Ish-Blloku probleme me energjinë, shkak punimet e një firme që ka dëmtuar një kabëll elektrik

25 Dhjetor 2015, 11:49Sociale TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se gjatë kryerjes së punimeve në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, firma “Kevin Construction” ka dëmtuar një kabëll elektrik, duke shkaktuar kështu probleme me furnizimin me energji elektrike në këtë zone.

Nisur nga kjo situatë e papërgjegjshme, OSHEE ka marrë të gjitha masat për vënien para ligjit të firmës duke depozituar kallëzim penal në polici.

Nga ana tjetër, në terren ndodhen  grupet e punës të cilat po punojnë intensivisht për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike tek abonentët e prekur nga ky incident.

Aktualisht janë jashtë pune 3 kabina elekrike që furnizojnë zonën pranë kinema “Agimi“, thuhet në një deklaratë të OSHEE.

1 komente në “Ish-Blloku probleme me energjinë, shkak punimet e një firme që ka dëmtuar një kabëll elektrik”

  1. AlbanianWhistleblower. says:

    Bravo DASH PEZA!

    Me lek korrupsioni ka blere per 6 milione euro nje vile ne Bllok dhe tani prish dhe kabllot e energjise elektrike.

    Di gje ku i ka gjetur Dashi kaq para?

    Ju lutem na njoftoni:

    [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje