I kafshojnë gishtin dhe i vjedhin 8 mijë euro kosovarit, në pranga çifti zviceran

27 Dhjetor 2015, 10:50Rajoni TEMA

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kroaci. Një çift zviceran pasi kanë grabitur një argjendari në pronësi të një shqiptari nga Kosova por me banim në Kroaci, në përleshje e sipër i kanë kafshuar gishtin, duke i këputur një pjesë të tij.

Policia ka bërë të mundur arrestimin dy grabitësve. Një çift nga Zvicra kanë rënë në prangat e policisë kroate për grabitjen e një argjendarie në qytetin bregdetar të Crikvenicas.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 18:00 të së martës së 22 dhjetorit, ku Cederic. M, 22 vjeç, dhe Nadja. B, 45 vjeçe, të dy shtetas zviceranë, kanë grabitur argjendarinë e Anton Laçit, 61 vjeç, shqiptar nga Prizreni, i cili jeton prej vitesh në Kroaci. Çifti është futur në argjendari ku gjendej vetëm 61 vjeçari. Cederic. M ka nxjerrë një thikë dhe me dorezën e saj dhe grushta ka goditur në kokë disa herë Anton Laçin.

Pas kësaj ata kanë marrë disa bizhuteri në vlerë prej 8000 euro dhe janë drejtuar drejt derës për të dalë. Por pronari i argjendarisë ka tentuar ti ndalojë, duke u përleshur me ta. Në “luftë” me 22 vjeçarin zviceran, ky i fundit i ka kafshuar gishtin tregues të dorës së djathtë, duke i këputur një copë të tij, transmeton Oranews.

Gjykata në Riekë ka urdhëruar arrestimin e tyre të menjëhershëm për shkak të mundësisë së largimit nga shteti për t’i ikur gjykimit. Gjykata ka shtruar mundësinë e garancisë për liri prej 120.000 euro, por çifti zviceran nuk ka pasur mundësinë për ta paguar këtë shumë. Arrestimi i tyre u bë në dhomën e hotelit ku edhe u konfiskua një pistoletë me silenciator.

3 komente në “I kafshojnë gishtin dhe i vjedhin 8 mijë euro kosovarit, në pranga çifti zviceran”

  1. Fuck Greek Wanabes says:

    Ortodoksia sllavo-greke. Keta sumqima e mbajne veten per vellezer te suniteve-arabe greke qe jane maskuar si te krishtere!

  2. Koqevari says:

    Mu ma ka kafshuar mikun një zvicerane dhe se kam ber të madhe.

  3. l'ala says:

    Leci grindaveci neper fera hop hop beři bythen cop cop.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje