Lavdrim Muhaxheri shfaqet i gjallë në lajmet e Euronews

27 Dhjetor 2015, 21:42Rajoni TEMA
Lavdrim Muhaxheri shfaqet i gjallë në lajmet e Euronews

“Rusia ka arrestuar dhe vrarë Lavdrim Muhaxherin”. Ishte ky lajmi i fundit që u dha nga mediat ruse dhe serbe ditë më parë, e që transmetua edhe nga portalet në Kosovë. Por, edhe ky lajm duket të jetë i rremë, pasi xhihadisti më i kërkuar shqiptar është parë i gjallë në një kronikë të Euronews.

Në lajmet kryesore të Euronews sot është parë në mesin e luftëtarëve të Shtetit Islamik (ISIS) edhe Lavdrim Muhaxheri, në raportin e titulluar “Rouhani nga Irani u kërkon vendeve myslimane të bashkohen (“Iran’s Rouhani urges Muslim countries to unite”) transmeton “Presheva jone”.

Ndonëse nuk bëhet e ditur se kur mund të jenë flimuar pamjet, aty shihet kosovari i shpallur tash e disa herë i plagosur dhe i vrarë në frontet e luftës së ISIS-it. Së fundmi ai u shpall edhe i arrestuar e i vrarë nga shërbimet sekrete ruse.

3 komente në “Lavdrim Muhaxheri shfaqet i gjallë në lajmet e Euronews”

  1. ua cfare arritje says:

    Ai eshte gjalle. Cfare lajmi per te shkulur floket. Sa na dritheruat. Ai eshte gjalle. Po boll ore se na haoet barkun me kete spiunin e infiltruar.

  2. tfgs1 says:

    upsss,lajm per korraket sunitokomentues kshq vari kkkkkkkkk……….

  3. Toni says:

    Akoma gjall qenke ti lesh qene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje