Huffington Post : Agjenda neootomane e Turqisë në Kosovë

30 Dhjetor 2015, 14:53Rajoni TEMA
Huffington Post : Agjenda neootomane e Turqisë në Kosovë

Devid Filips

Ne të gjithë i përkasin një historie të përbashkët, kulture të përbashkët, qytetërimi të përbashkët Ne jemi njerëz të cilët janë vëllezërit e kësaj strukture. Mos harroni, Turqia është Kosovë, Kosova është Turqi! ” ka thënë presidenti i Turqisë Erdogan gjatë një vizitë në Prizren në tetor të vitit 2013.

Politika e jashtme turke në Ballkan promovon një agjendë neo-Otomane me qëllim për të zgjeruar ndikim e saj në ish-territoret e Perandorisë Osmane. Turqia e eksporton islamizmin nën pretekstin e bashkëpunimit kulturor, gjithashtu kërkon advantazhe ekonomike duke përdorur bizneset si fuqizim për interesat e saj nacionale.

Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Zhvillim Ndërkombëtar është mjeti i parë përmes së cilit Turqia po avancon agjendën e saj ideologjike. Kjo agjenci (TIKA)  është pararojë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Turqisë (AKP), e cila mbështet organizatën “Vëllezërit Mysliman” në mbarë botën.  TIKA drejton një politikë të jashtme paralele dhe plotësuese për institucionet zyrtare shtetërore, duke u koordinuar me Minsitrinë e Kulturës së Turqisë dhe me Kryesinë e Çështjeve Fetare për të promovuar agjendën islamike të AKP.

Agjencia Turke e Bashkëpunimt dhe Zhvillimit Ndërkombëtar operon nën maskën e një agjencie të mirëqenies sociale. Në Kosovë, kjo agjenci mbështet më shumë se 400 projekte në fushat e bujqësisë, shëndetësisë dhe arsimit. Si për shembull një kujdes shëndetësor i përballueshëm për masën në Kosovë ofrohet në spitalet dhe klinikat turke të drejtuara dhe sponsorizuara nga TIKA.

Pavarësisht aktiviteve të tyre të gjera, gazeta “Zëri” raporton se Banka Qendrore e Kosovës mes viteve 2009-2014 ka regjistruar vetëm 2.7 milionë euro të transferuara nga TIKA në xhirollogarinë e tyre në Kosovë. TIKA shumicën e fondeve i transferon në para të thata pa asnjë regjistrim zyrtar, në mënyrë që të mos tërheq vëmendje për aktivitetet që bën. Shumica e fondeve nga TIKA janë përdorur për të restauruar monumente otomane dhe për të ndërtuar xhamia. Si për shembull kanë mbështetur restaurimin e varrit të Sultan Muratit në Kosovë, ka rindërtuar objekte fetare si xhaminë Fatih dhe xhaminë Sinan Pasha që i kanë kushtuar 1.2 milionë euro.

Që nga viti 2011 TIKA ka restauruar për afërsisht 30 struktura religjioze që ndodhen nga periudha Osmane dhe 20 xhamia të reja në të gjithë Kosovën. Erdogani ishte ai që personalisht u zotua se do të jepte fonde për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Prishtinë.  Përveç kësaj, TIKA mbështet sindikatat rajonale islame. Ajo subvencionon projekte të mobilizimit social në bazë komunitare, duke promovuar Islamin.  Rrjeti i komunitetit mysliman të TIKA-s  i përbërë me udhëheqës mysliman dhe imamë duke përfshirë dhe ata turk, promovojnë në mënyrë aktive islamin.

TIKA gjithashtu sponsorizon shkollat në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Pejë. Disa shkolla ofrojnë mësim kuranor, si dhe mësimin e gjuhës turke. Deri në 20.000 turq banojnë në Kosovë, ku turqishtja është gjuhë zyrtare. Ambasada turke në Prishtinë jep 100 bursa çdo vit për kosovarët për të studiuar në Turqi.

Por jo të gjitha shkollat e mbështetura nga TIKA janë pjesë e sektorit të arsimit formal. Disa nga to funksionojnë si medrese duke ofruar edukim islamik, kështu duke kontribuar në radikalizimin e rinisë kosovare. Qeveria e Kosovës pranon se më shumë se 300 kosovarë i janë bashkuar Shtetit Islamik në Siri. Kjo shifër daton qe dy vite mirëpo numri aktual sot mund të jetë shumë më i lartë. Qendrat Kulturore Turke Yunus Emre, janë gjithashtu mjete për të përhapur ndikim turk, sipas statusit të saj kjo qendër

“ofron shërbime jashtë vendit për njerëzit që duan të kenë edukim në fushat e gjuhës turke, kulturës dhe artit, për të përmirësuar miqësinë ndërmjet Turqisë dhe vendeve të tjera.”, kjo si mbështetje për institucionet arsimore dhe si një mjet propagande për të krijuar një përshtypje pozitive ndaj Turqisë në mesin e kosovarëve. Ministri turk i Arsimit kur vizitoi Kosovën publikisht iu kishte kërkuar institucioneve të Kosovës të ndryshonin tekstet e historisë, në mënyrë që osmanët të portretizohen si çlirimtarë dhe jo si pushtues.

Gjithashtu Erdogani kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të mbyllen shkollat e përcaktuara nga Fethullah Gylen, me të cilin ai ka pasur një mosmarëveshje. Zyrtarët e Kosovës pranuan edhe pse shkollat nga Gulen ofronin arsim më cilësor për kosovarët.

Biznesmenët turq gjithashtu përfitojnë nga promovimi fetar e kulturor i Turqisë.

Pas Serbisë Turqia është partneri më i madh tregtar i Kosovës. Vëllimi i tregtisë midis Turqisë dhe Kosovës në vitin 2012 ka qenë 206.5 milionë euro. (eksporti në Kosovë ishte 199.5 milionë euro ndërsa importi nga Kosova vetëm 7 milionë euro). Vëllimi i tregtisë kishte rënë në vitin 2013-14 për shkak të një ngadalësimi ekonomik në rajon.

Tenderët për disa nga projektet më të mëdha publike në Kosovë janë fituar nga kompanitë turke si kompania Limak Holding e cila fitoi koncesionin për të menaxhuar Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe Çalik-Limak gjithashtu fitoi Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë në Kosovë. Limak është zotuar se do të investonte 300 milionë euro në sistemin e transmetimit, por ky investim ende nuk është materializuar.

Autostrada Merdare-Morinë që lidh Kosovën me Shqipërinë është ndërtuar nga kompania turke e ndërtimit, Enka, në konsorcium me Bechtel dhe Çalik-Limak sapo ka filluar ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Çmimi i tenderëve mund të jetë dhe subjekt i ndikimit politik. Çalik Holding dhe Limak janë politikisht mirë të lidhur ku dhëndri i Erdoganit është një aksionar kryesor në Limak.

Gjithashtu sistemi bankar turk dominon sektorin financiar të Kosovës. Shumica e bankave më të mëdha të Kosovës janë turke duke përfshirë Bankën Ekonomike Turke (TEB). Më shumë se 900 kompani turke operojnë në Kosovë dhe rreth 7,000 kosovarë janë të punësuar nga kompanitë turke si për shembull në sektorët e përpunimit të ushqimit dhe tekstilit. Duhet të ceket se në bizneset ku pronari është turk, është e vështirë për t’u pranuar ose për të mbajtur një vend pune në qoftë se nuk dini të flisni turqisht.

Kadri Veseli, një politikan i Kosovës, ishte një ish-kritik ndaj interesave turke që kishin ndaj ndërmarrjeve shtetërore të Kosovës, mirëpo pasi që u bë kryetar i parlamentit të Kosovës, Veseli nuk ka thënë asnjë fjalë në lidhje me dominin e ekonomisë turke në vend. Ai dhe politikanë të tjerë të Kosovës, përfshirë ministrin e jashtëm Hashim Thaçi, kanë lidhje të ngushta me Erdoganin, si dhe me biznesmen turk dhe udhëheqës politikë.

Turqia ka betonuar ndikimin e saj përmes bashkëpunimit të sigurisë, ku rreth 2,000 ushtarë turq ishin vendosur si pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it në vitin 1999 dhe ende janë 350 ushtarë turq në Prishtinë dhe Prizren. Turqia gjithashtu ka treguar gatishmërinë e saj për të marrë përsipër kontrollin e bazës amerikane Bondsteel  në Kosovë, pasi forcat amerikane të tërhiqen.

Në të njëjtën kohë Turqia ka treguar se është një partner i besueshëm politik. Kur u pavarësua Kosova, Ankaraja në fillim kishte ngurruar për ta pranuar, e gjithë kjo shkak që të mos krijonte trazira mes pakicës kurde në Turqi. Megjithatë, Turqia ishte një nga vendet e para që ta njohin Kosovën kur ajo shpalli pavarësinë nga Serbia.

Kryeministri Ahmet Davutollu e sheh Turqinë si një fuqi rajonale dhe një alternativë ndaj BE-së për vendet si Kosova. Solidariteti Mysliman është elementi kryesor i strategjisë së Davutoglu për të zgjeruar ndikimin e Turqisë.

Mirëpo integrimi i shpejtë në institucionet euro-atlantike është antidoti më i mirë për ndikimin e Turqisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimi i ngushtë mes SHBA-ve dhe Kosovës mund të veprojë si një mburojë kundër eksportit të vlerave islamike të Turqisë. Kjo mund të parandalojë radikalizmin e mëtejshëm të shoqërisë kosovare dhe të ndalojë rrjedhën e kosovarëve për t’u bashkuar me ISIS./Zeri/

30 komente në “Huffington Post : Agjenda neootomane e Turqisë në Kosovë”

  1. ferri says:

    Kosova do e pesoje nga Turqia

  2. millosh kopiliqi says:

    Nga turqia kerkojme financimin e shkollave shqipe ne turqi, TV shqiptare, parti politike shqiptare, njohjen zyrtare te identitetite shqiptare (arnauteve)…..!!!! Sa pere idene neootomane, gjermani ia “pshurre” pa lufte fare.Kjo turqi nuke ka shance te rritete pore do te ndahete.

    1. albaniafirst says:

      Erdogani vete eshte nje nga arrnautet per te cilet ti ben fjale. Ai flet shqip me mire se une dhe ti

  3. hehe says:

    e njejta gje po ndodh dhe ne shqiperi. hapni syte!

  4. turku biznesin e bene me serbet xhamirat edhe hamamet i ben ne shqiperi says:

    lexoni mor turkofila vijne na shesin islamin qe ste hyn ne pune na ndertojne edhe xhamirat qe te ham koqet e imamve dhe marrin edhe ekonomine ne dore.
    edhe themi ne pse nuk na pranon Europa…
    si do pranoje Europa vende ku islami radikal rritet cdo muaj dhe xhamirat mbijne si kerdhpudha ka me shume xhamira se sa shkolla

    si do behet shqiperia si Europa apo fqinjet ku akoma ne nuk jemi cliruar
    me emra hasan muhamet Osman etj me erma qytetesh turk sllav grek edhe nuk perdorim emrat tane ilir

    restaourojme vetem xhamira edhe hamara turk dhe asnje veper kulture te arberise apo ilirse
    si do pranohet nje vend ne Europa ku jemi vendi i vetem ne ORGANIZATEN ISLAMIKE

    si do behemi nje vend ku me ndikmin e turqise islmaike ofendohet gjergje kasteiroti nene terez Fishta etj etj vetem se jane krishtere

    kjo organizta TIKA finacon islmain radikal dhe shperlarje truri te rinise shqiptare po rritet nje brez injorant

    ma gjeni ne grek ose serb bullgar kroat maqedonas ti thote turkut vella si ne. me gjeni nje popull ti thote pushtuesit te tij 500 vejcar vella
    ka plot aryse jemi populli me turkoshak dhe i prapmbetur i ballkanit

    greku edhe turku perparuan se jane kristiane dhe u cliruan nje here e mire nga erresira turke ndesra ne jo akoma

    5.000.000 milione shqiptar ne turqi asnje shkolle shqipe 5 .000 turq ne kosove kane unviveristet ku eshte vllazeria ketu

    1. tfgs1 says:

      Zike pederi mund te te sqaroi per kete turqezim te shqiperise…..

    2. Casperas33 says:

      Ma shpjego pak se si Tika financon Islamin Radikal, por po nuk ma vertetove, gjej ndonje vend per tu feheh..

  5. LekHamzai says:

    Urra!Kosove+Shqiperi+Turqi =mesjete.

    1. VIRUSMETA says:

      HAHAHHAHA…Turqi edhe pse kane 60 vjet qe shijojne perendimin, edhe pse Perendimi i shpetoi nga vdekja e barbarizmi Serboslav, edhe pse i futi ne burg Saliu e i shiti nafte Miloshevicit, edhe pse na shiti detin te Greku prape Saliun duan vetem e vetem se nuk eshte magjyp orthodoks nga Jugu…..tani jane me Lu Lune, nje tjeter serb e armik i Shqiperise…..

      Rrofte vetvendosja, qe nuk lejoi krijimin e republikave serbe brenda Kosoves..kesaj Turqie shqipfolese.

  6. Lorik says:

    Turqia investon ne serbi ne sektorin ekonomik me Industri kurse ne kosove ne shqiperi ne xhamia e radikalizem islamik

  7. Alban Hamzai says:

    Turqia po ben ne Shqiperi te njejten gje.Per 500 vjet Turqia na ndryshoi fe-atdhe,botekuptimin,veshjen,zakonet,na mesoi zanatin e vrasesit me pagese qe e ushtrojme prape tani.Rilindasit shkruanin:bere derr e arine,cdeshe qe bere Turqine!Mos te jemi ne Evrope vetem gheografikisht,por edhe menderisht.

    1. aaa says:

      Po te dalish ne votime 90% te shqiptarve do te votojn pro,a po dush me nji grusht krishter ta ndrrojsh mendimin e 95%.shpurru more bq.

      1. albaniafirst says:

        “aaa”- 90% e shqiptareve eshte kunder turqizimit te trojeve shqiptare.

      2. i says:

        Nga censusi me Shqiperi pak ishin fetare. Gjithsesi jane tek 60% myslimanet e trasheguar, jo myslimanet besimtar. Besimtaret jane a sjane 3-5%…
        Pastaj aty nga je ti ndryshon puna sepse aty shkon ne qender te kryeqytetit ne qebabtore dhe ska alkool

  8. akili says:

    Shqiptaret ja kane pare sherrin osmaneve 500 vjet rresht e s’po na ndahen as sot e kesaj dite aspjellat e tyre dhe e as bastardet qe kane lene ne ballkan. Shqiptaret e Kosoves duhet ti mbajne larg islamiket e c’do lloji ose perndryshe do perfundojne si terroriste islamike. Dihen shume mire synimet e Erdoganit per neo-Otomanizimin e rajonit me parrullat e “vllazerise” nderkohe qe popujt e ballkanit jane masakruar dhe lene ne nje gjendje te mjeruar pikerisht nga te ashtequajturit “vellezer” Turq. Me shume se te tjeret kete “vellazeri” e kane paguar shqiptaret duke u coptuar mes shteteve ballkanike e duke u shperngulur nga trojet e tyre nen hyqmin e Turqise. Kush i beson pallavrave turko-islamike o s’eshte shqiptar o eshte budalle.

    1. xxxx says:

      akil a mendojsh qe e flasish gjuhen e imponuar qe je shqiptar a,ku i ke farefisin te martuar,me shqiptar jo a,martojsh robt ne maqedoni e Serbi,e kne thirresh ne shiptari nuk te kuptoj fare.

  9. Akilis says:

    Me mire me Turkun d.m.th Turk nga emrat,Bese,Identitet se sa Orthodoks qe kemi qene per 1000 vjet Bizant Greke,me emra Greke,Bese Orthodokse Greke,identitet Greke.
    O sa mire eshte Shpata Turke,Pengjet Turke,Allahu Pellazg,Hoxhet qe thone qe Turqia nuk erdhi me Lufte por me Saze,Violi,Kllarinete.
    O cfre Ahengu eshte bere per 500 vjet ketu ne Albanistane me Bejlere dhe Pashallare,me femra qe vallezonin per keta qe krijuan kete shtet,sa Greket na kane “Zili” prandaj na detyrojne te nderojme emrat nga mahmut,Safet,Enver,Ahmet,Ismail,Sulejman ne Stavro,Spiro,Jorgo,Vasil.

    1. aaa says:

      akilis,prej veres e ki ushtrin Turke kemb kryq ne kampin BONSTILL,e dij qe ste pylqen,po kjo eshte politik,dhe politika e NATOS eshte ashtu,se ata se vesin pakicen katolike,as ne Kosove as Shqiperi se si e vendosin rendin e ri botror,juve minoritarve ju thojn sit ju pelqeje mundni me rrit,simos tju pylqeje shpurrnu ne veri te malit zi pre kujt u shperngulet ne koh te Romes,ku ne vendin e juaj vendosi crnagor.Vlen ta ceki edhe kete,vitin e kaluar Ertdogani pat thene,ishim 500 vite ktu,po tashti erdhem per te mbetur pexhithmone.

  10. Ing.Hidroteknik says:

    Autori është hapur duke punuar për Rusinë. Ai po e thotë të dëngla. ‘Osmanët’ ishin këtu 500 vjet. Mohimi i kësaj është e barabartë me mohimin e ‘2 Hidrogjen 1 Oxygen’ Keqardhje gazetën tonë merr atë serioze.

    1. GPD says:

      Mos eshte i njejti person ky David Philips qe na instaloi Sali Berishen qe me vome te na futi me urdher te Amerikaneve ne Konferencen Islamike ?!

  11. Lepuri says:

    “Huffington Post” eshte pro Rusise dhe Armenise. Akizon Turqine mbi gjithcka. Gjithashtu akuzon edhe komunitetet e shkencetareve qe dhurojne cmime per shkencetaret Turq. A jeni juve “avokat” i nje gazete kaq irracionale dhe grupit nte njeanshem ne Shqiperi?

    1. tt says:

      Normale pse ca kujton ti do jete pro Turqise nje vendi alaet te ISIS? Turqise i ka ngelur Kosova dhe Bosnja ne Evrope, s’do mo njeri ti shofi surratin te pabesve.

  12. Crusader says:

    Identiteti Shqiptar ne Ballkan, eshte marre peng totalisht nga axhenda Neo Otomane e Erdoganit dhe Turqise. Eshte nje fatkeqesi e madhe, e cila do ti kushtoje shume shtrenjte kombit Shqiptar ne te ardhmen. Duhet te jesh ne gjume, qe mos ta shikosh kete realitet sot.

  13. Kurbinas says:

    Ku ti keni tgjall e tdekm o turqit e bythes se identiteti arbror e gjaku i arbrit jan perjetsisht te pathyeshem e vetem plasni nga inati o flliqsira spermet shkretins tna hani kkkkk pershendes gjith arberoret nga Tivari ne Pater

  14. ESSESI... says:

    Gezuar Vitin e Ri 2016, gjithe shqiptareve te vertete anembane botes,…gezuar edhe mbetjeve osmane shqipfolese, me shpresen qe keto te fundit te kthejne koken prapa ne histori dhe te shpallin te verteten e identitetit te tyre europian…ZOTI ate qe e beri me dashuri ,e do dhe e mbron deri ne fund te kesaj bote…GEZUAR!!!…

  15. ESSESI... says:

    Gezuar Vitin e Ri 2016, gjithe shqiptareve te vertete anembane botes,…gezuar edhe mbetjeve osmane shqipfolese, me shpresen qe keto te fundit te kthejne koken prapa ne histori dhe te shpallin te verteten e identitetit te tyre europian…ZOTI ate qe e beri me dashuri ,e do dhe e mbron deri ne fund te kesaj bote…GEZUAR!!!…….

    1. aaa says:

      Qdo pakic ne nji shtet flet gjuhen e shumices,ne qfar llogarije erdhe,athua shumica e 86% ne Shqipri pe folka gjuhen e minoritetit qe se kalon 3% histeri-a.

  16. ESSESI... says:

    Gezuar Vitin e Ri 2016, gjithe shqiptareve te vertete anembane botes,…gezuar edhe mbetjeve osmane shqipfolese, me shpresen qe keto te fundit te kthejne koken prapa ne histori dhe te shpallin te verteten e identitetit te tyre europian…ZOTI ate qe e beri me dashuri ,e do dhe e mbron deri ne fund te kesaj bote…GEZUAR!!!……….

  17. ESSESI... says:

    Gezuar Vitin e Ri 2016, gjithe shqiptareve te vertete anembane botes,…gezuar edhe mbetjeve osmane shqipfolese, me shpresen qe keto te fundit te kthejne koken prapa ne histori dhe te shpallin te verteten e identitetit te tyre europian…ZOTI ate qe e beri me dashuri ,e do dhe e mbron deri ne fund te kesaj bote…GEZUAR!!!…………………

  18. shqiptar says:

    eshte gazete proruse edhe armeninaine nuk e di po kjo qe shkruan ky gazetar jane te gjitha te verteta

    per komentuesin me lart casperas33 eja m ha nje cik ate mikun me kercenimet e tua haxhiqamil i kohev moderne

    ku e shesh turkun qe islmizon shqiperine cudi vjen erdogani ne shqiperi nderton vetem xhamira se kosoven e ka bere si palestine edhe kosova me kte radikalizim as viza e as ka per te njohur kurre

    shumica e xhihadistve shqiptare kane ikur nga turqia me lidhjet atje me partine e erdoganit

    pastaj tika edhe erdogani dhe ministri i tij jashtem davutolgu ka shkrujatur nje liber ne 2002 THELLSIA STRATEGJIKE

    KU THOTE TE FAQET 40 85 SHQIPTARET JANE MBETRUINA OSMANE NE KETO VENDE DO PUNOJME FORT PER RINGRITJEN E KULUTRES OSMANO TURKE A DO ME PROVA KOKLOQE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje