11 dhjetori dhe 12 dhjetori

12 Dhjetor 2015, 17:55Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Duke filluar nga vjet, PD-ja e ka festuar themelimin e saj në 11 dhjetor, e jo në 12 dhjetor, siç kishte bërë për 23 vjet. Kjo gjë ka bërë që të vihet në diskutim data e themelimit të saj, ndërkohë që shumica e atyre që morrën pjesë në themelim janë gjallë e shëndoshë e mirë.

Njëri prej tyre jam unë dhe ja si i mbaj mend ngjarjet e atyre dy ditëve të 25 vjetëve më parë.

Në mbrëmjen e 11 dhjetorit 1990, shkova në Qytetin Studenti, ku ishin mbledhur me dhjetëra mijëra tiranas. Atje takova Gramoz Pashkon dhe Elsa Ballaurin, të cilët i kisha njohur më parë. Bashkë me ta ishte edhe Sali Berisha e Besnik Mustafaj, të cilët i shihja për herë të parë. Disa minuta pasi u takova me ta, në orën 20, u dha lajmi në televizion se Partia e Punës kishte vendosur të lejonte krijimin e partive opozitare. Në atë moment, filluam të përqafojmë njëri-tjetrin si të marrë, ndërkohë që turma gjigande e mbledhur në shesh brohoriste “Fitore!”.

Shpallja e pluralizmit politik në 11 dhjetor 1990, nën trysninë e fortë të Lëvizjes Studentore dhe ngjarjeve në Europën Lindore, mund të jetë ngjarja më e rëndësishme e shtetit shqiptar, pas shpalljes së pavarsisë në Kuvendin e Vlorës dhe shpalljes së Tiranës kryeqytet në Kongresin e Lushnjës. Megjithatë, atë mbrëmje mua më dukej se po jetoja çastin më të rëndësishëm të historisë së vendit.

Por le të vazhdojmë me rrjedhën e ngjarjeve. Pasi ishte kthyer një grup i studentëve dhe pedagogëve nga një takim me Ramiz Alinë, në orët e vona të datës 11 dhjetor, u dëgjua nga të gjithë të pranishmit në Qytetin Studenti incizimi i plotë i bisedës me Presidentin. Kur mbaroi dëgjimi i bisedës me Alinë, unë kapa flamurin që një student mbante në dorë dhe thirra “Rroftë Partia Demokrate!”. Në moment, Azem Hajdari ma mori flamurin nga dora dhe më tha se kishin dhënë fjalën që partia të quhej e studenteve dhe intelektualëve të rinj.

Pasi ora kishte kapërcyer mesnatën, pra kur kalendari shënonte 12 dhjetor, shumica e atyre që ishin takuar me Alinë, si edhe Berisha, Pashko, Mustafaj, Ballauri e unë, u futëm në Godinën 15 të Qytetit Studenti. Gjëja e parë që diskutuam ishte sesi do ta quanim partinë e re, që Alia kishte lejuar të krijohej. Berisha, i cili e hapi këtë diskutim, tha se emri që i ishte premtuar Alisë për partinë e re nuk e përfaqësonte as masën e njerëzve të mbledhur në Qytetin Studenti dhe as shumë të tjerë që do t’i bashkoheshin eventualisht asaj.

Unë, duke i qëndruar idesë sime fillestare, sugjerova emrin Partia Demokrate. Por Arben Imami më kundërshtoi me arsyetimin se një parti me të njëjtin emër ishte parti kryesore në SHBA. Në vend të emrit që sugjerova unë, Imami propozoi emrin Lidhja Demokratike. Por Berisha e kundërshtoi këtë emër me argumentin se mund të krijohej përshtypja në opinionin ndërkombëtar se partia jonë do të ishte një degë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Atëherë unë iu ktheva përsëri sugjerimit tim, por me një ndryshim të vogël – Partia Demokratike. Ballauri me shaka tha: “Pash Zotin, mos na kujto Frontin Demokratik!”.

Ndërkohë që të tjerët po qeshnin, Berisha rrinte i menduar. Pas disa çastesh, ai tha me seriozitet: “Partia Demokratike më duket emër i goditur. Do të ishte mirë që të mos ekzistonte Fronti Demokratik, sepse në fakt, emri më përshtatshëm për partinë tonë do të ishte pikërisht Fronti Demokratik. Sidoqoftë, emri Partia Demokratike më duket se e përçon idenë se ajo do të jetë një parti e të gjithë atyre që duan një sistem demokratik në Shqipëri”. Fjalët e Berishës i vunë vulën diskutimit mbi emrin e partisë. Pas emrit të partisë, diskutuam për programin e partisë, të cilin kishim premtuar se do ta shpallnim brenda ditës në Qytetin Studenti.

Rreth orës 2 të natës, vendosëm të uleshim diku e t’i hidhnim në letër ato që kishim diskutuar. Unë sugjerova të shkonim në shtëpinë time, pasi ato ditë nuk kisha njeri në shtëpi. Por ishte Berisha ai që thoshte fjalën e fundit: Ai e kundërshtoi sugjerimin tim me arsyetimin se duhej të ishim sa më pranë studentëve. Berisha tha se, pavarësisht nga përgjuesit që mund të ishin vënë në shtëpinë e Pashkos (që ishte afër Qytetit Studenti), vendi më i përshtatshëm për të punuar për programin ishte pikërisht atje. Por meqë ishim të lodhur, u vendos që të mblidheshim në mëngjes, pas disa orëve pushim.

Gjatë paradites së datës 12 dhjetor u punua në shtëpinë e Pashkos për programin, i cili u lexua nga Arben Imami në metingun e madh që u mbajt në Qytetin Studenti. Në fillim të atij metingu, u shpall publikisht themelimi i PD-së, vetëm një ditë pas shpalljes zyrtare të pluralizmit politik.

Në muajt e vitet që pasuan është shpallur themelimi i dhjetra partive të tjera në Shqipëri. Gjë që u bë e mundur pikërisht nga ai vendim i rëndësishëm që morr në 11 dhjetor 1990, nën trysninë e fortë të Lëvizjes Studentore dhe ngjarjeve në Europën Lindore.

8 komente në “11 dhjetori dhe 12 dhjetori”

  1. Profesori says:

    Me ne fund u zbulua themeluesi i vertete i partise Demokratike. Dhe nuk kishte asnje arsye qe te mos ishte ky, i famshmi Eduard Zaloshnja. Dhe nuk kishte asnje mundesi tjeter qe themeluesi, udheheqesi i madh dhe i paharruar i PD – se te mos ishte nga Skarpari, aty ku ka lindur dhe themeluesi tjeter i kerpurdhes tjeter antikomuniste , LSI – se famshme te kusheririt te famozit Zaloshnja. Atje nga na kane ardhur dhe celulat e para te Kominternit, pra nga Stalingradi sotshem i Shqiperise, Nga Skarpari me mbi 1.2 milion banore qe sot ka pushtuar politiken, ekonomine dhe uzurpuar me ” merite ” te gjithe nivelet e qeverisjes qendrore dhe vendore. Bile shumicen i kemi eksportuar ne organizmat nderkombetare dhe ne gjitha ambasadat tona jashte dhe brenda vendit. E si te mos i motivojme keta fshatare te mrekullueshem qe ka 75 vjet qe votojne per komunistet dhe bile ne vitin elekrtoral 2013 fshati Skarpar ka dale me mbi 112 % per komunistet. U zgjidh dilema kush e ka themeluar dhe kush i ka vene dhe emrin pellumbeshes se demokracise, Skarparliu Shoku Eduard Zaloshnja. Te na e rruaje sa malet, themeluesi, udheheqesi dhe e ardhmja e ndritur e partise Demokratike, I pavdekshmi dhe i paharruari :Shoku Eduard Zaloshnja!!!!!?????

    1. Albana says:

      Eduart Zaloshnjen a kam patur profesor Analize Ekonomike ne fakultet dhe mund te them qe ai ish shprehur per ndryshime shume me pare se ato te ndodhnin. Ne kohen e zborit, shpesh shprehej guximshem dhe ne kundershtim me kohen.
      E mbaj mend si nje nga profesoret me te pregatitur dhe me koherentet.

  2. Treviso says:

    Ne themelimin e partise Demokratike me i vjetri ishte sali Berisha. Pas 25 vitesh del pyetja: Si ka mundesi qe njeriu me i vjetr qe krijo partine eshte akoma ne drejtim te saje? Ku jane themeluesit e tjere? Pse nuk gjen asnje prej tyre ne kete parti? Mos valle ishin te paafte? A mos ishin antikombetare? Pse ky me i vjetri qe ishte ne formimin e partise ka mbi 15 vjet qe ka propozuar te hapen dosjet dhe me kete sllogan ka udheheque partine deri me sot?
    Keto pyetje le ti pergjigjen simpatizantet e partise Demokratike.

  3. artan nika says:

    A doni me per Belulin…

  4. Pragmatist says:

    Me demek ky palla paska qene emeruesi I partise dhe shtepia e tij paska qene shume prane te qenit vendi I themelit, por ja prishi pak planin Berisha. Ky eshte idiot komplet. Kte trap nuk e llogariste njeri.

  5. Na bashkoj kenga popullore says:

    Pjerdh pjerdh,ngjarja me e rendesishme mbas pavarsis,toka qe nuk çahet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje