U bë disa kohë që përfaqësuesit më të spikatur të komunitetit ndërkombëtar, po ushtrojnë një trysni të pa dëgjuar më parë për miratimin e reformës në drejtësi.
Ambasadorë, shefa të tyre, europarlamentarë dhe së fundi edhe komisioni i Venecias, po bëjnë presion, që askush të mos jetë pengesë, për këtë nismë që mëton të lëkundë nga themelet një sistem klientelist, të korruptuar dhe të paaftë.
Nuk ka dyshim se sado pikpyetje të gëlojnë për diplomatët perendimorë që vijnë të bëjnë karrierë në Tiranë, një pjesë e mirë e publikut shqiptar ndan me ta të njëjtin shqetësim.
Njerëzit janë të lodhur nga pronat që u grabiten, nga prokurorët që fshehin provat për të liruar kriminelët, nga gjyqtarët sekserë dhe nga shfaqja e shëmtuar e një trupe gjyqësore që i përshtatet gjithnjë pushtetit të radhës.
Mirëpo pyetja është, se kush po e ideon dhe për më tepër kush do ta zbatojë në terren këtë reformë?
Pse do të kemi garanci, se pas filtrimit të saj, sallat tona të gjyqeve do të jenë më të drejta dhe prokurorët e rij më të ndershëm? Kush do ti zgjedhë ata?
Këtu opinioni ndahet.
Ka një pjesë që duan të besojnë se kjo është një nismë e aleatëve tanë perendimorë. Janë ata që e kanë kërkuar. Janë ata që po e mbikqyrin. Janë ata që do e vënë në zbatim. Këtë pandehmë, që e kanë bërë të qartë në takime informale edhe ambasadori Lu edhe homologja e tij europiane Vlahutin e shtojnë më shumë edhe zëra të rëndësishëm brenda mazhorancës, që tregojnë me kokë nga selia e rrugës së Elbasanit dhe të thonë nën zë: “E kërkojnë ata”.
Por, nga ana tjetër egziston një pjesë skeptike. Edhe nëse besojnë se kjo reformë duhet edhe nëse nuk dyshojnë tek qëllimi i saj i mirë, ata kanë frikë se çdo nismë sado e pastër qoftë, mund të bëhet pis, nëse atë e vënë në jetë njerëzit e gabuar.
Shkurt ata i tremben një cikli të përsëritur në Shqipëri, ku drejtësia bie gjithnjë në duart e pushtetit. Dhe me të drejtë thonë: nuk na duhet kjo reformë nëse ajo kontrollohet nga dyshja Rama- Meta.
Kundër kësaj hipoteze të dytë po bëjnë lobim ambasadorët e Tiranës. Deri më tani në takime të mbyllura ata i kanë vënë gjoksin reformës, janë shndërruar në garantë të saj, madje edhe kanë kërcënuar ata politikanë që do ti dalin kundër.
Por kjo gjë nuk mjafton.
Nëse janë vërtet garantët e këtij spastrimi në drejtësinë shqiptare, ata duhet të dalin publikisht e ta thonë këtë. Duhet të shndërohen në propogandistë të tij. Duhet të bindin publikun me shembuj dhe me prova, se kryeprokurori i ri, nuk ka më gjasë të bëjë lojën e pushtetit. Se në sallat e gjyqeve nuk do të dënohen më vetëm deputetët e opozitës dhe kundërshtarët e qeverisë. Se më në fund do të vijë dita që të kemi politikanë prapa hekurave.
Ata nuk duhet të mjaftohen vetëm me shprehjen arrogante “ky është drafti që mbështesim ne” por, duhet të shpjegojnë edhe garancitë se ku ndryshon ky draft nga të mëpërparshmit, se pse ai nuk do të rikrijojë mostra të ngjashme, se ç’pjesë kontrolli dhe mbikqyrjete do të ketë ShBA dhe BE në vënien në zbatim të tij.
Natyrisht gjithkush e kupton se kjo është një punë që e kalon cakun e aktivitetit të një diplomati në një vend sovran. Se ajo është tepër. Se është një ekzagjerim në kufijtë e të papranueshmes.
Por, në të gjitha rastet, kjo sjellje përtej limiteve është më transparente, më e sinqertë dhe më e drejtpërdrejtë sesa trysnia arrogante dhe kërkesa për ta miratuar atë përmes ultimatumesh.
Edhe nëse ka një “cënim sovraniteti”, ndoshta shqiptarët do ta kuptojnë dhe pranojnë më lehtë një paketë të propozuar dhe të garantuar nga aleatët tanë perendimorë. Ata do të jenë më të qetë me këtë prekje krenarie, sesa me frikën se pushteti po u bën padrejtësinë e radhës.
Dhe nëse kjo reformë e importuar nga jashtë mund të shtrojë një problem legjitimiteti, zgjidhja gjendet gjithmonë.
Kushtetuta jonë e parashikon mundësinë e referendumit dhe me anë të votës zgjedhësit mund ta bëjnë të tyren një paketë të ardhur nga jashtë.
Pra, vetëm kështu, duke i vënë gjoksin, duke dalë publikisht dhe duke u bërë garantë për pasojat e saj të nesërme, diplomatët e rëndësishëm në Tiranë mund ta bindin publikun të ketë besim tek ajo që pritet të ndodhë së afërmi.
Në të kundërt, duke luajtur në kulisa, duke bërë shantazh, duke u shitur si mbështetës dhe jo si autorë, ata thjeshtë do të shtojnë mosbesimin: frikën se e gjithë kjo zhurmë po bëhet që drejtësia të kalojë, nga duart e Berishës në ato të Ramës.
Lapsi.al
Cfare legeni ky Andi! Duket sikur flet Berisha me fjalet e Bushatit! Ne vend te jape mendime se si e shikon ai kete reforme e paragjykon,se do ta kontrolloje Rama Meta! Nuk thote asnje fjale per se ka arritur ne kete gjendje! Eshte Berisha dhe plepistat e tij! Eshte nje drejtesi vicidolse alla Sali! O Andi! Me vjen keq per nje gje : e paske patur servilizmin ne gjak! Nuk ndjehesh keq kur te prosvalin?!
Z.Bushati nqs deshiron beju dhe ti pjese e reformes duke folur te verteten dhe jo duke justifikuar apo marre ne mbrojtje krimin (qofte dhe me kollare),apo duke hedhur shashka tymi dhe dyshimi per te perfituar per interesat e vogla tuaja personale,beju nje here te vetme nje GAZETAR dhe jo nje zhurmues
Dobet kesaj radhe Bushat. Asgje te re. Artikull pa ide,pa asnje arsyetim.
Pyetja duhet te ishte kjo reforme sjell destabilite ? Sjell ndryshimin e duhur o te domosdoshem ? Sjell denime e sekuestrime pasurish ?
Po nuk krijoje destabilitet ne politike do te thote qe vlen vetem ne karte.
Ore Andi,po ti qenke shume interesant.
Si nuk paske kuptuar gjene me kryesore se tashme ne Shqiperi,perfundimisht do te vihet me te vertete pika mbi i.
Cfare eshte ky pesimizem qe ti po perhap me alibi te e tua.Apo mendon se po jep ndonje mendim racional per zbatimin e reformes ne drejtesi?
Ti sheh endra me sy hapur.Merre vesh njehere e mire se kjo reforme do te zbatohet perpikmerisht duke pjekur te gjithe ata persona qe ja kane sjell ne maje te hundes popullit shqiptar,me krimet,vjedhjet,poshtrimet e maskaralleqet e tjera qe kane bere.
Prandaj djalosh mos u shqeteso.Mos u tremb.Cdo gje do te shkoje ne vendin e duhur.Me ne fund populli do te mare fryme lirisht.
Mendoj se perpjekjet behen te ndodhe kjo e fundit.
Ik o idiot. Nese ke dyshim se sa perkrahje merr ne popull, perdor referendumin dhe do ta shifish se mbi 90% e popullsise do ta votojne. Mjaft me keto analiza leshit.
kelysh komunistash… si saliu sekretar partie.. qe i bente temena vito kapos.. etj etj …ky lloj analisti eshte me te gjithe dhe me asnje…japin mend po nuk e kane as edukimin as shkollen e duhur per tu bere experte te rreformes ne drejtesi..
Pse i zemroheni Andit se perkrah Saliun ? A mund t’a harroi Andi dadon e tij, kujdestarin e gjyshit?
Si mund t’i harroi Andi lotet e Saliut qe qau ,kur i vdiq gjyshi?
A mund t’a harroi ai njeriun qe e mesoi si te hipte maje kumbullave ? A e harron dot ai dadon e tij qe emerte prej dore e i blinte akullore e gjithmon me leket e tij e jo te gjyshit ,pasi nuk mund te shqetesohej gjyshi per nje akullore,se perse ishte dadua pastaj ?
vjen era burg sali e lul
Reforma në drejtësi mund të bëhet vetëm pasi të shporret kjo klasë politike, këta politikanë të stazhionuar që prej 1990-ës. Jemi rrethuar me të korruptuar, kriminelë, hajdutë, llafazanë, gënjeshtarë, manipulatorë të opinionit publik, njerëz pa skrupuj, të babëzitur dhe të pashpirt që bilibilojnë në parlament gjoja se u digjet barku për popullin. Me ata që ishin dhe me këta që janë nuk bëhet shtet.Shkoni pyesni në popull dhe do të merrni vetëm një përgjigje: Këtu nuk rrihet…
O Bushat,”arësyetimi” juaj mund të qëndronte nëse Rama ka qënë shkaktari i kësaj gjendje të rëndë të drejtësisë.Le të themi disa gjëra të tjera si:supozojmë se jemi në vitin 1997 dhe po gjykohet një kriminel vrasës,kur shteti e pushteti janë në anarki dhe gjykatësin apo prokurorin dhe dëmimtarët etj.nuk i mbron dot shteti,lind pyetja nëse mund të jepet një vendim në favor të mbrojtjes së ligjit kur i akuzuari nuk pyet për shtetin?Çfarë garancie për jetën u jep shteti organeve të tijë…zero.Pra është Fatosi, Sala…etj. e jo Rama fajtor i shthurjes së shtetit..Prandaj të sekuestohen pasururitë e pa justifikuara dhe të vendoset shteti. Ose po të kishte një shtet normal a do të pyetësh djali i Berishës për tragjedinëme Gërdecit….? Pasojat kanë një shkak dhe Rama nuk mud të fajësohet as për tragjedinë e shkatërrimit të pronës, as për 1997 e 1998 ,as për shitjen e detit dhe as për gjendjen e drejtësisë sot. OK ? Prandaj zoti Bushat ose shkruej realisht ose më mirë hesht.Sepse nuk mun të fajësosh Ramën paraprakisht…
Te gjtihe ju qe kundershtoni Bushatin as qe nuk e kuptoni fare ç’do te thote ai me kete. Nqs pushteti drejtesise perdoret nga qeveria kushdoqofte ajo kjo reforme ka marre fund. Nqs denohen opozitare dhe nuk ndeshkon kedo qe ka abuzuar dhe çeshte me e rendesishmja ato qe abuzojne tani me pushtetin atehere ju jeni te gjithe thjeshte urrejtes te Berishes dhe jo ne favor te drejtesise. Ne duam drejtesi dhe jo ndeshkim te dobteve pa pushtet. Edhe nqs denohet Berisha nuk do te thote se drejtesia u vu ne vend, thjesht ndoshta mund te fitoje ca vota urrejtesash te berishes dhe kaq. Drejtesia duhet te jete e garantuar per te gjithe njesoj, pushtet apo jo pushtet. Thirrini mendjes.