Deri tani na ishte thënë se reforma në drejtësi po realizohej nga një grup ekspertësh të pavarur, shumë të pavarur, me integritet dhe pa konflikt interesi. Ca e besuan, ca jo, pjesa më e madhe ishte skeptike! Dha ja ku jemi: ditën kur partitë ranë dakord të rifillojnë punën me konsultime midis përfaqësuesve të tyre juristë, pra ekspertëve të partive, disa nga ekspertët e “pavarur” papritur morën mandate politike dhe janë në tryezë në emër të ekspertëve të deleguar të partive politike! Grupi i ekspertëve të lartë publikoi një draft ligjor mbi sugjerimet e Komisionit të Venecias. 24 orë më pas, me urdhër të partive politike, ata hoqën dorë nga drafti dhe nisën bisedimet në nivel “ekspertësh” me të deleguarit zyrtar të opozitës dhe qeverisë, – këta të fundit, – shumica, juristë të aftë, por me sponsor dhe axhendë të qartë politike!
Si është e mundur që brenda 24 orëve të bëhen palë, – të jenë edhe të pavarur edhe politikë, edhe ekspertë edhe zëdhënës të përzgjedhur të selive të partive politike? Si është e mundur që asnjë prej tyre nuk refuzoi ofertën e bërjes palë politike, duke thënë: “mjaft, nuk marr urdhra nga partitë, nuk u shërbej atyre, jam ekspert dhe kam integritet, ndaj heq dorë nga tryezat dhe bisedimet partiake përderisa e kam dhënë mendim dhe jam prezantuar në publik si ekspert i pavarur profesional”, !?.
Si është e mundur që në Shqipërinë tonë gjenden kaq pak individë që refuzojnë ofertat partiake dhe tregojnë respekt për interesin publik? Kaq pushtet të madh kanë partitë politike në Shqipëri sa kanë politizuar gjithçka, dhe mund të përdorin e keqpërdorin edhe profesorët e të drejtës si dhe drejtues të institucioneve akademike? A mund të kemi drejtësi të pavarur nesër kur humbën shansin të kemi sot ekspertë të pavarur, të cilët të mund hartonin 5 faqe nene e draft propozime?
Kompromisi mund edhe të funksionojë, të hënën mund të kemi edhe një ose dy drafte paralele për sugjerimet e Venecias, procesi mund edhe të ecë, reforma mund edhe të bëhet, – gjithçka mund të ndodhë, por ajo nuk u lejua të ndodhë, dhe nuk do të ndodhë është fakti se i mohuam vetes të kemi një shoqëri jo politike, një zë profesional jo politik, një alternativë qytetare jo politike, një tribunë vlerësimi jo politike, një ekspertizë jo mbi axhenda politike, – pra i mohuam shpresën të kemi atë që është thelbësore për një demokraci funksionale, – komponentin qytetar e civil, me integritet, kurajë dhe aftësi që të jetë në gjendje, edhe me akte simbolike dhe frymëzuese, të bëjë diferencën në vlera e parime nga sistemi korruptiv oligark partiak i mbi-pushtetshëm në Shqipëri. Çfarë zhgënjimi!
ETA,IRA,17NENTORI se shpejti edhe ne Shqiperi,ndrishe ai vend shkoi per lesh……….politikanet duhet te mendojne per koken perpara se te grabisin apo te bejne nje padrejtesi ndaj popullit!
grupet terroriste le te rrine ku jane krijuar…JOOOOO NE SHQIPERI !
E drejte Z.Krasniqi Si ka mundesi pyesim edhe ne? Si ka mundesi qe Sali Berisha nga komunist te kthehet demokrati me i madh i planetit toke brenda 24 oresh.Si ka mundesi? Sic na zhgenjeu sala, dhe kjo ishte e pritshme duket se do te na zhgenjeje edhe reforma ne drejtesi.Nuk besoj se kjo reforme do te fusi ne burg salen per krimet e tij as dhe ti marri pasurine e pajustifikuar femijeve te tij.
Eshte per te ardhur keq,por eshte fakt,ne nuk kemi shoqeri civile te pavarur,nuk kemi profesionist te pavarur, ne jemi nje shoqeri qe shkojme vullnetarisht drejte mjerimit, me perkrahim vullnetarisht te fortin dhe jo te drejtin, neve na pelqen skllaveria moderrne,na pelqen te jemi te nenshtruar,na pelqen te jemi te varfer,dhe nje popull i nenshtruar eshte nje popull pa te ardhme,eshte nje popull ne zhdukje.Ne e kemi per nder te shkojme neper mitingje te partive,te ketyre horrave e hajduteve, ndersa shoqeria civile per ne nuk ekziston,ne jemi nje shoqeri e pa organizuar ne shoqeri civile apo sindikata, ne do vazhdojme te vuajme si shoqeri pasojat e injorances sone
Derri nuk behet pelikan.
Nuk eshte vetem zhgenjim z. Krasniqi po eshte dhe fuqi e status, eshte dhe ekzistence. Dhe qe te kesh fuqi pasuri e ti ruash ato nuk duhet te kesh skrupuj, nuk duhet te kesh moral qe, neser te mos jesh viktime. Nuk eshte puna se kane ndryshuar rregullat e lojes! Jo! Ato jane po ato; dhe ne nuk kemi pasur asnjehere rregulla te drejta loje se ato nuk kan ekzistuar dhe ne na eshte hequr dhe e drejta te imagjinojme per rregulla loje te ligjshme, te drejta se ato nuk kane ekzistuar asnjehere dhe ne jemi ne kete zgrip vemjesh vegjetimi nen pushtetin e ftohtesise se antivlerave dhe ky eshte fatalitet. Ne na duhet vetedijesi, na duhet ndergjegje dhe perceptim i shembullit te mire qe te prekim realitetin dhe pastaj te ndezim idealizmin e te ndertojme standarte e rregulla loje me ligje dhe jo me gangstere dhe pushta qe kane vene standarte te tilla komunikimi qe kane dizenjuar te tille arkitekture ku humbes jane populli dhe fitues jane kriminelet. Eshte shgenjyese po e vetmja ndjenje perceptimi si ndjenjesi e prekshme eshte qe ky popull ka deshtimin dhe pafuqine dhe kudo i tradhtuar. Ky eshte popull qe nuk ka busull orjentimi se polet manjetike te elites levizin vetem per ti mashtruar dhe jo per ti orjentuar. Ka ardhur koha ku cdo individ duhet te udhetoj brenda vetes se tij, brenda ndergjegjes se tij per te vendosur nje status te ri social te respektueshem nga politika dhe ligji dhe te marre dinjitetin e kohes qe jeton…
pirdh se lirohesh.
Shikoni me kujdes zoti Afrim dhe kushdo qe ka interes. Pjesa dermuese e eksperteve vendas te nivelit te larte nuk jane fare pjese e ketij procesi te fundit “dypalesh” tekniko-politik me opoziten dhe LSI-stat. Lehte mund te konstatohet se, ndryshe nga sa veprohej me perpara, ata nuk jane ne tavoline dhe as nuk jane angazhuar per cfare diskutohet……
Populli fle shoqeria civile
Pale me qeverite
Hane pine vjedhin i ndajne bashke.
Ska di te ndodhi ndryshe me keta politikan qe kemi !
Shqiperi moj hallemadhe s’paske djem por paske hale. Pse nuk realizon kuvendi nje ligj qe gjithe emigrantet kudo qe ndodhen te votojne per nje qeverisje e cila vendoset nga votat e tyre. Mjaft ka vuajtur kombi yne nga qeveritar te korruptuar qe vec per veten dhe rrethin e tyre mendojne dhe jo per kombin.
As mos tu shkoj mendja qe nje dite do behet reforma ne drejtesi sipas orientimeve te USA dhe BE. Ajo do behet si te jete me mire per politikanet ( pozite dhe opozite) dhe asnjehere per njerezit e thjeshte. Kane rene ne nje marreveshje te fshehte qe te mos prekin interesat e njeri tjetrit.
Vertet kane integritet? Sa per te qeshur dhe per te qare.