FOTOT/ Presidenten e Kosovës e vizatojnë me tanga dhe kapele policie

4 Janar 2016, 13:19Rajoni TEMA

Të tjera grafite janë bërë kundër Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga.

Grafiti i radhës i bërë publik nga mediat në Prishtinë e nxjerr Presidenten zbuluar, ndërsa emri i shkruar përbri është “Hikmet”, një nga këshilltarët e kryetares së Shtetit.

Grafitet gjenden në murin e një ndërtese prapa shtatores së “Zahir Pajazitit”, rruga që çon kah Fakulteti Ekonomik.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të dyshuar apo të arrestuar për këtë rast. Një tjetër grafit u pa disa ditë më parë, i cili është lyer me bojë.

Grafiti i artistit të panjohur e shpërfaqte presidenten në një pozitë të pafavorshme.

E jo larg saj ishte bërë në grafit edhe një copë jashtëqitje.

Ky grafit i cili kishte edhe një urim për Vitin e Ri, ka bërë që sot Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ta fshijë atë dhe ta zëvendësoj me një shkrim tjetër.

Për RrGGK-në është e papranueshme një grafit i tillë i cili ofendon rëndë presidenten Jahjaga.

“Me Presidenten”, eshte mbishkrimi i vendosur në po të njëjtin vend rrjeti i grave,

Rrjeti e quan grafitin seksist dhe fyes.

Madje kryetarja e RrGGK-së, Igballe Rugova thotë se e njëjta nuk do t’i ndodhte një burri në Kosovë.

“Është vërtetë fyese që e para e shtetit të del me mesazh, dikush me ba një grafit seksist për të. Po të ishte një burrë kjo nuk do të kishte ndodhë. Por këtu tek ne akoma gratë shihen si objekt e jo subjekt. Këtë e kemi parë jo vetëm në institucionet e larta, kemi parë në Parlament çfarë diskutimi bëhet aty, e kemi parë në rrugë edhe ngacmime seksuale, por këtë grafitë seksiste ata që e kanë bërë është vërtetë duhet të turpërohen”, tha ajo.

4 komente në “FOTOT/ Presidenten e Kosovës e vizatojnë me tanga dhe kapele policie”

  1. TJ says:

    Dhe c’te keqe ka ketu? Ore shqiptare te dashur! Ne bote po nuk qe per detyren e presidentes,largohu! Ne kemi nje ego te semure!

    1. Kaqaki Junior says:

      Hahahahaha, “grafitisti” kenka artist i vertete, e paska vizatu ma sexi se sa n´realitet oshte, aferim i kjofte!

  2. Kaqaki Junior says:

    …………se harrova, keto nuk jone tanga po strapse, o gazetari hajvan!

  3. E vertete says:

    Kete rrugaceri e bejne antaret e ISIS te VV.Ata djegin makinat zyrtare dhe lokalet private,ata psikopat,djegin dhe thejne edhe pasurine shteterore qe eshte ndertuar me taksat e kosovareve.Keta vehabit te VV nuk mund te paramendojne nje Presidente femer,pasi nuk ua lejon Kalifati i m…..Gjykatat dhe prokuroret e koruptuar duhet ti zbulojne menjehere keta kriminel vehabist,ti burgosin dhe te ndalohet edhe veprimtaria e kesaj partie vandaliste e lidhur ngushte me agjenturat ruso-serbe.Qellimi i vetem i tyre eshte destabilizimi i shtetit te ri,largimi i ndihmes se miqve nderkombetar dhe posacerisht atyre amerikan dhe nderhyrja e forcave serbe ne veriun e Mitrovices dhe ne enklavat serbe ne brendi te Kosoves.Edhe skecet videohumor te stupcave,eshte pjese e ketij skenari antishqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje