Trondit Albin Kurti: Policia kishte planifikuar të na vriste në 28 nëntor!

30 Dhjetor 2015, 10:05Rajoni TEMA

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti ka deklaruar në një emision të KTV-së se policia e Kosovës ka pasur qëllim të qëllonte me armë mbi protestuesit e opozitës.

Kurti gjatë intervistës për KTV-në ka thënë se policia anti-terror ka rrahur gjithë aktivistët e Vetëvendosjes që ishin të pranishëm në selinë e saj.

“Ne nuk mundim që në mes të rrugës ta prisnim policinë. Ata kanë filluar që të hyjnë nëpër të gjitha zyrat dhe kanë rrahur aktivistë të të dy gjinive dhe ua kanë drejtuar tytat e automatikëve në kokë dhe në gjokse. Ky është një lloj terrori që e kanë bërë atë ditë. Kanë futur aktivist edhe në tualet duke i rrahur. Erdhën tek unë, atëherë më kanë marrë dy ose tre policë, më kanë goditur në kokë dhe m’i lidhën duart, ka pasur shumë sprej, gaz lotsjellës, ka pasur shumë britma të shumë njerëzve të plagosur”, ka treguar Kurti momentet e arrestimit të tij.

“Ata na përgjojnë, ata kanë pritur që do të ketë diçka që do t’i përngjajë armës në mënyrë që të na vrasin. Është tipike për policin që ka shufër gome që të godas, por nuk është tipike që një polic që mban armë të të godas. Ata kanë pasur synim tjetër”, ka shtuar ai.

“Më dërguan në burgun e sigurisë së lartë për ta shfajësuar veten për ato që kanë bërë. Aty është izolimi shumë i madh. Gjashtë orë mund të shkosh në qelinë e përbashkët. Mandej ka bastisje të shpeshta. Për një javë na kanë braktisur katër herë. Burgu është i ri dhe i pastër. Është më i mirë se burgjet tjera. Këta politikanët thuajse e kanë bërë për vete atë burg”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se “është evidente se këta do të donin të qeverisnin pa opozitë. Nuk ka demokraci pa opozitë. Ne jemi dëshmia e demokracisë. Pa këtë opozitë Kosova bëhet regjim totalitar. Ne e kemi parë që qeveria Mustafa-Thaçi është një regjim, i cili në vend që ta mbrojë vendin na Serbia, ia demonstron pushtetin opozitës”.

7 komente në “Trondit Albin Kurti: Policia kishte planifikuar të na vriste në 28 nëntor!”

  1. emigranti says:

    Turp per qeverine se si e trajton opoziten.
    V.V. eshte shpetimi I Kosoves.
    Trima dhe mendje te tilla si Albin Kurti ka sot me shume se kurre Kosova dhe mbare hapesira shqiptare.

  2. Gjyshi says:

    Albin Kurtin duhet ruajtur shume, jo se vlen, POR se ne rast vrasjeje, nga nje pjese e popullit do te shpallej hero. E ai nuk eshte i tille. Ai eshte nje tip qe , ne mungese te vlerave e ideve, kerkon ” mjegulle ” qe te ” shitet” patriot.

  3. Treviso says:

    Si munde te zgjidhet nje kryeminister pa ju shqyrtuar dosja personale? Kosova do te vazhdoje kete rruge nese zgjedh ne krye te shtetit njerez si Mustafa qe nuk i kan sherbyer popullit as nje ore,por i kan sherbyer tjeter regjimit.

  4. LLAZAR PETUSHI says:

    ALBIN KURTI ESHTE ENDRRA E KOMBIT TONE PER TA BERE ATEDHEUN TONE ZVICERA E BALLKANIT.

  5. Jak-Boston says:

    Eshte si eshte Albin Kurti eshte i vetmi politikan shqipetar ne rajonin e ballkanit qe ka guximin te kerkoje hapur bashkimin e shqipetareve.
    Ata qe mbahen si patriote neper kafene kane frike jo te kerkojne nje gje te tille por kane frike qe te mbeshtesin edhe ata qe ja e kurajoze.
    Keshtu qe vetem trushpelaret dhe te shiturit e kane te veshtire te gjejne se kush jane patriotet e kush jo.

  6. Kuq e zi says:

    Z.gjyshi
    Sipas teje zajednica dhe percaktimi i kufirit me malin e zi eshte mjergull??
    Bosnja eshte fakt i pakundershtueshem qe me rep.serbe mbenda eshte 100 vjet ne vend numero ne shah kjo gjendje e saj quhet “pat”
    Ndersa qeveria eshte treguar me keqe se gruevski ndaj opozites por ajo qe bie ne sy eshte heshtja e be-se ne te kundert te maqedonise

  7. konti says:

    Edhe Albin Kurti ne stilin e Tom Doshit, qe behet hero i gazetave me vrasje imagjinare. A nuk e kishte Mustafen para 6 muajsh ne kualicion kunder Thacit. Pse athere Mustafa ai ishte burre i mire e tani jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje