Shqipëria është një vend sovran, por politikisht ajo ka qenë vazhdimisht nën monitorim, nën kontroll dhe nën një ndikim të fortë të faktorit ndërkombëtar.
Në Tiranë nuk ka struktura zyrtare ndërkombëtare që diktojnë mënyrën sesi drejtohet vendi, por ndikimi i përfaqësive diplomatike ka qenë vendimtar në shumë procese, apo në shuarjen ë shumë konflikteve politike të brendshme.
Ne të gjithë jemi koshientë se pa këtë kontroll ndërkombëtar mbi kokë, politika jonë disa herë do ia kishte vënë flakën Shqipërisë.
Por këtë vit ka një lajm më të mirë. Përfaqësitë diplomatike nuk janë më vetëm këshillues, por kanë marrë një rol edhe më aktiv.
Konkretisht: Ambasadori i SHBA, ajo e BE-së dhe një dyzinë diplomatësh të tjerë kanë marrë në dorë jo vetëm mbrotjen por edhe hartimin e reformës në drejtësi.
Prej disa javësh ata janë vënë në krye të një fushate të ashpër të luftës kundër korrupsionit, me theks realizimin e reformës në drejtësi.
Asnjëherë më parë komuniteti i gjykatësve, përgjegjës kryesor për shkatërrimin e besimit të qytetarëve tek shteti i tyre, e për pasojë edhe tek e ardhmja në këtë vend, nuk ishte vënë para akuzave publike në një sallë, duke i kërcënuar madje: Ikni, ose do të shkoni në burg.
Ambasadoret i dhanë sot edhe “lejen” policisë të ndërhyjë, nëse në protestën e të enjtes të PD-së do të ketë sërish dhunë.
Mund të duket fataliste për një shqiptar që kërkon protektorat mbi vendin e tij. Por kjo është zgjidhja e vetme mesa duket.
Ne tashmë të gjithë nuk kemi besim tek drejtësia jonë, institucionet tona, as tek politika jonë, as tek parlamenti(më qesharaku qëkurse u bëmë shtet), as tek qeveria, as tek opozita.
Po, ne i besojmë më shumë selive të huaja diplomatike dhe realisht shpresojmë që ato të marrin sa më shumë pushtet në këtë vend.
P.S: Besoj e dini sa shumë letra ankesash u shkojnë në ditë ambasadave në Tiranë. Edhe kur paraplegjikët nuk marrin pagesën mujore u drejtohen madiave dhe ambsadave të huaja.
zgjidhje e drejt
me mir ta marrin t hujt n dor se shqiptart si rrac arjane qe jan jan shum lart si bicim alienesh…
S’kemi pse ofendohemi,junanistani ka 200 vjet qe eshte protektorat …ka dhe me keq pra !
Shume zgjidhje e mire. Per sa kohe ne s’jemi vete ne gjendje te heqim qafe shpellarin!
O KIKE GAZETARI,,,!
Bën sikur nuk e kupton apo ashtu ta do interesi,për tu rreshtuar me gardhin më kleptokratik që ka njohur ky vënd,,,?Në se mediet bëjnë të tilla shkrime unë ju bojkotoj dhe ju uroj të njëjtin fat me bandën e hajdutëve.Miqtë që mezi I kemi marrë ne qoshe ,këshilla po japin në interes të Shqipërisë,.Vetëm Kikja nuk e sheh se në këtë vend me nder m,,,,I ka marrë shalët,e askush tjetër nuk mund të na ndihmojë.
E vetmja menyr per tu ber shtet eshte Protekoriat. As nje shpres as nje shanc per te ber shtet me kete klas politike
Shume e qarte per te gjitha . ME MIRE KY VEND PROTEKTORIAT ,SE SA NEN THUNDREN E POLITIKANEVE DHE GJYGJETAREVE ,ME TE FELLIQUR TE GLOBIT. KUPA ESHTE MBUSHUR DHE PO DERDHET ,KETA POLITIKANE NUK DINE TE BEJNE SHTET ,KETA DINE VETEM TE VJEDHIN ,TE MADHTROJNE DHE TE RREGULLOJNE NJERZIT E TYRE .
KEMI 25. VJET QE NUK KEMI SPITALE DHE FABRIKA KU NJERZIT TE PUNOJNE .
PUNA ESHTE JETA E NJETIUT .
Hahahahaaaaaa
Po nuk importohet demokracia dhe shteti ligjor mor zotëri. Sepse demokracia është një proçes që duhet të piqet në mendjet e njerëzve që të shfaqet.
Duhet të piqet në mendjen e votuesve, të intelektualëve, të gazetarëve dhe të politikanëve ne fund.
Pa këto procese çdo reformë do te ngelet formale dhe do të hiqet Gjini për t’u vënë Gjoni.
———————————————————————–
Z.Rama i vetmi qe doshpetoje SHQIPERINE … por nderhyrja e amarikaneve per Drejtesine eshte ne fakt, sepse Z.Rama nuk e lejojne te punoje dhe te vere ligjet ne vend.
Z.Rama eshte i rrethuar nga “ATA” qe nuk duan reformen ne Drejtesi – nga njera ane krimineli Sali Bisha dhe ana tjeter Meta i ngaterruar me korrupsionin … qe i tremben Drejtesise.
Prandaj Z.Rama le ambasadoret te flasin sepse vete nuk mundet te prishe qeverine dhe pastaj SHQIPERINE t’a marre lumi perfundimisht.
________________________________________________________________________
Si puna e Kike-Fikes arsyetonin edhe ata “kokat” e Shqiperise se 1939 qe donin Italine fashiste per protektore. I rregulloi Xhaxhi ata te gjithe, ju dha ate qe meritonin si kolaboracioniste.
Prandaj mos i shani kolaboracionistet me fashizmin italian. Ata ishin ndoshta me patriote se te tjeret.