Mogherini: Sukses i BE-së janë marrëveshjet Kosovë-Serbi

2 Janar 2016, 20:15Rajoni TEMA

Ajo tha se viti i kaluar për BE-në ishte i vështirë dhe intensiv, duke shtuar se në vitin 2016 do të ketë më shumë punë, përcjellin mediet serbe, transmeton Koha.net.

«Viti 2015 ishte viti kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar numrin më të madh të marrëveshjeve me ndërmjetësimin e BE-së. Negociatat kanë marrë një ritëm të ri. Do të vazhdohet të jetë vështirë, por Beogradi dhe Prishtina kanë ndërmarrë hapin vendimtar dhe historik drejt integrimit evropian», tha Mogherini .

Ajo potencoi se suksesi i Kosovës ka qenë nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, kurse për Serbinë hapja e kapitujve të parë negociues.

Ndërsa ndër sukseset tjera të BE-së, ajo ka renditur forcimin e marrëdhënieve mes BE-së dhe Afrikës, duke përfshirë edhe miqësitë e reja me Kubën dhe Amerikën Latine.

2 komente në “Mogherini: Sukses i BE-së janë marrëveshjet Kosovë-Serbi”

  1. SHPRESEHUMBURI says:

    Hajde debile,hajde …! Pikerisht,asaj qe bota mbare i thote deshtim,kjo i thote sukses ! Kjo, me nder politikane e BE-se,qe u ngjirren duke kerkuar shtet ligjor,del kunder vendimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves,per enklavat serbe,duke insistuar qe te zbatohet marreveshja e felliqur,qe ngre nje krijese kanceroze ne mes te Kosoves,shtet brenda shtetit . Nga te tille plehra drejtohet sot Europa e Bashkuar,qe po shkon drejt shperberjes.

  2. Lili says:

    Edhe pikerisht ketu eshte Problemi :qe Zoja e evropa e shohin si ‘suksese’ nje marreveshjen qe paralizon e destabilizon kosoven!
    E pra kjo eshte shume domethenes…
    Sukses e te tilla na Kane mbjatur ne robe ni per qindra vite!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje