flasin tre gjuhë europiane rrjedhshëm.

Por ai nuk dha detaje të tjera për shkak të cënimit të mundshëm të sigurisë.

Por ka zëra se vajzat e Putin nuk janë edhe aq neglizhente ndaj politikës apo biznesit.

Katerina punon si drejtuese e lartë në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe është gruaja e Kirill Shamalov, një multimiliarder, pronar i kompanisë Sibur që merret me tregtimin e kimikateve.

Ajo përdor emrin e burrit për të mbajtur larg mediat.

Ndërkohë vajza tjetër, Maria, thuhet se jeton dhe punon në Holandë, pavarësisht se Putin këmbëngul se jetojnë në Rusi./a.l

 

3 komente në ““Cari” Putin prezanton për herë të parë familjen, por…”

  1. Komi says:

    Ajo C-ja si lexohet: C apo K ?

  2. sipas says:

    More Tema, po c’jane keto lajme te perditshme per Putinin qe nuk na interesojne aspak.
    Sot eshte 100-vjetori i vrasjes nga Malazezte ne Sjkoder i Cerciz Topullit dhe publicistit Mustafa Qulli.
    Mos u shkeputni nga vendi yne.
    Kujt i hyjne ne pune vajzat e grate e Putinit?
    Jemi atdhetare apo do te mbetemi tifoze te orientaleve ruse?

  3. Enigma. says:

    E kujt i behet vone per familjen e Putinit! Ai prezantoj vetem dy vajzat,po femije te tjere ka ngjizur Putin sipas asaj qe flitet?………Megjithese Edhe kjo nuk na hyn ne pune!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje