Gëzuar vitin e ri Rilindja ime e vogël

30 Dhjetor 2015, 16:41Blog TEMA

Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

Kur u ngjiz vogëlushja pati debate të forta. Debate, sharje, ofshama, skepticizëm, eufori, pasiguri, qejfmbetje. Dyshonim të gjithë se ngjizja nuk u bë në formën klasike organike mes një femre e një mashkulli por u bë mes spermatozoidëve të dy burrave. E debatet vazhduan pa fund porsi konservatorët që kundërshtojnë fekondimin invitro të çifteve të të njëjtit seks derisa me shpejtësi skëterrë u mbars barku i opozitës së atëhershme dhe mesnatën e 21 qershorit 2013 lindi vogëlushja.

E pagëzuan Rilindje qysh pa dalë në dritë dhe ndryshe nga çka pritej ishte një fëmijë buçko dhe bukuroshe. Rilindja sa zgjati kokën nga vagina e së ëmës ndjeu vapën e stinës dhe erën e djersitur të 1 milionë njerzve që e prisnin në maternitet me padurim. 3 muajt e beharit Rilindja formëzohej me shpejtësi duke u zgjatur si njëri baba e duke u buçkosur si babai tjetër. Në shtator filloi të ecte më këmbë duke u mbajtur e duke u rrëzuar derisa në fillim të 2014-ës nuk kishte më nevojë për karrocë. Ushqehej mirë çdo ditë, pinte qumësht, rufiste muhalebi, luante, e përkëdhelnin dhe e puthnin miliona duar e buzë, qurravitej, qante, rrëzohej, ngrihej, bërtiste, qeshte. Pas 8-9 muajsh sëmuret dhe e shtrojnë me urgjencë në spitalin publik të fëmijëve por pas 2-3 ditësh shëndeti iu keqësua dhe e çuan në një prej spitaleve të shtrenjta private të Tiranës. Aty e mbanin falas prej sikletit të prindërve por për çudi edhe të dy baballarët nuk po vinin ta vizitonin shpesh. Kur shfaqej njëri mungonte tjetri, e kur kërkonte tjetrin zhdukej i pari. Sanitaret, infermierët, doktorët dhe vizitorët diç po nuhasnin dhe ngashërimet e vogëlushes nuk po ia fashisnin dot. Dhoma e spitalit të vogëlushes mbushur me ushqime dhe lodra nuk po e bënte të lumtur ndaj njëri prej prindërve vendosi ti çonte një baby-sitter të re, të gjatë me emrin Briselda por kjo e fundit nuk duronte dot të qarat apo pampersat plot shurrë dhe dhjerrje të vogëlushes Rilindje. Briselda tymoste duhan gjithë ditën, llafoste pa pushim në celular, vishej e zhvishej me rroba të shtrenjta në sy të vogëlushes, kujdesej teprueshëm për veten, e braktiste bebin e vogël çdo natë duke u harbuar club-eve të Tiranës ndaj njëri prej baballarëve ai më i shkurtri dhe më i riu në moshë u irritua dhe i kërkoi prindërit më të gjatë ta largonte. Arroganca dhe kokëfortësia e të gjatit nuk e lëvizi Briseldën nga vendi e pavarësisht se vogëlushja po dobësohej e nuk po hante, asgjë nuk ndryshoi. Kaluan javë, muaj, stinë e vite dhe vogëlushja Rilindje herë shërohej disi e herë shkërmoqej në krevat e raskapitur.

Babai më i gjatë i dëshpëruar për barazi mes gjinive u mundua ti ndryshonte atmosferën dhomës së pacientes vogëlushe duke i çuar me detyrim baby-sitter të tjerë. U bë një miksim kujdestarësh që zëvendësonin njëri-tjetrin e pavarësisht emrave të çuditshëm si Mirela, Shkëlqim, Eglantina, Ilir vogëlushja nuk po ndjente përmirësim. Nga poshtë spitalit një mjek i dalë boje e i dalë në pension me emrin Sali u bërtiste kujdestarëve dhe prindërve për shëndetligën e vogël. Dhe atyre që u bërtiste ua hallakaste trurin duke ia varur kështu vogëlushes e duke u marrë me plakushin. Situata keqësohej dhe vetëm kur vinte ndonjë mjek i huaj që vizitonte Rilindjen dhe u jepte këshilla sikur përmirësohej shëndeti i saj por ndërkohë ikte vizitori i huaj, ikte dhe interesi për vocëraken. Vogëlushja megjithëse rritej e vobektë çdo ditë ende nuk po bëlbëzonte lirshëm derisa një ditë të hidhur vjeshte kur dielli rrinte mbi mal si kokra e kalbur e një molle, vogëlushja Rilindje nxorri zë nga goja e saj e bardhë e po u rrëfente dy prindërve meshkuj:

-Ba, baba. Baaabaaaaaa-dhe me gisht drejtohej nga kujdestari më i plakur me emrin Shkëlqim. Tregonte me shenja e xheste sesi një natë më parë ky Shkëlqimi i kishte përlarë nga poshtë jastëkut disa lekë që ia kishin sjellë për qokë disa vizitorë hallexhinj.

-Ba, baba. Baaabaaaaaaa-dhe me gisht drejtohej nga kujdestari më i gjatë me emrin Ilir. Tregonte me shenja e xheste sesi një natë më parë ky Iliri i kishte vjedhur nga komodina ilaçet që duhet ti merrte 3 herë në ditë…

Në dhomën e pacientes u duk sikur ra kolera dhe u sëmurën të gjithë. Babai më i shkurtër rrudhi fytyrën e u largua i pari, i dyti babai më i gjatë hakërreu sytë dhe doli rrëmbimthi edhe ai. Kujdestarët nuk folën. Shikonin mes heshtjes njëri-tjetrin e po nën heshtje thurrën një nga ato planet djallëzore që prej kohësh e bluanin në kokat e tyre. Sapo kapërdiu nata dhe heshtja mbuloi dhomën, spitalin, rrugën, qytetin më e shkathta kujdestare me emrin Briseldë rrëmbeu foshnjen e mbuluar nga teshat dhe gjumi e u nis jashtë. Rrugëtoi si hajdute nëpër rrugicat e ftohta të dhjetorit dhe pa më të voglën mëshirë e la të braktisur vogëlushen të vdiste mes të ftohtit..

Mëngjesin tjetër vendi u gdhi pakëz i ngrohtë. Pas vdekjeve tragjike të dy foshnjave Policët e Sajmir Tahirit kishin gjetur një foshnje tjetër të braktisur por në grahmat e fundit të jetës tek qante pa zë nga ngashërimat e hidhura të të ftohtit. Pas verifikimeve të rastit fëmija e seksit femër, 30 muajshe me emrin Rilindje u dërgua në një prej jetimoreve të Tiranës te rruga e Elbasanit përballë ambasadës amerikane. Vetë ambasadori amerikan shkoi ta vizitonte të braktisurën duke i çuar një thes plot lodra e rroba ndërsa Policia po punon instesivisht për të gjetur kush janë prindërit e vogëlushes!

11 komente në “Gëzuar vitin e ri Rilindja ime e vogël”

  1. luani londer says:

    O bledi po na qenke trap,na thuaj se ku firmos per rogen se qeke bo per lemoshe duke shkruatur qiqra ne hell,apo ke qene i pire ose po i lut bythen Meros te botoj atikuj qe te nxjerin bojen.

    1. hajdari says:

      Lere ku merr rrogen Bledi, po shikoni trimat e Rilindjes qe tallin trapin me popullin. Del Ilir Meta dhe Lulezim Basha dhe mbeshtetin piktorin kur premton reforme ne drejtesi. Estrade me kete milet ..ar qe i voton akoma!

    2. eleen says:

      BRAVO! Nje bravo te madhe per shkrimin . Te kuptosh Manen duhet te jesh i shkolluar . Mendjet e vobekta nuk e kuptojne gjuhen letrare . Nje artikull i pa diskutueshem alegorik ( per ata qe nuk e kuptojne eshte : ti thuash te gjitha jo ne forme te drejtperdrejte ) Ky shkrim eshte nje skaner i plote i asaj qe shqiptaret e perjetojne cdo dite por qe nuk e kuptojne . Me vjen keq Bledi qe ne Shqiperi te rrethojne njeres te nje niveli shume te ulet per te te kuptuar . Gezuar 2016 per te gjithe ju gazetaret

    3. eleen says:

      BRAVO! Nje bravo te madhe per shkrimin . Te kuptosh Manen duhet te jesh i shkolluar . Mendjet e vobekta nuk e kuptojne gjuhen letrare . Nje artikull i pa diskutueshem alegorik ( per ata qe nuk e kuptojne eshte : ti thuash te gjitha jo ne forme te drejtperdrejte ) Ky shkrim eshte nje skaner i plote i asaj qe shqiptaret e perjetojne cdo dite por qe nuk e kuptojne . Me vjen keq Bledi qe ne Shqiperi te rrethojne njeres te nje niveli shume te ulet per te te kuptuar . Gezuar 2016 per te gjithe ju gazetaret Gezuar !

  2. leckamani says:

    Sic duket ky idioti Mane ju prish me shume pune se ju ndreq .pse nuk i botoni komentet per kete sakat mendor.

  3. tahipi says:

    brilant si gjithmon

  4. Zoti Mane !

    Je perfekt !

    Mjeshter i derigjimit te fjaleve dhe trajtimit artistik te tyre.
    Te uroj ty edhe familjes tende

    Nji 2016-te full suksese !

  5. capajevi says:

    Nje fenomen qe te ben te dritherohesh nga niveli i lexuesit shqiptar.Shumica e komentuesve e quajne autorin e shkrimit idiot trap dhe varfanjak. Kurse cuditen me Mero bazen qe boton te tilla shkrime.Une autorin e shkrimit nuk e njof por ajo qe lexoj bile edhe ne shkrimet e tjera eshte brilante me nje fantazi te ralle dhe nje gjuhe qe shqipja duhet te mburet.E c’mund te presesh nga ky popull budalla dhe injorant qe nuk di te kuptoje nje fabul e cila tashme nuk eshte e tille por realitet.Mjere ne….

    1. eleen says:

      Nuk kam se c’ti shtoj komentit tuaj Capajev . Nje e vertete e tmershme . Mjere ata qe kane mbetur atje

  6. mali says:

    lexoni komentin e capajevit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje