Një i ri i është afruar kryeministrit spanjoll dhe e ka goditur me grusht në fytyrë.
Ngjarja ka ndodhur kur kryeministri Mariano Rajoy ndodhej në një takim në Galicia.
17-vjeçari është arrestuar menjëherë dhe është shoqëruar në komisariat, por i ka lënë një shenjë në fytyrë kryeministrit.