Në fjalimin që mbajti gjatë protestës së opozitës në 8 dhjetor, Lulzim Basha bëri thirrje për protesta të tjera në ditët në vazhdim, deri në rrëzimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike. Dhe këtë thirrje ai ua adresoi si atyre që kanë votuar për opozitën, ashtu edhe atyre që s’kanë votuar për të dhe janë të pakënaqur me qeverinë e sotme.
Por goditjet me gurë e me shishe me lëndë djegëse ndaj godinave të kryeministrisë e të dy ministrive, që pasuan thirrjen e mësipërme nuk e përforcuan atë. Përkundrazi, ato mund të kenë patur efektin e kundërt.
Këto akte si dhe djegia e bunkerit simbolik të ndërtuar nga Rama para Teatrit Kombëtar mund të kenë entuziazmuar shumë nga 680 mijë zgjedhësit që votuan para dy vjetësh për deputetët e opozitës dhe para pesë muajsh për kryebashkiakë të saj, por ata që s’votuan për asnjërin prej koalicioneve, si dhe ata që votuan majtas, por janë të pakënaqur sot, presin tjetër gjë prej opozitës.
Nga një sondazh që zhvillova para disa javëve, rezultonte se rreth 250 mijë votues të majtë nuk janë të kënaqur me punën e qeverisë për të cilën votuan para dyvjetësh dhe rreth 500 mijë nuk votuan për asnjërin nga dy koalicionet. Pra, rezervuari i votave ku mund të kërkojë zgjerim opozita është i madh. Por që ato vota të shkojnë drejt opozitës, duhet që kjo e fundit t’u japë shpresë dhe jo t’u fusë frikë.
Shpresë votuesve të tillë mund t’u jepet nga opozita vetëm në qoftë se ajo e spastron veten nga ish-ministrat, ish-deputetët, e ish-drejtorët e majmur në luks, që një zot e di sesi e kanë krijuar atë. Më tej, shpresë votuesve të tillë mund t’u jepet nga opozita vetëm në qoftë se ajo e spastron veten nga huliganët që godasin me gurë e me shishe me lëndë djegëse ndaj godinave shtetërore.
Një protestë e udhëhequr nga politikanë të majmur të mercedesave të zinj dhe e shoqëruar me akte vandalizmi ndaj pronës publike nuk mund të tërheqë një votues të majtë, që vetëm dy vjet më parë ka votuar që ata të shkonin në shtëpi. E aq më pak një mosvotues, i cili para dy vjetësh s’pati shpresë tek asnjëra palë e politikës.
Dhe në qoftë se opozita nuk zgjerohet, i bie që të mbetet tek 680 mijë votat që mori në 2013-ën dhe në 2015-ën…
Sipas Zaloshnjes, ata zgjedhes qe votuan te majtet jane absolutisht kunder cdo lloj proteste qe pershkallezon edhe ne veprime “dhune” prandaj nuk eshte e mundur qe te votojne kurre PDne qe dje dogji nje bunker e nje tarrase dritash bordellosh te shemtuar qe na oendon te gjitheve e qe i nxorri ne shesh pislliqet e ketij kryeministri psikopat. Pra flasim gjithnje per ata votues te majte qe ishin dakord me sulmin ndaj shtetit, policise e gjithcfare te 21 janarit 2011. Pra flasim perseri po per ato votues te majte qe votuan per koalicionin me Meten qe e sulmuan vetem para dy vjetesh duke djegur Tiranen e duke derrmuar gati 90 police?! Kujt po i shkruan i Zaloshnja dhe ne cfare realiteti te cuditcem gjendesh? Apo hajde se po i shkruan pikerisht atyre “te majteve” qe jane llumi me injorant i shoqerise qe me ikjen e ajkes popullore u bene perseri shumice? Apo apo rroga e mire nga Rama o Palaco ë?
250 mije votuesit e majte te pakenaqur do votojne per sali shkelzen berishen, lulzim kunat bashen, ridvan kunat boden, qe me paret qe kane vjedhur t’ju blejne sanduice bathoristave qe te thyejne e te djegin. a je ne metro o kevinjon???
Zaloshnja!
PD, pervec 1992, kurre nuk ka patur shumicen ne Shqiperi.
ne 92 edhe ver llapa te kishte bo parti antikomuniste do kishte mor shumice absolute
Votova per Ramen ne 2013. Nuk do te votoj asnjeher per Bashen. Por nese shoh ndonje PD te tipit me Bamir Topin ne krye, dhe me ate rrethin e tij, do filloja te ndryshoja mendje, dhe te votoja per ate. Ne te mire te vendit.
Ca thua mor idiot!
Ti zalo je njeri i mir por je nje cik trap na trut, ore ke qen ketu ne shqiperi ti u bo votimi per pushtetin lokal 76% te bashkive i mori e majta dhe a te ka vajt ne mendje se ne zgjedhjet e 2017 po aq do jet dhe perqindja per te majten
Nga protesta e djeshme e opozites, duke verejtur edhe qendrimin e nderkombetareve, opozita doli e humbur dhe e fituar doli qeveria. Mbas kesaj proteste duket se qeveria ka me shume kredibilitet.
O zoti Zaloshnja, Ju e dini mire qe nuk eshte afrimi i militanteve te majte prane opozites por destabilizimi i vendit. Ato e dine shume mire se nuk marrin me pushtet, por kerkojne qe ti shmangen drejtesise duke detabilizuar vendin. Kryekrimineli ka eksperjence ne kete fushe. Ai kur nuk hyri ne burg me ngjarjet e 97-98 mendon se nuk do te hyje me ne burg duke njdekur te njejten rruge.
Opozita në Shqipëri është një nga më të dobëtat në Ballkan, se zbëhet fjalë për në Europë.
Po ti shikosh me kujdes fytyrat e tyre,janë po ata që kanë qënë në pushtet për shumë vjet, po ata në parlamentin e sotëm,që bëjnë opozitë,njerëz që skanë asnjë reputacion në popull por edhe në PD,njerëz që derdëllisin dhe shpifin gjatë githë kohës,duke na përmëndur vetëm
fjalë kobzeza,hajdutë,mafiozë,mashtrues,kriminelë,korrupsion duke mos mbajtue asnjë lloj përgjegjësie për ato që kanë bërë vetë ata kur ishim në pushtet!