Kush është përgjegjës për Kosovën?

30 Dhjetor 2015, 16:19Rajoni TEMA
Kush është përgjegjës për Kosovën?

Ruairí O’Connell

Ambasador i Britanise se Madhe ne Kosove

Për herë të parë erdha në Kosovë në vitin 2001, më kujtohet shumë mirë atë që pashë. Kosova ishte plot me të huaj – “ndërkombëtarë” – të cilët nën Rezolutën e KS të OKB-së 1244 ishin përgjegjës për drejtimin e Kosovës. Dy vjet pas luftës, ishte e qartë se bashkësia ndërkombëtare ka qenë në rolin udhëheqës. Çdo makinë e dytë ishte një 4RUNNER Toyota.
Kam jetuar këtu nga viti 2004 deri në 2008, kur kam shërbyer në atë që atëherë ishte “Zyra Britanike”. Kam kaluar orë, ditë, ndoshta edhe javë në grupet punuese për të ndihmuar autoritetet e Kosovës për zbatimin e “Standardeve”, kushteve për të lejuar nisjen e një procesi për të përcaktuar “statusin final” të Kosovës. Shumë zyrtarë të Kosovës kanë punuar pa pushim për ta përgatitur Kosovën për pavarësi. Një nga veprimet e fundit që ndërmora ishte që të dorëzoja letrat (që i mbaja në zarf) nga Qeveria Britanike, e cila e kishte njohur Kosovën si shtet, dhe kishte vendosur marrëdhënie diplomatike mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ne ishim të parët që e bëmë këtë.
Unë kam qenë i nderuar për t’u kthyer në Kosovë në vitin 2015 si Ambasador Britanik. Kjo e ka bërë 2015-tën një vit të veçantë për mua. Dhe, pas kthimit në Kosovë, një gjë ishte e qartë. Përderisa Kosova ka qenë një vend i porsalindur ‘Newborn’ kur u largova, tani është qartësisht një shtet, i pavarur dhe sovran, përgjegjës për fatin e vet. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme.

Kosova është përgjegjëse për të ardhmen e saj. Në vitin 2015, ne kemi parë shenja të Kosovës duke marrë përgjegjësi. Votimi i Kuvendit për të lejuar formimin e Gjykatës Speciale ishte një shenjë që, pa marrë parasysh se sa e dhimbshme, Kosova ishte e gatshme të përballej me të vërtetën në lidhje me të kaluarën, edhe nëse ishte e nevojshme për të tjerët në rajon. Kjo ishte gjëja e drejtë për ta bërë.
Marrëveshja rreth një programi të FMN-së ishte një sinjal i qartë për investitorët se Kosova do të marrë hapat e nevojshëm për të tërhequr investimet dhe për ta ndërtuar një ekonomi të fortë për popullin e saj. Kjo ishte një gjë e duhur për ta bërë.
Por, ky ka qenë një proces i papërfunduar. Ka ende shumë gjëra që askush nuk dëshiron të jetë përgjegjës për to.
Kush e merr përgjegjësinë për luftimin e korrupsionit, i cili dëmton Kosovën? Kush e merr përgjegjësinë kur korrupsioni dhe politizimi i detyrës publike vazhdojnë të largojnë investitorët? Cili e merr përgjegjësinë për papunësinë e lartë?
Kush e merr përgjegjësinë kur politikanët e korruptuar dhe të dënuar lejohen të largohen nga vendi dhe t’i ikin drejtësisë? Kush merr përgjegjësi kur një i dënuar për krime lufte në mënyrë të përsëritur del nga burgu? Kush e merr përgjegjësinë për këto dështime?
Cili e merr përgjegjësinë për vargun e sulmeve kundër serbëve të Kosovës në fillim të këtij viti? Kush shkon në burg për këtë?
Kush e merr përgjegjësinë për të siguruar që fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë të kenë qasje në arsim? Kush siguron që të drejtat e tyre kushtetuese janë përmbushur?
Kush do të marrë përgjegjësinë për pasojat e rivendosjes së dhunës si mjet politik? Kush do ta marrë përgjegjësinë kur një gjë e tillë, si gjithmonë, çon te një rritje e dhunës? Kush do ta marrë përgjegjësinë kur përdorimi i nacionalizmit etnik çon, sikur që ndodh gjithmonë në Ballkan, drejt dhunës dhe vuajtjeve?
Kush e merr përgjegjësinë për vendimet që i merr Kosova?

Unë nuk do të pretendoj se Kosova e ka të lehtë. Ajo nuk e ka. Trashëgimia e luftës do të thotë se Kosova ka pasur një lindje të vështirë. Pengesat e vazhdueshme për integrimin ndërkombëtar të Kosovës, ndikojnë që Kosova të mbetet prapa. Le të mos harrojmë, megjithatë, pse Kosova është në një pozicion unik. Kosova ishte i vetmi vend në botë që pati një proces të miratuar nga OKB-ja, që çoi drejt pavarësisë. Nëse situata e Kosovës është unike, kjo është për shkak se çdo gjë në lidhje me historinë e fundit të Kosovës, nga ndërhyrja e NATO-s e deri te pavarësia, është unike.
Është e lehtë ta gjesh dikë për ta fajësuar. Serbia, dhe po, bashkësia ndërkombëtare, janë objektiva të lehta. Ndoshta ka edhe arsye të mira për të fajësuar veprimet e të tjerëve. Por, duke fajësuar të tjerët, thjesht, Kosova nuk do të lëvizë përpara.
Mbretëria e Bashkuar njohu pavarësinë e Kosovës, sepse kemi besuar se Kosova mund dhe duhet ta marrë përgjegjësinë për punët e veta. Unë besoj në popullin e Kosovës dhe fuqinë e tij për ta transformuar Kosovën dhe për të ofruar diçka të veçantë në Evropë dhe në botë. Lëvizja për ta mbështetur Rektorin e Universitetit të Prishtinës tregon se çfarë mund të arrijnë qytetarët. Qytetarët e Kosovës kanë votat e tyre në duart e tyre; me këto vota ata zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe do të përcaktojnë të ardhmen e tyre. Ne do të jemi këtu për të punuar me përfaqësuesit që ju i zgjidhni, dhe për të ndihmuar në përparimin e Kosovës.
Kur Kosova dhe BE-ja nënshkruan Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit, të dyja palët bënë një deklaratë se, tani e tutje, Kosova pritet të veprojë si shtetet e tjera evropiane. Nuk ka dyshim se këtë e vështirësoi fakti se pesë vende anëtare të BE-së ende nuk e njohin Kosovën; nënshkrimi i MSA-së vetëm shtatë vjet pas pavarësisë ishte një arritje e vërtetë për Kosovën.
Por, kjo marrëveshje gjithashtu ka dërguar një mesazh të qartë: Është koha për të marrë përgjegjësinë.

11 komente në “Kush është përgjegjës për Kosovën?”

  1. Kapit Tupalla says:

    Ggenjeshtra te kulluara!
    Vendimet i merni ju kurse ne jemi detyruar t’i votojme ne menyre “demokratike” !

    1. VirusMeta says:

      bravo…..

      keta donin krijimin e republikave serbe brenda kosoves…ne menyre demokratike..pa gazlotsjelles….
      – pikerisht keta qe bejne pazare me kriminelin Hashim Thaci….pikerisht keta qe zgjodhen Presidentin e Kosoves…Jahajaagagggaaa….


      Besoj se do ta bejne Isa Mustafen burre shteti…

      problemi nuk eshte se duan demokraci se sa qe i tremben dhunes, se e dine qe ajo i permbys keta zagare te politikes….

  2. G.Karagjozi says:

    Zt.Ambasador personalisht Ju Falenderoj Ju dhe Mbreterine e Bashkuar per Kontributin e Angazhimin Serioz e Pozitiv ne Shtetformimin e Kosoves. Kendveshtrimi Juaj eshte nje ndihme per Kosoven. Ju e kuptoni shume mire se Kosova do kohen e saj per tù rritur e formuar dhe po te shikohet Historija jo shume e larget e Kosoves duhet thene se Kosova e meriton kete ndihme Internacionale. Eshte e qarte gjithashtu se shtetasit dhe Qeveria Kosovare duhet te sakrifikojne me shume per Shtetin e tyre. Ardhja e qetesise dhe zhvillimit ne Ballkan,shoqerur me Civilizimin dhe Luften kunder Nacionalizmit e Shovinizmit,do te sjelli zhvidhimin e shume deshiruar Rajonal..

  3. Mjaft me sevilizëm says:

    Në vargun e pyetjeve që shtron z. Ambasador mungon një pyetje themelore:
    KUSH DO MARRË PËRGJEGJËSINË QË POPULLI SHQIPTAR TË TRAJTOHET SI TË GJITHË POPUJT TJERË TË EVROPËS ?

  4. Adriatik Joni says:

    KOSOVA NË OKB – A MJAFTON ?
    Të mbetemi me shpresë se kërkesat e Bashkimit Evropian, respektivisht të Gjermanisë, do të janë më të avancuara se ato të ambasadorit Kyrbi.

    Deklarata e para pak ditëve e ambasadorit amerikan në Beograd Michael Kyrbi se “Ne nuk kërkojmë që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, por kërkojmë normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Se çfarë domethënë ky normalizim në fund mbetet ta definojë Bashkimi Evropian, por për neve kjo përfshinë anëtarësimin e Kosovës në OKB”, sikur i nervozoi politikanët kryesor të Beogradit. Ose, siç raportuan mediumet në gjuhën shqipe, shkaktoi “termet në Beograd”. A është vërtet kështu?

    Pyetja që shtrohet është se a është Serbia ajo që vendos për pranimin ose mospranimin e Kosovës në OKB? Sigurisht që nuk është. Pra, pse duhet të jetë dhe a mund të jetë ky kusht për Serbinë? Dhe pse duhet të nervozohet Serbia për këtë? “Nevrikosja” e saj është e rrejshme dhe shërben vetëm dhe vetëm për “ngritje të pazarit” në negociatat e ardhshme që e presin gjatë procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Kushti i vërtet që duhet t’i parashtrohet Serbisë është pranimi i pavarësisë së shtetit të Kosovës pa asnjë kufizim. Vetëm pranimi i pavarësisë së plotë të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë do i jepte fund konfliktit mbi njëshekullor serbo-shqiptar. Kurse për stabilizim të përhershëm të Ballkanit ka nevojë edhe për një kusht tjetër, madje shumë më të rëndësishëm. Këtë e them si nxënës i shkollave serbe, nga fillorja gjer në universitet. Duhet kërkuar nga Serbia ndryshimi i plan-programeve shkollore nga i cili duhet të mënjanohet “historia” e shkruar nga kisha serbe, pastaj edhe nga akademia e shkencave dhe arteve, që bazohet në gënjeshtra të shumta që flasin për Kosovën sikur për “djepin e Serbisë”. Po ashtu duhet mënjanuar edhe opusi epik mbi Kosovën, opus ky që për bazë ka mallkimin e të gjithë atyre që nuk shkojnë në luftë për Kosovën. Me këtë mallkim janë rritur gjeneratat e tëra në Serbi. Kur të rritet një gjeneratë serbe e çliruar nga ky mallkim, atëherë mund të presim që serbët vërtet të ndryshojnë në raport me shqiptarët.

    Por, shqiptarët nuk kanë kohë të presin rritjen e një gjenerate të re në Serbi. Ne duhet të kërkojmë dhe të këmbëngulim për të drejtat e barabarta me popujt e tjerë të Evropës duke përfshirë edhe të drejtën për referendum ku mund të shtrohet edhe pyetja se a duam të bashkohemi me Shqipërinë apo jo? Vetëm ky bashkim do të krijonte ekuilibër afatgjatë në Ballkan dhe do i shuante apetitet e Serbisë ndaj Kosovës.

    Të mbetemi me shpresë se kërkesat e Bashkimit Evropian, respektivisht të Gjermanisë, do të janë më të avancuara se ato të ambasadorit Kyrbi.

    1. paradoxal says:

      Respekte per mendimet e qarta me logjike te forte dhe argumenta bindese. ?

    2. mira says:

      shume sakte,

      ps kur zoti ambasador ben pyetje ka harruar te pyese se kush i merr pergjegjesite kur qeveria detyrohet (nga te ngjashmit e tij)te nenshkruaje mareveshje ne dem te Kosoves? Kur flitet per nacionalizem etnik perse perdoren dy standarte per nacionalizmin serb dhe kosovar?

  5. Lili says:

    Zoti ambasadori harron vetem nje gje:me ligje in qe nderkombtaret na Kane bâ per zgedhjet nuk ka shans mepasur perfasim korrekt e zgedhje te njerezeve jo te korruptuar ,si ne kosove si ne shqiperi sepse Njeshat vendosin kandidatet,jo baza….
    Per kete,ju jeni fajtor se déri dje iu konvenonte me i pasur ne dore keto kandidate qe tash ju Kane dalle prej dore?

  6. shqiptar says:

    kosova eshte bere si palestina e europes vend myslyman i bllokuar i pa njohur i perbuzur me ndikim te madh turk ku eshte bere nje mini turqi e Vogel turqit kane cdo gje ne dore atje
    te ishte kosova e krishtere ishte pavarsuar me kohe dhe ndoshta ishte bashkuar me shqiperine shqiptaret per sa kohe te rrine islamike muti i ballkanit do jene keq na vjen ta themi po e verteta eshte keshtu shikoni boshnjaket i maskaruan e sdo tia dije kush
    vendet me te prapambetura ne Europa jane shqiperia bosnja kosova edhe maqedonia qe te 4 vende me shumice myslymane a thua te jetre rastesi

  7. john says:

    fajin per kosoven e kane vete kosovaret ;;qe zgjodhen nje turk ne krye dhe qe po e shet kosoven tek serbet ;;;; dhe thaci qe po mbushe xhepat me dollare nga serbia ;;;; prandaj mos ja veni fajin te huajve ;anglise amerikes ;;;;po europianet e tjer sna duan ;;por faji e keni vete ;;;;hiqni turqit qe po ju shesin si ne kohen e skenderbeut ;;;dhe shqiptret ne kosove te jen te bashkuar ;;ja realiteti ;;;;

  8. TE BASHKUAR says:

    ZOTERI KA IKUR KOHA TE JEPNI MESIME, NESE DONI LIRINE, DEMOKRACINE APO ILIRET, JU DUHET TE DETYRONI SERBINE TE NJOHI ME SHKRIM KOSOVEN, NDRYSHE FUNDI DO TE JETE SI UKRAINA, DHE CFARE DO TE FITOJME ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje