Rudina Xhunga: Eli Babagjyshja dhe Vlora

28 Dhjetor 2015, 10:26Blog TEMA

-Albanian Story

Nga Rudina Xhunga

Ajo quhet Eli. Mund të ketë moshën time. Rrinte te xhamia, kur po kaloja me time bijë, të gjeja gjurmë të Vlorës së fëmijërisë, në ditët e fundit të ndërrimit të viteve. Ulur mbi portokalle të prishura, çorapet rrëzuar poshtë gjurit, fustani rozë, sipër një zhele, goja pa dhëmbë, e hapur sa gjithë buzëqeshja e saj e madhe, dhe në kokë, kapuçi i Babagjyshit. Ajo ishte Babagjyshja më e ëmbël që më kishin zënë sytë, qysh nga fëmijëria. E humbur në pavetëdijen e saj, nuk i kushtoi fare rëndësi lekëve që i lashë, kekut të sime bije, pyetjes sime; nëse mund ta fotografoja. Eli Babagjyshja, më ktheu në kohë. Atëherë, kur e vogël, gëzimin më të madh, ato ditë fundviti e kisha të shkoja dyqan më dyqan, me mamin, për të blerë portokalle, mollë, gjelin e Vitiriut. Ato dyqane të zbukuruara me pambuk, ishin mrekullia vete. Të gjithë të uronin, të puthnin në faqe, të dhuronin mandarina. Gastronomia, Vetëshërbimi, Merkatoja, ishin gjithë bota për mua. Merkatoja ishte një vend tërë shkëlqim, me ata lejlekë rreth shatërvanit, me plot gra të dashura, që shisnin gjithçka unë dija se ishte gjithçka. Tani Merkatoja e qytetit, është kazino “Admiral” dhe kam droje të hyj.

Pastaj, ajo rrugë që i bashkonte të gjitha, nga Komiteti, ku unë kisha shtëpinë, deri te Rruga e Re, ishte aq e organizuar dhe aq e madhe, plot njerëz që të flisnin, të gjithë gati për festë. Mezi prisja natën e fundit, atë kur shkonim te Sheshi i Flamurit, aty, te shatërvani me topa, që atë natë lëshonte ujin përpjetë. Aty ishte bredhi prej vërteti. Ai i Vitiriut. Gjithë topa dhe zbukurime festash. Aty vija, në 31, në darkë, me babin, pastaj me babin dhe motrat, çdo darkë të 31- shit, derisa ika nga qyteti, që nuk e zëvendësoi në zemrën time, as Tirana, që u bë qyteti, ku u rrita dhe solla në jetë time bijë. Sërish në festa, vij në Vlorë, mos gjej ndonjë gjurmë të asaj kohe, ku ende kthehem çdo natë në ëndrra. Kërkoj kopshtin, një shtëpi dykatëshe, e rrënuar, fshehur pas gropës së madhe, ku dikur ishte kinemaja. Aty kam parë gjithë filmat e parë. Tani qyteti nuk ka më kinema. Kërkoj shkollën “8 nëntori”, ku kam bërë tetëvjeçaren. E kanë zënë ca shtesa të shëmtuara, që i marrin frymën lagjes Vrenez, te vetmes rrugicë që kam bërë 8 vjet, çdo ditë dhe akoma e bëj, kur dua të eci në kujtime.

Aty ishte furra, dhe një tunel i vockël, nga ku duhej të dije të rrotulloje tavën, që të mund të hynte ajo dhe ti, diku, nga brenda pallatit më të madh të Vlorës, gjashtëkatëshit. Unë habitesha kur shikoja shoqet e mia që e dinin marifetin e tavës dhe tunelit. Më dukej si numër prestigjatorësh. Ende e ndjej aromën e shtëpisë së Evës, te gjashtëkatëshi. Ishte aroma e grave të huaja të atij pallati të çuditshëm. Jo aq për formën, si p.sh pallati te ‘Kapelja’, por për njerëzit që banonin aty.

Ishte shtëpia e teta Nepit, gjithë shkallë dhe dritare, që tani është rrëzuar nga pesha e viteve dhe nuk të çojnë këmbët të shkosh dhe të përballesh me mungesën e asaj që nuk është më.

Siç nuk është më as taksisti i qytetit, xhaxhi Mensuri, që i fliste sime mëje pse më mbante në krahë, kur kishte në bark motrën time.

Nuk janë më, as teta Agathia, teta Tome, teta Ulija, teta Sena, teta Melpoja, teta Uranija, shoqet e gjyshes sime, që dinin të bënin likotë më të mira në botë. Të gjitha me oborre plot lulebore, borzilok, fiq e kumbulla italiane, nga ato shtëpi, ku hyn e nuk del më kurrë. Kur shkoj në varreza, i takoj të gjithë, ata që njihja dhe doja. Tani nuk njoh më kënd në qytet. As njerëz, as lagje, as dyqane, as festa. Lagja ime e bukur, gjithë pemë dhe dasma në kopshte, është një grumbull pluhuri dhe zhurme kamionësh. Rruga e Komitetit deri në spital, nuk është më rrugë, po mbetje asfalti. Sazani, hoteli i hershëm, është një vendi  i drekave mortore. Libraria e madhe, ëmbëltorja, janë zëvendësuar nga gomisteritë dhe tezgat. Lulishtja, ku rrinte gega, është, as vetë nuk e di çfarë është. Rruga që të çonte te deti, tani është një pellg pallatesh, ku nuk shikon dot det, por komshiun që gatuan në kuzhinë, kur hap dritaren e banjës. Qyteti erë portokalle është qyteti më i pisët i vendit. Plazhi i vjetër, me kabinat e vogla, aromë specash të mbushura, është vendstrehimi i të pastrehëve, qenve dhe varfërisë. Deti ku mësova të notoj, nuk e ka më plazhin e kingave, as shëtitoren ku përplaseshin valët, as statujat e bukura në trotuare, as shtëpinë e pionierit, ku mësoja me zor violinën, as dashurinë e njerëzve që më ka shoqëruar fëmijërinë.

Ndaj ndalova këmbët tek Eli me kapuç Babagjyshi dhe buzëqeshje sa Vlora. Se ishte vlonjatja e vetme që kisha parë të qeshte këto kohë. Që më ktheu në fëmijëri, kur merrja lodra, te festa e punës së mamit, dhe një mësues vishej si Babagjyshi. Eli ishte e vetmja lidhje me Vlorën që unë mbaj mend dhe Vlorën që nuk njoh më. Sepse ajo grua, që herë pas here e nxjerrin nga spitali, kishte gëzimin që nuk e ka asnjë fytyrë gri në qytet. Edhe pse pa dhëmbë, si vetë Vlora, nuk e kishte harruar festen e Babagjyshit. Ndaj e fotografova dhe e tregova. Si homazh të mallit tim, për Vitiriun vlonjat të fëmijërisë.

16 komente në “Rudina Xhunga: Eli Babagjyshja dhe Vlora”

  1. jay says:

    Komplimente Rudina e kujton vloren kur ka qene qytet dhe na sole kujtime te bukura respect dhe suksese

    1. lefteri pashaj says:

      un i shikoj keto sa here kthehem ne vloren time ,dhe per cudi jemi qe te dyja nga vrenezi.mbushem me inat kur nuk gjej njeri te lagjes ,apo kur shikoj vloren time si eshte katandisur

  2. Shkrim gjigand,ke pasqyruar me se miri realitetin e vlores ne vite.te njejten ndjenje jetoj dhe une sa here kthehem per pushime,dhe PSE kam 20 vjet larguar vloren prape nuk e zevendeson asnje vene tjeter i botes ne zemren time…

  3. albana says:

    Rudina moj xhane, s’t’i kisha borxh lotet.
    Gezuar Vitriun dhe qofsh per jete e lumtur!

  4. Kola says:

    Na cau bythen edhe Rudina. Ne te gjitha gazetat e sotme e ka publikuar kete shkrim. Ne se deri tani u morem me vrimen-vullkan te Rita Petros, tani u dashka te merremi edhe me vrimen e Rudines.

    1. Sotiri says:

      O Kol je shume larg Vlores ti .Nuk eshte per ty ky shkrim prandaj lipsu nga komentet idiot i radhes qe detin e ke vetem per kripen qe i hedh shelliren tende.

  5. ela says:

    Eh, moj Rudine, te duket vetja origjinale,ë? Epo ja që nuk je. Konstatimi yt eshte i vjeter sa bota. Puno një çikë më shume per ide te reja gazetareske.

    Adriano Celentano – Il ragazzo della Via Gluck (1966)

    LYRICS/TESTO:

    Questa è la storia
    di uno di noi,
    anche lui nato per caso in via Gluck,
    in una casa, fuori città,
    gente tranquilla, che lavorava.
    Là dove c’era l’erba ora c’è
    una città,
    e quella casa
    in mezzo al verde ormai,
    dove sarà?

    Questo ragazzo della via Gluck,
    si divertiva a giocare con me,
    ma un giorno disse,
    vado in città,
    e lo diceva mentre piangeva,
    io gli domando amico,
    non sei contento?
    Vai finalmente a stare in città.
    Là troverai le cose che non hai avuto qui,
    potrai lavarti in casa senza andar
    giù nel cortile!

    Mio caro amico, disse,
    qui sono nato,
    in questa strada
    ora lascio il mio cuore.
    Ma come fai a non capire,
    è una fortuna, per voi che restate
    a piedi nudi a giocare nei prati,
    mentre là in centro respiro il cemento.
    Ma verrà un giorno che ritornerò
    ancora qui
    e sentirò l’amico treno
    che fischia così,
    “wa wa”!

    Passano gli anni,
    ma otto son lunghi,
    però quel ragazzo ne ha fatta di strada,
    ma non si scorda la sua prima casa,
    ora coi soldi lui può comperarla
    torna e non trova gli amici che aveva,
    solo case su case,
    catrame e cemento.

    Là dove c’era l’erba ora c’è
    una città,
    e quella casa in mezzo al verde ormai
    dove sarà.

    Ehi, Ehi,

    La la la… la la la la la…

    Eh no,
    non so, non so perché,
    perché continuano
    a costruire, le case
    e non lasciano l’erba
    non lasciano l’erba
    non lasciano l’erba
    non lasciano l’erba

    Eh no,
    se andiamo avanti così, chissà
    come si farà,
    chissà…

    Adriano Celentano

    1. Vlonjati says:

      Ela moj xhane, ke nje problem te madh. Se pari duhet te dish qe letersia nuk ka me ide te reja. I fundit qe dha ishte Homeri. Se dyti, dukesh qe je e ceket, pasi citon kenge pasi nuk ke lexuar. Se treti, duhet te shkruash vete njehere pastaj bej komentin per shkrimtare. Pasi komentet me pseudonime jane vetem komente

  6. labi says:

    …mos Rudin se na kepute, vlora nuk mund te quhet me vlore , ti u largove ne u larguam shkaterimi erdhi , pluhuri fizik dhe llumi njerezor na zevendesuan…. pauz, nuk shkruaj dote me …u perlota

  7. hienat e vlores says:

    Po normal qe do katandisej ashtu se e moren ne dore hienat dhe grabitqaret duke filluar qe nga Elham Sharra,Nekiu me Nikon ,Pecua dhe ky i fundit qe nuk di nga ta kap se eshte me te vertete kabul.Keta jane tradhtarwet e qyetit me ne kry Sali pisin dhe kete gjatoshin qe ka llafe vetem.Eshte gjynaf qe ate qyete e mori ne dore gryka e lumit dhe e katandisi ne menyre te tille.Mallkuar qofshin keta tradhtare te Vlores dhe gjithe fshataret mendjellinj qe e rrethojne.Te gjithe thone ishte dikur Vlora….

  8. davidi says:

    kjo kinezja xhunga sle rast pa u krahasuar si femer

  9. Interesant says:

    E, mesa duket nuk i ardhka për të qarë asnjërit nga lexuesit për faktin që, në vend të qajë Eli Babagjyshja qesh. Po pse qesh “me atë buzëqeshjen sa Vlora”? Sepse s’ka dhëmbë? Sepse që të jetojë duhet të lypë? Apo që është taze e sapodalë nga spitali, ku hyka e dalka si ta kishte shtëpinë e përjetshme të sëmundjeve të saj?! Apo nga suksesi që, mes gjithë atyre kushteve që garantojnë vetëm vdekjen ia ka dalë të jetë ende gjallë?!… Ky personazh nuk mund të shërbejë si element nostalgjie. Ai mund të të bëjë të vuash krejt ndryshe.

  10. lekua says:

    Rudina, i ke hyre nje teme qe eshte me te vertete per te trajtuar, por me shume per tu treguar ketyre sot se dhe atehere kane rrojtur njerez, vlonjate, bile me nje jete me te qete, me te paster, me domethenese, me dashamirese, me paqesore, me njerezore se sot. Ato qe ke shkruar jane te verteta, pavaresisht se ketu mund te komentojne dhe bishtuker pa asnje pik dinjiteti e morali njerezor e qytetar. Po sikur bukuria te ishte shtuar, qytetaria te ishte shtuar, dashuria per njeri tjetrin te ishte shtuar, morali, ndergjegja, respekti te ishte shtuar, perveç atyre tetove, shoqet e gjyshes tende, natyrisht normale qe kane nderruar jetë, a do te ishim me mire apo keq dhe jeta do te ishte me e bukur apo me me shume strese , semundja me e rrezikshme e kohes?! Mire, keto nuk jane ne doren tone vetem, por pse reagimi i disave eshte kaq i dobet, kaq banal, mos valle ne kopshte dhe çerdhe u mesojne “Vrimen” e Rita Petros vetem, mos valle gjitoni nuk i flet me femijes se gjitonit kur ben ndonje faj, mos valle seicili ka jeten e tij private dhe harron se te jetosh ne bashkesi, ne shoqeri, nuk ke vetem jete private por edhe shoqerore? Ajo kohe per keto marrdhenie nuk eshte nostalgji, por vlere qe do te ishte lartesuar sikur intelektualet tane ne politike dhe shoqeri te mos ishin degraduar ne njerez te “botes moderne” sa hap e mbyll syte, mesuesit, mjeket, filozofet, gjyqtaret, prokuroret, gazetaret, te mos ishin kthyer ne thashethemexhij se si kryeministri apo presidenti kruante koken apo hundet, por te merreshin me edukimin e shoqerise si mjeshtra te fjales e jo te shitjes me para te saj, te kritikonin e kerkonin llogari deri ne nje per çdo probleme te individit dhe shoqerise, te respektonin normat e rregullat qe shoqeria njerezore i kishte krijuar me mundim prej shekujsh se i jane dashur qe arriti deri ketu qe ne “te mençurit” ti abrogojme sikur nuk kane egzistuar fare. Une te pergezoj, Rudina, per kete shkrim te thjeshte por domethenes per ata qe kane pak mend. Gazetari nuk ka nevoje qe te pasqyroje vetem kroniken e zeze te kohes se sotme, por edhe pak dashuri te djeshme dhe te sotme dhe ta tundin shoqerine nga kjo gjendje e turbullt qe e ka mberthyer. Sa me shume te pasqyroni te keqen, aq me shume do te jete prezente ajo. Ketu ku jetoj me thote nje i ri , patrioti im: Une shikoj filma se si vidhen bankat, me pelqejne shume se edhe te mesojne se si ta besh ate pune. U trondita, nuk ja pranova dhe e keshillova. Kjo ishte vetem nje cikerrime, po ç’ben sot media?! Liria pa kufi qe pretendohet nuk eshte gje tjeter, veçse çthurje dhe mohim i lirise per njerezit e ndershem. I shkrova keto rreshta duke çfrytezuar shkrimin tend, Rudina, gjithmone mund te kontriuboni per kete shoqeri te brishte, te pakten me fjalen se ate keni ne dore se si thote populli; fjala vret me shume se plumbi. Fjala edukon njerez qe tu sherbejne njerzeve. Gezuar vitin e ri per te gjithe vlonjatet e shqiptaret.

  11. Ah says:

    Kete fundjav isha. Sa here qe shkoj me keq me duket. Jashtzakonisht keq. Shkaterruar shperfytyruar.
    E shkreta Vlore.

  12. Dielli mbi Korab says:

    Faleminderit Rudina per kete shkrim plot ndjenja dhe mall.
    Shqiperia e vertet qe ne duam dhe kemi mall nuk egziston me realisht, por vetem ne enderrat tona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje