E vërteta e frikshme e “Robinson Kruzos” modern

17 Dhjetor 2015, 14:07Bota TEMA

Duket si një histori e shkëputur nga filmat hollivudianë por në fakt ajo që i ndodhi Jose Salvador Alvarengës ka qenë realitet.

Ai arriti të mbijetonte për 15 muaj në det të hapur, nga 21 dhjetori i 2012 deri në 30 janar të 2014.

U konsiderua nga të gjithë si Robinson Kruzo i kohëve moderne.

Alvarenga u nis nga brigjet meksikane bashkë me një shokun e tij për të peshkuar.

Gjatë udhëtimit diçka shkoi keq dhe ai me shokun e tij ngecën në një ishull plot 6 mijë e 700 milje larg pikës së nisjes.

Ai u gjet pas 15 muajsh nga disa turistë.

Shoku i tij kishte vdekur.

Sipas Alvarengës ai vdiq nga dëshpërimi pasi nuk donte të hante zogj dhe krijesa të tjera që ishin në ishull.

Por familja e të ndjerit ka ngritur akuza të forta.

Ata mendojnë se Alvarenga është ushqyer me mishin e shokut të tij.

Megjithatë akuza e tyre, edhe sikur të jetë e vërtetë, nuk mund të vërtetohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje