James Bond ishte serb?

6 Janar 2016, 21:42Rajoni TEMA

James Bond ishte serb. Ai quhej Dushan (Dushko) Popov dhe ka lindur më 10 korrik 1910 në Titel, që në atëkohë ishte pjesë e Mbretërisë Austro-Hungareze.

Ky, në fakt, ishte inspirim për Ian Fleming, që të krijojë personazhin e agjentit 007, në novelën e tij të parë, më 1953, që u pasua edhe nga shumë tjera më pas.

Popov ishte një agjent i trefishtë gjatë Luftës II Botërore. Ai, siç raportojnë shumë media, dhe siç thuhet në shumë emisione e dokumentarë, ka ndihmuar shumë forcat aleate në luftën kundër gjermanëve. Bile, ka paralajmëruar edhe sulmin e japonezëve në Pearl Harbour, më 1941, por nuk është marrë seriozisht.

Ç’është e vërteta, edhe vetë Fleming, që shkroi për James Bond-in, ka qenë spiun, që ka punuar për shërbimin sekret informativ britanik, transmeton Klan Kosova. Ai e kishte për detyrë ta përcjellë Popovin, që po ashtu ishte i angazhuar në MI6, me emrin e koduar “Tricycle”.

Pos britanikëve, serbi ka punuar, nën emrin “Duško”, për inteligjencën dhe kundërinteligjencën e Mbretërisë Jugosllave, por edhe si “Ivan”, për shërbimin sekret gjerman “Abwer”.

Për shkak të gjithë këtyre angazhimeve, Popov ka qenë shumë aktiv dhe ka patur punë me shumë njerëz, përfshirë edhe femra të bukura. Me të përfunduar të luftës, Dushko ka jetuar në Amerikë, ndërsa është njohur për një stil ekstravagant të jetesës, ashtu sikur paraqitet Bond në filmat e tij.

Popov ka shkruar memoaret e tij “Spiunimi, kundërspiunimi”, më 1974.

Ai ka vdekur më 1981.

 

10 komente në “James Bond ishte serb?”

  1. .... says:

    Ha ha ha ha ha ha ha prit kur te na dali grek javes tjeter

    1. Shpellari says:

      Gabim, James Bond ishte kosovar i lindun ne Rahovec, simbas archives se fakultetit te historise prane universitetit te Rahovecit, quhej Xheme Bolja apo Bolaj, baba i tij kishte nji pijetore aty te Ura e Shejte, thuhet qe Xhema shpesh-here pinte shume raki rrushi sa qe njihere ra n’lumin Drin dhe gati kopi!

      1. Meti says:

        HahahahahahahahahahahahahahFaleminderit qe ma ktheve humorin ne pike te mengjesit???????

      2. ..... says:

        Humor jevgjitesh te Kishesh se koqevyshkurit apo jo Shpellari ha ha ha ha ha

    2. tt says:

      Pse o byrazera ca prisnit ju te ishte, shpellar nga Albanistani?

  2. poli says:

    Fleming e ka krijuar Bondin duke nderthurur veti dhe tipare te agjenteve sekrete qe i ka njohur vet.
    Fleming based his fictional creation on a number of individuals he came across during his time in the Naval Intelligence Division during World War II, admitting that Bond “was a compound of all the secret agents and commando types I met during the war”.[1] Among those types were his brother, Peter, who had been involved in behind-the-lines operations in Norway and Greece during the war.[2] Aside from Fleming’s brother, a number of others also provided some aspects of Bond’s make up, including Conrad O’Brien-ffrench, Patrick Dalzel-Job and Bill “Biffy” Dunderdale. (wikipedia)

  3. Mali says:

    Sa budallik i madh. Gazetaret medioker kosovar e shqiptar bien pre e propagandes te semure serbe. E tha mire nje komentues pak me pare, prisni kur te dali grek javes tjeter hahahaha

  4. Alfred says:

    Siç duket nga gazeta ne frengjisht titulli eshte shkruar:Bond ekziston:ai quhet Popov.Pra nuk thote qe Bond ishte serb????dhe nuk e dijme se çfar eshte shkruar ne kete gazete??gazetari mund te shkruaj çdo gje por duhet vertetuar me pare se te shkruhet per dike apo diçka.Flm

  5. albaniafirst says:

    Popov ishte kroat dhe jo serb. Pseudonimi i tij ishte “tricikli”. Ka edhe nje rroman te shruar per te qe e kam lexuar rreth viteve 70-80 dhe pershkruan aktivitetin e tij. Popov studjoi ne Austri e Gjermani dhe ishte shume I afert me rrethet e larta te parties naziste. Ai fillimisht u rekrutua nga sherbimi I fshehte anglez, te cilit I qendroi besnik deri ne fund. Po ky sherbim e dergoi ne SHBA per te raportuar per planin japonez per te sulmuar Perl Harperin, por nuk u muarr seriozisht nga amerikanet, qe ishin te informuar nga tre kanale te ndryshme per kete sulm qe bene japonezet ne bazen e tyre ushtarako-detare. Amerikanet sakrifikuan disa nga anijet me te vjetra dhe te parendesishme te tyre, per te justifikuar para opinionit te tyre public hyrjen ne Luften e Dyte boterore, histori e ngjashme kjo me renien e kullave ne Manhatan. Pra, edhe njehere, Popov ishte kroat dhe jo serb.

  6. james says:

    Se kjo gazete boton bejte tani me dihet….
    Agjenti ne fjale D.Popov, nuk ishte as serb teresisht, vinte nga prinder te perziem. Ky ka jetuar ne Dubrovnik Kroaci e jo ne Serbi. Ishte bir i nje familje dalmate shum te pasur.Filloi heret te punoi per sherbimin sekret te Mbreterise Jugosllave. Vazhdoi shkollimin ne Gjermani ne nje universitet prestigjioz dhe elitar te kohes.Qysh si student ngiste veture sport, prishte para te pallogaritura, conte nje jete te shfrenuar. U rekrutuar permes shokut te vet gjerman ne sherbimin sekret ushtarak te ABVERit, pastai me fillimin e luftes filloi te punoi per anglezet.Ku edhe avancoi mjaftdhe u dergu me emision ne SHBA.Drejtori i FBI amerikane Hoover e arrestoi fillimisht pastai e liroi me mbikeqyrje dhe pas nje kohe te shkurter e perzuri per Europe si te dyshimt, ekstravagant dhe moralisht i komprometuar.Pas lufte u perzu nga Anglia
    dhe jetoi diku ne France i vetmuar me nje maroken besnik te ti.
    Kjo pak a shume eshte e verteta e “James Bondit serb” tjerat jane sajesa qe ai vet i konstruktoi ne nje memoar te ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje