Pavarësisht gardheve masive nëpër vendet ballkanike, kjo udhë mbetet më e frekuentuara nga refugjatët.
Thuajse çdo ditë ka me mijëra refugjatë të regjistruar në kufirin Sloveni-Austri.
Shpresa e disa politikanëve se me ardhjen e dimrit do ulet fluksi i refugjatëve dhe do jetë një kohë pushimi, nuk rezultoi e vërtetë.
Edhe në këto momente të fund dhjetorit, fluksi i refugjatëve është masiv.
Gjatë të martës, deri në mesditë, janë regjistruar 2000 refugjatë, njofton Bostjan Sefic, nga ministria e brendshme sllovene.
Një ditë më parë ishin regjistruar 4200 refugjatë, ndërsa gjatë fundjavës së krishtlindjeve plot 11.000.
Prej mesit të tetorit kur Hungaria mbylli kufirin me Serbinë dhe ndërtoi gardhin përmes Kroacisë e Slovenisë janë regjistruar 372.000 refugjatë, ku më pas janë drejtuar drejt Austrisë dhe Gjermanisë.
Kjo ka zemëruar partitë e koalicionit në Gjermani, duke hapur debate mbi mënyrën e integrimit të tyre, mësimit të gjuhës gjermane dhe ligjeve të vendit.
“Integrimi i refugjatëve bëhet vetëm atëherë i mundshëm, nëse ata mësojnë dhe kuptojnë gjuhën tonë,” tha Klasi Boullon nga partia e djathtë gjermane CDU.
Mirëpo deri tani partitë e koalicionit nuk janë marrë vesht për metodën e mësimit dhe integrimit, pasi partia e majtë, SPD, mendon “se është akoma herët për debatin rreth integrimit të tyre.” Kjo ka shtyrë deri te fraksionet mes partive më të mëdha të vendit gjerman./BS