Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, është takuar me liderin e Partisë Popullore Demokratike kurde në Turqi, Selahattin Demirtas, i cili i është bashkuar Moskës në kritikat për Ankaranë për shkak të rrëzimit të aeroplanit luftarak rus, muajin e kaluar.
Takimi i djeshëm, Lavrov – Demirtas, duket se ishte i projektuar për ta irituar Turqinë, e cila ndërmerr një goditje të përgjakshme kundër kryengritësve kurdë në fronitn e brendshëm, derisa angazhohet në luftën diplomatike kundër Rusisë, për shkak të aeroplanit të rrëzuar.
Lavrov i ka lavdëruar kurdët e Turqisë, duke i cilësuar si aleatë potencialë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, dhe i tha Demirtasit se Rusia është e gatshme të bashkëpunoj për së afërti me të.
Por, Anakaraja në këtë takim ka parë vetëm “tradhti”, raporton Reuters.
Kryeministri iTiurqisë, Ahmet Davutoglu, tha se mbështetja e liderit kurd për Moskën, lidhur me aeroplanin, për të cilin Ankaraja thotë se kishte depërtuar në hapësirën ajrore turke, paraqet “turp dhe tradhti totale”, ka raportuar agjencia Reuters.
“Duke e mbështetur Rusinë, derisa ajo vranë civilë në Siri është tradhti, jo vetëm kundër këtij vendi, por edhe kundër humanitetit”, tha Davutoglu, gjatë një takimi me liderët biznesorë në Turqi./BS
DYLBERAAAAAAAAAAAAAAAA sunite,Dogani ne rrezik………..
Kurdet do te kene shtetin e tyre dhe kjo eshte e padiskutueshme ashtu sikurse Epiri, Dardania dhe Maqedonia do kthehen ne hrahet e Shqiperise dhe greket e serbet do na bejne gojore nga lindja e diellit deri ne lindje te diellit.
Ca thu o palle. Kush e do Albanistanin e madh? I vogel dhe vetem probleme hap.
ahahahahahha
Kurdet jane tradhetuar dhe vrare nga Turqit edhe pse kane qene luftetaret me trima te Perandorise Osmane. Nje Komb 50 milionesh pa shtet ose me mire i ndare mes 5 shtetesh per te kenaqur orekset e Turqise,Irakut,Irani,Sirise eshte nje fatkeqesi e madhe. Gati 25 milione Kurde ne Turqi ndodhen perballe nje represioni shteteror qe te kujton shqiptaret e Kosoves nen Serbine. Nese Ruset behen aleate dhe mbeshtetes te ceshtjes Kurde ne Rajon dokemi se afermi nje shtet Kurd te fuqishem per vete poziten strategjike dhe pasurite qe posedon nentoka e tij.
Kurdet e meritojne shtetin e tyre, por nese kurdet behen objekt i politikave ruse te momentin kane per te pasur fatin e deritanishem apo ate te Palestines, qe shtetin e tyre e kerkojne me perkrahjen e Rusise, dhe rezultati zero. Kurdet edhe ne te kaluaren jane mbeshtetur nga shtet kundershatre te Turqise ne rajon, Siria apo edhe Greqia, por kjo nuk e pengoi greqine qe per hir te interesave te saj momentale e zbuan Ocalanin, dhe ne menyre indirekte ua dorezuan turqve. Ka vetem nje shtet dhe aleat te kurdeve, ato jane USA.Gjithe te tjeret i duan kurdet si mish per top per interesat e tyre.
Absolutisht e pavertete. Rusia mbeshtet Palestinen sa ce mbeshtet dhe Evropa Perendimore. Rusia gjithmone ka deklaruar se Izraeli ka te drejte te mbrohet nga terrorizmi.