E kam të vështirë të gjej fjalë për të shprehur pikëllimin tim të thellë dhe revoltën time kundër kasaphanës së kryer nga grupet terroriste të tilla si të ashtëquajturit Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit.
Me mbi një miliardë e gjysmë myslimanë në mbarë botën ndajmë së bashku zhgënjimin e thellë për faktin se grupe të tilla kryejnë akte terroriste, ndërsa ideologjitë e tyre perverse i maskojnë nën petkun e fesë. Ne myslimanët kemi një përgjegjësi të veçantë të bashkohemi me qeniet e tjera njerëzore për të shpëtuar botën tonë nga goditja e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por njëkohësisht dhe të ofrojmë ndihmën dhe kontributin tonë për riparimin e imazhit të njollosur të besimit tonë.
Është e thjeshtë të pohosh një identitet, apo një besim të caktuar në mënyrë abstrakte, me fjalë dhe simbole. Sinqeriteti i të tilla pohimeve, megjithatë, mund të matet vetëm duke e krahasuar atë me veprimet tona në raport me vlerat themelore të identiteteve tona të vetëshpallura. Testi i vërtetë i besimit nuk janë slloganet apo maskimet në një mënyrë të caktuar, apo një tjetër; testi i vërtetë i besimeve tona është përmbushja e parimeve themelore të përbashkëta të pjesës dërrmuese të të gjitha besimeve në botë, të tilla si mbështetja e shenjtërisë së jetës dhe respektimi i dinjitetit të të gjitha qenieve njerëzore.
Ne, duhet ta dënojmë në mënyrë kategorike ideologjinë e propaganduar nga terroristët dhe të promovojmë së bashku një mendësi pluraliste, dhe këtë duhet ta bëjmë me qartësi dhe siguri. Në fund të fundit, humanizmi ynë i përbashkët renditet përpara përkatësive tona etnike, kombëtare ose fetare, dhe ai merr një goditje të rëndë sa herë që ndërmerret një akt barbar. Qytetarët francezë që humbën jetën e tyre në Paris, qytetarët myslimanë shii në Liban të cilët humbën jetët në Bejrut një ditë para ngjarjes së Parisit dhe shifrat e myslimanëve suni në Irak që kanë humbur jetët e tyre nga duart e të njëjtëve terroristë, para së gjithash dhe mbi të gjitha janë qenie njerëzore. Qytetërimi ynë nuk ka për të përparuar për sa kohë që ne nuk do t’i trajtojmë njëlloj dhe me të njëjtën ndjeshmëri po aq tragjike vuajtjet e njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare apo etnike, dhe t’u përgjigjemi me të njëjtën vendosmëri.
Poedhe myslimanët duhet të refuzojnë dhe të shmangin teoritë e konspiracionit, të cilat deri më tani vetëm sa na kanë ndihmuar që të shmangim përballjen me problemet tona shoqërore. Në vend të kësaj, ne duhet të shtrojmë dhe analizojmë një pyetje reale: A mundësojnë komunitetet tona baza dhe mbështetje rekrutimi për grupet me mentalitetit totalitar si rrjedhojë e autoritarizmit të panjohur brenda vetes tonë, dhunës fizike, shpërfilljes sonë ndaj të
rinjve dhe mungesës së një arsimimi të ekuilibruar? A i udhëheq dështimi ynë për të ndërtuar dhe forcuar të drejtat bazë dhe liritë themelore të njeriut, epërsinë e mbizotërimit të ligjit dhe mendimit pluralist në komunitetet tona, ata që janë duke luftuar për të kërkuar rrugë alternative?
Tragjedia e fundit në Paris është edhe një kujtesë për të dyja palët, teologët dhe myslimanët e zakonshëm, që të refuzojnë me forcë dhe të dënojnë aktet barbare të kryera në emër të fesë sonë. Megjithatë, në këtë çast kritik, refuzimi dhe dënimi i këtyre akteve nuk është i mjaftueshëm; rekrutimet terroriste brenda komuniteteve myslimane duhet të luftohen dhe të kundërshtohen nga një bashkëpunim efikas mes autoriteteve shtetërore, udhëheqësve fetarë dhe aktorëve të shoqërisë civile. Ne duhet të organizojmë përpjekjet e komuniteteve të gjera kundër të gjithë faktorëve që ndihmojnë rekrutimet terroriste.
Mbështetja dhe mospërputhja e mendimeve duhet të shprehet brenda qerthullit të mjeteve demokratike
Ne duhet të punojmë me komunitetin tonë për të ngritur kuadrin e nevojshëm për identifikimin e të rinjve të rrezikuar, mbrojten e tyre nga përpjekjet për të gjetur mënyra vetëshkatërruese, duke ndihmuar familjet e tyre me këshillime dhe shërbime të tjera mbështetëse. Ne duhet të promovojmë një angazhim qeveritar pozitiv dhe proaktiv, në mënyrë që qytetarët myslimanë të angazhuar të mund të ulen në tryezat ku diskutohen dhe planifikohen masat kundër terrorizmit dhe të ndajnë idetë dhe mendimet e tyre. Rinia jonë duhet të mësohet me mënyrat e shprehjes së mbështetjes dhe mospërputhjeve të mendimeve në suazën e mjeteve demokratike. Përfshirja e vlerave të demokracisë në kurrikulat e hershme shkollore është e një rëndësie vendimtare për të rrënjosur kulturën e demokracisë në mendjet e të rinjve.
Pas tragjedive të përmasave të tilla, historikisht janë shfaqur reagime të forta. Ndjenjat antimyslimane dhe antifetare, si dhe trajtimi i qytetarëve myslimanë nga qeveritë si pjesë e masave të sigurisë, mund të jenë kundërproduktive. Qytetarët myslimanë në Evropë dëshirojnë të jetojnë në paqe, qetësi dhe harmoni. Pavarësisht klimës negative, ata duhet të përpiqen që të angazhohen më shumë me qeveritë e tyre lokale dhe kombëtare, për të dhënë kontributin e tyre drejt hartimit të politikave më gjithëpërfshirëse, të cilat integrojnë më mirë komunitetet e tyre në shoqërinë e gjerë.
Gjithashtu, për ne myslimanët është shumë e rëndësishme që të rishqyrtojmë në mënyrë kritike të kuptuarit dhe të praktikuarit tonë të Islamit, parë në dritën e kushteve dhe kërkesave të kohës sonë si dhe mësimet që na bëjnë të mundura përvojat tona historike kolektive. Kjo nuk do të thotë të shkëputemi nga tradita kumulative islame, por më tepër, një pyetje të zgjuar në mënyrë që ne të mund të konfirmojmë mësimet e vërteta të Kuranit dhe traditës profetike që paraardhësit tanë myslimanë u përpoqën të zbulonin.
Ne, në mënyrë proaktive duhet të margjinalizojmë leximin e dekontekstualizuar të burimeve tona fetare, të cilat janë përdorur në shërbim të ideologjive të përçudnuara. Mendimtarët dhe intelektualët myslimanë duhet të inkurajojnë një qasje gjithëpërfshirëse dhe të rishikojnë verdiktet e jurisprudencës së Mesjetës, të cilat janë dhënë në kushtet e një konflikti të përhershëm, ku përkatësia fetare shpesh përkonte me përkatësitë politike. Në thelb besimi duhet të dallojë qartësisht nga dogmat. Ka mundësi, në të vërtetë është absolutisht e nevojshme, për të rijetësuar frymën e lirisë së mendimit që lindi me Rilindjen e Islamit, duke i qëndruar besnik thelbit të fesë. Vetëm në një atmosferë të tillë, myslimanët mund të luftojnë në mënyrë efektive ekstremizmin çnjerëzor dhe të dhunshëm.
Pas ngjarjeve të fundit, me keqardhje dhe jo pak i pikëlluar, shoh që në disa qarqe të caktuara ripërsëritet teza e përplasjes së qytetërimeve. Nuk e di nëse ata që e hodhën për herë të parë një tezë të tillë e bënë këtë me ndofarë largpamësie, apo ishte një recetë e vizionit të tyre. Por një gjë është e sigurt, sot ripërsëritja e një retorike të tillë i shërben vetëm përpjekjeve rekrutuese të rrjeteve terroriste. Dua ta shpreh shumë qartë se ajo që ne sot jemi dëshmitarë, nuk është një përplasje e qytetërimeve, por përplasje e humanizmit me barbarinë në qytetërimin tonë të përbashkët.
Përgjegjësia jonë si qytetarë myslimanë është që të bëhemi dhe të jemi pjesë e zgjidhjes, pavarësisht nëse ndodhemi në kushte të vështira. Nëse duam që të mbrojmë jetën dhe liritë qytetare të myslimanëve në mbarë botën, si dhe paqen dhe harmoninë e çdo njeriu pavarësisht nga besimi i tyre, ky është pikërisht momenti për të vepruar për ta trajtuar problemin e ekstremizmit të dhunshëm në të gjitha dimensionet e tij: politik, ekonomik, social dhe fetar.
Duke bërë pjesë të jetës sonë shembuj të virtytshmërisë, duke refuzuar interpretimet ekstremiste të burimeve fetare, duke qenë syhapur dhe vigjilentë ndaj ndikimit të tyre tek rinia jonë dhe duke përvetësuar vlerat demokratike në kurrikulat e hershme shkollore, ne mund të luftojmë dhunën dhe terrorizmin, si dhe ideologjitë totalitare që të çojnë drejt tyre.
*Le Monde
Myslimane, na cate karin
plehraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa myzullumane………..nuk beheni njerez sepse ne vend te trurit keni ka.in!
Ky burre duhet te behet referenca e Islamit ne bote dhe jo kopuket e Islamit Politik si Erdogani me shoke
Ky “burre” nuk dallon shume nga Erdogani. Qe te dy jane perkrahes te islamit politik!
E perdoren kete torollakun si Le Mond dhe Izraeli por deri me tani nuk po hecen.
Nuk e dim te arthmen .
Ky u be si limon i shtrydhur.
https://www.youtube.com/watch?v=jQ80d54VrsY
e mer vemje turkoshake,nuk rri moment pa e treguar fytitren tende arabe………ty ta kane fajin mediat!!!!por nuk shikon analizat e ADN-se qe flasin per njethundrake shkretetire gjaxore e bukeshkale…….ptuuuuu vrromoarapi!
………..
DO TE ISHTE NJE FAT I MIRE PER TURQINE QE TE KISHTE NJE NJERI TE ZGJUAR DHE DEMOKRAT SI Z.GYLEN .
ERDOSULLTANI ESHTE INJORANCA E TURQISE .
Islami bashke me fete e tjera njeh vetem nje pergjigje: BRAKTISJEN!
Shkeljen me kembe te kuranucit, bibluqes, thengjillit e gjithe leckave te tjera te vetequajtura “te shenjta”.
Se i SHENJTI eshte vetem nje dhe banon ne zemrat e çdo krijese. Askush s’e ka gjetur ate neper vende kulti, doktrina e ndermjetes mjekerzinj e te veteshpallur.
Andrea Radi
shuko krusha tthem un tyja ti e ke mar emrin e Krishtit dhe e ke ba tendin po shuko nuk di ti shum gjera je I ri t’them un tyja shuko Krishi nuk ka ekzistue po un n’publik bej ashtu qe t’me dun mue edhe t’me japing voten por Krishti esht kot, nuk ka qene hic ne librin e lindjeve te Pilatit qe e mbante per cdo nenshtets te tij. ky Krishti nuk ka qen hic, ka qen I pa rendsishm po ti ashtu e di nuk ke faj je I ri.
do thush ti un nuk njofta baxhnakun e si mundem unee me dit a ka ekzistue Krishti ketu e kushedi sa shekuj me par. por ja qe e di unee se muee me ka then vet Zoti muee ne vesh ket gje m’tha nuk e dergova unee asnje bir temin se nuku kam femij por ata kot e shpiken nje se ashtu dueen. kurse per baxhnaku Zoti mtha mue shuko ti I njifnje mos thuj qe nuk e njifnje. Po, I thash unee, e njifja por kte ta them vetem tyjja. keta t’tjeret mbesojne muee kur u them qe nuk e njifnja, ja si puna e Krishtit qe u tha ai shuko jam bir I Zotit dhe ata e besuen, a njejta gje edhe kjo e baxhnakut, un nuk I dinja emrin kshu nuk ka si te kisha njof un ate.
krisha, shuko, e ke mar emrin e Krishtit tijaaa por mos m’thue mueee se kot e ke tija por unee ashtu te besoj ne sy t’ktyre qe Krishti ka jetuee por ne fakt nuk ka jetuee je I ri ti nuk e di
Uau, thashe, kur evoloi brenda nje dite Gyleni!?… Qe flet aq bukur per pluralizmin! per pak po prisja qe Guleni te thosh me poshte, na falni o njerez qe ju kemi genjyer per mijra apo qindra vjet me gjoja fjalet e Zotit. Gjejeni vete Zotin! Gjithsejcili e di vete si ta kerkoje Zotin! Ketu ne toke kemi Zot ligjin juridik!
Mirpo me poshte ai vazhdon vetem te perpelitet i shkreti, duke e kuptuar se eshte feja ajo qe e ka cuar njeriun ne terrorizem, gjate mijra vjeteve, po ashtu muhamedanizmi gjate ketyre 1400 vjeteve, por guxim ta pohoje kete te vertete nuk ka! Me vjen per here te pare pakez keq per kete Gylenin! Por jo shume, se akoma vazhdon me dokrra fetare, ndonse tashme me te evoluara.
Dhe n.q.s flete ne menyre te sinqerte,fjalet e tije nuke kane shume rendesi para injorances, dhe turmave islamike qe kane infektuar civilizimin boterore.E vetmja rruge per integrimin e species islamike ,eshte abandonimi i kesaj mortaje.
Vetëm interpretim?!
Në botën e sotme ka predikues fetar, klerikë të moderuar, me biznese të suksesshme, me institucione dhe mjete të fuqishme që përpiqen të influencojnë shoqërinë në favor të fesë në mënyrë moderne, duke u bërë një fuqi konkuruese e pushteteve ekzistuese. Retorikës demokratike i bije vlera kur kërkohet vetëm të kuptuarit, interpretimi i shkrimeve të shenjta dhe besnikëri ndaj thelbit të fesë dhe traditës profetike fetare pa prekur zyrtarisht dhe publikisht udhëzuesit e tyre ideologjik dhe politik fetarë (Bibla dhe Kurani), ato shkrime që sugjerojnë si zgjidhje dhunën për të arritur objektivat e tyre fetarë nga ku e marrin frymëzimin, fuqinë dhe justifikimin forcat ekstremiste fetare. Të folurit me nëntekst është thikë me dy presa. Ashtu si shteti modern që përmirëson kushtetutën për të çuar shoqërinë përpara, edhe institucionet fetare, duke hequr shtesat dhe interpretimet e tepërta të një kohe të shkuar, do t’u japin besimtarëve vetëm shpirtin hyjnor. Dhe më pas të ecin në paqe me ritmin e shoqërisë.
Ekstremistët terroristë sot kanë zëvendësuar kryqëzatat e mesjetës që organizoheshin nga vetë shteti fetar në fuqi, por, padyshim, prapa tyre edhe sot qëndron shteti dhe feja, ato vetëm duan ta legalizojnë përsëri shtetin e tyre fetar të mesjetës, ndryshe nuk shpjegohet terrorizimi i vetë popujve të tyre, veçse për të mposhtur radikalizimin, përpjekjet për demokraci, liri dhe barazi të atyre, që, siç thotë vetë autori i këtij shkrimi, janë duke kërkuar rrugë alternative. Kjo tregon se lufta midis qytetërimeve është e vërtetë sepse qytetërimi është shkalla e zhvillimit të shoqërisë në të gjitha dimensionet e saj ekonomikë, shoqërorë, politikë, ideologjikë e filozofikë ku feja, e coptuar në një mijë rryma e sekte, është vetëm një faktor më shumë përçarës se bashkues sepse secili lufton për interesat e komunitetit të tij fetar, ashtu siç merakoset dhe jep udhëzime Z. Gylem për të mbrojtur jetën dhe liritë qytetare të myslimanëve në mbarë botën apo Papa Françesku për të krishterët. Por, në fakt, lufta bëhet midis një qytetërimi hibrid mesjetar në ndryshim e sipër dhe qytetërimit kapitalist imperialist perëndimor, që është një sistem ekonomiko-shoqëror apo qytetërim i një shkalle cilësisht më të lartë, me gjithë pluset dhe minuset e tij.
Historia ka treguar se zhvillimi ekonomiko-shoqëror, në varësi të forcave ndërluftuese, bën edhe hapa prapa që ne po i përjetojmë edhe sot, por tendenca është që strukturat e vonuara mesjetare, me hir apo me pahir, do t’ia lenë vendin sistemit pasardhës vetëm se popujve në këto vende u duhet të përballen me kombinime komplekse interesash të brendshme e të jashtme. Misionarët fetarë dhe sunduesit qeveritarë tek vendet në zhvillim akoma nuk po kuptojnë se interesi i ngushtë i kastës së tyre po i shkaterron një e nga një, po i kthen popujt e tyre në miliona refugjatë, dhe në fakt po përshpejton fundin e sundimit mesjetar.
Sado që të shpërndahen nëpër botë misionarët fetarë për të mbajtur gjallë fenë me flamurin e të drejtave të besimit sot, mbi dy mijë vjet pas Krishtit dhe një mijë e katërqind vjet pas Profetit Muhamet, ekstremistët edhe paqësorë qofshin nuk mund t’i imponohen një shoqërie më të qytetëruar, si në rastin e një zonje myslimane që deshi ta bënte betimin për marrjen e qytetarisë kanadese e mbuluar me perçe ku as sytë nuk i dukeshin dhe bëri një gurgule në shtyp, por ja edhe përgjigja nga ish-Kryeministri kanadez S.Harper: Kjo veshje “i përket një kulture antigrave”, “Ajo është në kundërshim me vlerat tona”, “Kjo nuk është Kanadaja.” Kasandra.