Një shtet ku dënohet prostituta, por jo tutori dhe klienti

5 Janar 2016, 21:00Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

BIRN ka botuar historinë e nja vajze 18 vjece, e dënuar më 18 muaj burg.

Ishte vajzë e bukur dhe kishte për klientë persona VIP, politikanë dhe biznesmenë.

Policia kishte arrestuar vajzën por jo dy biznesmenët qe ishin kapur si klientët e fundit, që kishin paguar tutorin e saj nga 300 Euro për të bërë seks.

Madje policia ishte kujdesur të mos u publikonte as emrat biznesmenëve se u prishte imazhin.
Ndërsa vajza përfundoi në burg.

Ajo u dënua për punën si prostitutë. Ajo po e kryen dënimin e saj 18-mujor në një qendër rehabilitimi për viktimat e trafikimit në Linzë, në periferi të Tiranës.

Asnjë nga klientët dhe tutorët e saj nuk u dënua.
Ajo ka thënë se kishte njohur në punën e saj edhe vajza 13 vjecare.

Ligji shqiptar dënon prostitucionin dhe shfrytëzimin e tij.

Por në burg përfundojnë vetëm prostitutat.

Ky biznes bëhet gjithnjë e më barbar, duke shfrytëzuar deri fëmijë të mitur, por zotërit e tij nuk përballen me ligjin.

Ky është një vend unikal, ku viktimat e një krimi qëndrojnë në burg ndërsa autorët të lirë.

2 komente në “Një shtet ku dënohet prostituta, por jo tutori dhe klienti”

  1. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Z Kikia ?
    Vend unikal ?
    Po vjen 21 janari dhe prap asgje ! Ketu ne mes te bulevardit Bashombasit e mi qe u qofte dheu I lehte u perdoren per tabele qitje prej gardes se Republikes e ti tani po e kupton qe eshte vend unikal ?
    Z Kikia ju lutem mos tallni veten se u marin per te marr pastaj

  2. Shaba says:

    Skandal! Nuk kryhet hetim i plote edhe me kurvaret biznesmen dhe te kapet tutori e te denohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje