Politika e Putin për 2016 dhe synimet ndaj BE-së

2 Janar 2016, 11:49Bota TEMA

Rusia po kërkon në vazhdimësi dobësimin e Bashkimit Evropian, si mundësi për të shtrirë ndikimin në disa shtete brenda bllokut.

BBC në një shkrim analitik për politikën e jashtme të Kremlinit, ka vlerësuar se Rusia do të vazhdojë me të njëjtën strategji, duke kërkuar lider populistë brenda shteteve të BE-së, për të shtruar ndikimin.

Diplomacia e qeverisë ruse, do të vëzhgojë për nga afër edhe zgjedhjet e radhës në Gjermani dhe Francë, thuhet në këtë shkrim, transmeton lajmi.net.

Presidenti i këtij shteti, gjithashtu është duke shpresuar në fitoren e kandidatit tejet kontrovers për president të SHBA-ve, Donald Trump, të cilin tashmë e kanë përkrahur haptazi.

Ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov do të vazhdojë të bëjë presion për gjetjen e një zgjidhje për krizën në Ukrainë përmes marrëveshjes së Minsk-ut, dhe krizës në Siri, përmes asaj që Moska e quan procesi i Vjenës. Por, parashikimet lidhur me këto nuk janë edhe aq të mira, thuhet në këtë tekst.

Në Ukrainë vazhdon konflikti, ndërsa javëve të fundit fronti është zgjatur edhe më tej me forcave separatiste pro-ruse dhe ushtrisë ukrainase.

Moska përpiqet që të përmbush kushtim themelor të marrëveshjes së Minsk-ut – kthimin në kontroll të kufirit me Ukrainën.

Sanksionet e shteteve perëndimore janë zgjatur deri në korrik. Një status quo i tillë do të mund ta mbante Ukrainën lindore në një konflikt të ngrirë “post sovjetik” që do të mund të zgjaste me dekada.

Sa i përket Sirisë, në janar do të duhej që fillojë procesi i tretë paqësor nën udhëheqjen e OKB-së, pasi dështimit të dy të parave.

“Edhe pse presidentit Putin i nevojitet një marrëveshje paqësore që të largojë ushtrinë nga Siria, deri më tani nuk është e qartë se sa kjo do të ndikonte në shtrimin e ndikimit rus”, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, çështja më e rëndësishme për Rusinë këtë vit mund të jenë temat vendore, ndërsa situata ekonomike ka nevojë për një këndellje, vlerëson BBC.

Kremlin në të njëjtën kohë, rrezikohet nga sulme terroriste të grupeve ekstremiste islamike gjatë këtij viti.

Kështu që, i gjetur nën presionin e rënies ekonomike dhe sulmeve potenciale të xhihadistëve, Putin mund të ketë një situatë tejet të rëndë politike.

Ky do të mund të jetë një argument për të që të përpiqet që t’i jap fund konfliktit me perëndimin dhe t’i hiqen sanksionet dhe të gjendet një mënyrë për ta ndaluar luftën në Siri, shkruan BBC.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje