Ka nje gjykate qe eshte me e larte se ajo supreme dhe eshte gjykata e ndergjegjes

22 Dhjetor 2015, 22:08Blog TEMA

Nga Majlinda Bregu*

“I yni eshte nje univers ne te cilin drejtesia eshte aksidentale dhe pafajesia nuk mbrohet”.

E thoshte kete Euripidi ne Greqine e lashte sigurisht pa parashikuar se pas mijera vitesh, kjo thenie do te ngadhenjeje po njesoj si nje e vertete e akullt.

Shkelqesi Ambasadore, Zonja dhe Zoterinj,

Tryeza e sotme zhvillohet ne kuader te reformes ne drejtesi.

Asnje nga ne ketu, sigurisht nuk ka ardhur sot per te riforcuar nepermjet kesaj tryeze zerin e forces politike ku jemi pjese. Madje kjo tryeze eshte nje perjashtim nga 19 te tjerat te zhvilluara ne Kuadrin e Reformes ne Drejtesi. Eshte e vetmja ku flasin eksperte e parlamentare bashke.

Besoj si dhe ju se reforma e drejte ne drejtesi, eshte hapi i pare per te mos mohuar drejtesi askujt. Por eshte vetem hapi i pare i nje rrugetimi qe do te jete me i ankthshem se sa gjetja e kesaj rruge te drejte.

Ne vitin 2003- 2004 kam qene bashke me Vasilika Hysi-n dhe shume zonja dhe disa zoterinj qe jane ketu sot, ne nje tur trajnimesh neper Shqiperi me gjyqtare e prokurore per t’i sensibilizuar rreth gjykimit qe duhet te kishin per rastet e dhunes- me baze gjinore i themi sot,- por dhuna ndaj grave e quanim mes nesh. Po perpiqeshim te krijonim qasjen se dhuna ne familje eshte krim dhe pasojat e ketij krimi nuk ndalen vetem tek viktima e drejtperdrejte, por rendojne te gjithe shoqerine.

Ne Lezhe, pasi kishim folur e ishim gati ne te ngjirur se si vendimet e gjyqtarit ku viktima eshte nje grua, nuk mund te jene gjysmatare, ngrihet nje zonje gjyqtare dhe na thote: “Oj kot e keni.Burri eshte burr’dhe nuk eshte dhun’ me e rraf grun”.

Ato fjale ishin si nje kercenim me zerin e nje gogoli.

Nje grua, gjyqtare, e kapur pas “te drejtes zakonore”, e cila ne koka te mbyllura dhe injorante sfidonte ligjet aktuale.

Sot jemi gati 13 vite me vone. Kaq ne kuptimin kalendarik me ngjarjen qe ju permenda. Ndersa ne te adresuarit e fenomenit si nje zinxhir pergjegjesish, jemi me siperfaqesore. Ka nje shfaqje te ndryshimit, por nuk ka ndryshuar gjithe sistemi. Kujtdo t’I vije keq nga kjo qe po them, nuk I kerkoj dot ndjese.
Do te perpiqem, te them pse.

Pikesepari: dhuna me baze gjinore eshte krim , nuk eshte ceshtje familjare dhe as e drejte zakonore. Eshte shkelje e te drejtave te njeriut dhe si per cdo krim e lendim, sundimi I ligjit eshte I domosdoshem per ta ndeshkuar.

E dyta: dhuna vret (sic flasin dhe shifrat), me shume gra dhe le pas edhe me shume te lenduar, femijet, te afermit, te cilet jetojne te gjymtuar.
3090 gra dhe 1031 burra kane qene viktima te dhunes ne familje, gjate vitit 2014. Thene ndryshe, ne nje vit vetem nga dhuna ne familje kemi nje shoqeri qe ka me shume se 20.000 anetare te saj te gjymtuar fizikisht e menderisht . Keto shifra jane shifra lufte. Dhe ne lufte o vret, o te vrasin.

E treta: Ne kemi nje problem te madh si shoqeri.

Mendojme sot per sot, flasim sot per dje, te nesermen e kemi “me kismet”.

Keshtu reagojme e veprojme edhe kunder nje kercenimi. Nderkohe dhuna nuk eshte rreng qe te trondit nje dite dhe te nesermen fashitet. Eshte terrorizem i qarte, i paster, i cmendur.

Reagimi yne qytetar per te mos e yshtyr me shume konfliktin, agresivitetin, sjelljen harbute, gjuhen e urrejtjes, per te mos ju dhene hov hajgareve seksiste dhe denigruese ne media per vajzat e djemte, grate e burrat se bashku me reagimin institucional, eshte nje tolerim i fajshem i te keqes me te cilen hasemi cdo dite.

E katerta: Dhuna kushton. Ka kosto ekonomike per vendin. Ato qe i mbijetojne, mund te mos jene ne gjendje per pune, me mijera femije mbeten jetime, me mjera gjysem familje qe shpetojne, kane nevoje per strehe.

Askush nuk ka perllogaritur efektin financar te dhunes me baze gjinore. Nuk eshte cinizem kjo. Eshte pjese e atij trajtimit siperfaqesor qe i bejme problemeve, sic e permenda pak me lart.

Ketu nuk hyn vetem drejtesia e salles se gjyqit, por dhe ajo sociale.

Perndryshe,

Sistemi yne aktual i drejtesise dhe i mbrojtjes nga dhuna, zinxhiri i reagimit ka nevoje urgjente per shkundje dhe per te rritur pergjegjesine e cdo hallke.

Per shkundje kane nevoje institucionet. Policia,qe eshte pika e pare e kontaktit me nje grua te dhunuar,por dhe garancia qe nje padie i shkohet deri ne fund edhe kur gruaja terhiqet nga frika a kercenimi; mjeku i ambulances, qendres shendetesore apo spitalit ku paraqitet gruaja e dhunuar, prokurori i cili ngre akuzen , gjyqtari qe jep vendimin, psikologu dhe punonjesi social prane gjykates i cili ftohet si ekspert, por vertetesine e ekspertizes se te cilit nuk e gjykon askush; sherbimi social shteteror; pushteti lokal prane te cilit duhet te funksionojne sherbimet e dosmosdoshme kunder dhunes me baze gjinore e keshtu me radhe.

Ne qe jemi ketu nuk kemi nevoje per tu ndergjegjesuar a per t’ju betuar njeri tjetrit sesa do te konkretizojme angazhimin tone.

Por nese ne jemi me fat pse prinderit nuk na kane dashur me pak se vellezerit, apo se burrat sa here kemi nje hall nuk na kane vene thiken ne fyt, nuk jane me kaq fat pjesa me e madhe e grave te ketij vendi. Jane te papuna, te pastreha , jane nena me halle e femije te semure dhe nuk dine e as besojne se ne prej ketu mund t’i shpetojme nga tmerri. Ne jemi me fat se kemi nje pune, page e cila nuk na ben te jemi te varura ekonomikisht. Dhe ky eshte elementi i pare qe do te shpetonte nje grua, nene me femije ti largohej dhunes, keqtrajtimit. Per sa kohe, vajzat te shkollohen me shume se djemte, por te punojne me pak, grate te mos kene akses ne perdorimin e te ardhurave ne familje,apo te vuajne kalvarin e ndarjes pasurore, situata do te jete perseri e rende. Edhe sikur guri zakonor te mos kete kete peshe qe ka sot.

Perfund, kjo peshe nuk ve vetem grate e sotme apo vajzat e sotme-grate e neserme.

Kercenimi i gjinise eshte njesoj i rrezikshem dhe rendon si per vajzat edhe per djemte. Te dyja gjinite kane nevoje te jene te ndjeshem, por edhe te forte. As ndjeshmeri dhe as forca nuk jane domosdoshmerisht tipare mashkullore a femerore. Nese djemte nuk do te mesohen te jene agresive qe neser te quhen BURRA, as vajzat nuk do kene nevoje te mesohen te jene te varura qe te behen GRA te mira.

Sepse, gjinia eshte identitet. Dhe identiteti nuk varet nga forma e organeve gjenitale.

Zonja e zoterinj,

Dikush mund edhe te thote se do te mbaroje kjo tryeze dhe asgje s’do te levize.

Nuk pres as une edhe pse kam besim te plote ne punen e eksperteve te cilet do te na paraqesin
disa sugjerime per hartimin e projektligjeve qe jane ne linje me Konventen e Stambollit dhe te Cedaw, qe do t’i japim drejtim te gjitha ketyre problematikave neser.

Nese nuk e marrim seriozisht te gjithe, pak ose aspak do te ndryshoje. Nese aftesine per te vepruar do ta shnderrojme pak e pak ne nje pasivitet te ploget, duke u viktimizuar te gjithe para te keqes, atehere edhe me e ngushte do te jete hapesira per te vendosur drejtesi.

Une parapelqej qe kete barre te rrezikshme te te jetuarit ne nje shoqeri qe ka dale shinash, te mos ua le femijeve te mi. E kam bindje se kush perpiqet te ndryshoje sadopak per mire, askush nuk e pengon dot.

Vec vetes.

Apo sic thoshte Mahatma Gandhi: “Ka nje gjykate qe eshte me e larte se ajo supreme dhe eshte gjykata e ndergjegjes. Pa vendimin e saj, nuk ndodh asgje”

*Fjala sot ne Tryezen e Reformes ne Drejtesi me fokus gruan

4 komente në “Ka nje gjykate qe eshte me e larte se ajo supreme dhe eshte gjykata e ndergjegjes”

  1. Kendveshtrim says:

    E beri hartimin kodra mbas bregut…

  2. TJ says:

    Dhe kush flet per ndergjegje! Keta dhe kjo mendon se ne dote harrojme ne 2 vjet! Koncesionet e ehidrocentraleve?!

  3. Silvia Konti says:

    kjo qe ajo shoqja e Prudentinos ?

  4. shtrusi i parketit says:

    Bemat tuaja jane aq kriminale,se shkaterruat shtetin dhe me ndergjegje
    qe te vidhnit si klase politike pd,ps,lsi,dhe e realizuat.
    tani qe ska drejtesi ju ja lini ndergjegjes, ku shum deputete jane te papergjegjshem,e skane ndergjegje.
    vetem fullani po , tha jam i pafajshem dhe “turp” qe drejtesia e denoji.
    rasti vetem,
    kur tju dalin hesapet e pasurise
    bilanc sa merr, sa harxhon, sa ke deklaruar, sa ke fshehur ne qyp apo banka jashte,ndergjegjja do flase para ligjit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje