Për protestën sot, Majlindën dhe thirrjen e Bledi Manes

8 Dhjetor 2015, 22:16Blog TEMA

Nga Zefina Hasani

Sinqerisht, që prej ditës kur nuk ma kërkonte më puna të ndiqja cdo ditë, cdo moment, cdo gjë që ndodhte në këtë vend, prej lodhjes apo prej angazhimeve të reja që s’me lidhnin më me politikën, apo s’di hic pse, kam qëndruar larg përditshmërisë politike.

Jam ngulur para ekranit të televizorit apo të kompjuterit, sigurisht vetëm për lajme, për të cilat ndërgjegjia s’do të ma falte qëndrimin indiferent. I tillë ishtelajmi për protestën sot. Të tilla ishin dhe pamjet që shfaqeshin sot nëpër gjithë rrjetet informative.

Prej flakës e tymit mu pështjelluan e ngatërruan fort kohët. Në të qindën e sekondës mu kujtua cmenduria e 21 janarit, që pasi e pashë prej larg, në ekranin e televizorit të shtëpisë, mu desht ta përjetoja me tmerr, shumë pranë atij bulevardi, nga brenda godinës, Kryeministrisë, që po sulmohej me harbutëri.

Mu desht të isha aty, sepse aty rendi direkt Majlinda Bregu. Shkova bashë me të, aspak pse më detyronte angazhimi im në kabinetin e saj si Ministre e Integrimit e Zëdhënëse e Qeverisë aso kohe por thjesht pse doja të isha me të në një moment të tillë.

Duke kujtuar tmerrin që përjetuam brenda mureve të godinës që sulmohej, e ca orë më vonë edhe jashtë saj, kur pas debatit që u zhvillua në “Opinion” e pamë veten pa asnjë mur mbrojtës, në mes të sherreve, zgjatim të cmendurisë së atij 21 janari, doja t’i dërgoja një sms Majlindës: Tani jeni ju në bulevard që hidhni flakë e ndizni zjarr!?? A e harrove sa shumë i ke dënuar nëpër deklaratat e tua!?…… Por nuk ja shkruajta, nuk e ngacmova sepse aq mirë sa e njoh jam e bindur (mos qofsha krejt gabim) se ajo nuk e ka dashur kurrsesi sot një protestë të tillë. Aq mirë sa e njoh them se ajo ka qëndruar deri në fund aty për të respektuar opozitën që u mblodh në atë bulevard për të ngritur zërin dhe jo grushtin, flakën e gurin.
Më erdhi mirë kur lexova një shkrim të Bledi Manes sot tek gazeta “Tema”, që tregonte se e kishte kuptuar qartë profilin politik të Majlindës, konstant dhe këmbëngulës.
Si unë, kish menduar dhe ai se Majlinda Bregu s’është për kësi lloj protestash e sjelljesh me tym, gurë e flakë.

Do të doja t’i kërkoja Bled Manes (nëse ma merr në konsideratë) të riformulonte thirrjen e tij ndaj Majlinda Bregut. Mos thirr “Jepjani PD-në Majlinda Bregut” sepse Majlinda që unë njoh mirë nuk do ta pranonte kurrë një gjë të falur. Majlindës që njoh unë duhet t’i thërrasësh të vazhdojë betejën sic ajo di ta bëjë, të mos pranojë të papranueshmen e të mos tërhiqet.

Dhe në fund, dua t ‘i kërkojë ndjesë Majlindës, që nuk i cova sms sepse s’doja ta ngacmoja pikërisht aty ku ndoshta po i dhimbte, por po ja përcjellë mendimin tim përmes facebookut. Uroj të më mirëkuptojë. Në fund të fundit unë jam ok, se kam më shefe

14 komente në “Për protestën sot, Majlindën dhe thirrjen e Bledi Manes”

  1. Era says:

    Ramen do ta marre me vete te partia Majlinda. Se ne fakt ka dy vjet qe vegem per te punon

  2. Ceco me mustaqe says:

    Respekte znj. Zefin! Por nuk mund ta besoj qe majlinda te mos e kete lyer gishtin me Mutin e pd. Vetem se eshte nje cop Mut i vockel,qe edhe pse e vogel prap Mut eshte,ere Muti vjen.

  3. mustafa says:

    Ajo nuk merr gjë të falur? Në këtë orë paske ndërmend të tregosh barcaleta.???

  4. jeta says:

    Mire o mire po dhe Majlinda e pak te lyer biografine me ate italjanin dhe ate burrin e saj per tec-et, keshtu qe do ja mberthejne ne gryke. Kushdo qe ben gjera te keqia nuk e ka kurajon civile te beje gjera te mira. Po, nje e vertete eshte: eshte me e mira e te keqinjeve!

  5. shkolla e partise says:

    Ziveri te sulmoi egersisht ty Zefina “brenda Kryeministrise”?
    Epo tani ka vdekur, shpresojme qe ti fle e qete bashke me Majlinden.
    Kushedi si fle gruaja dhe femijet e tij

    1. Nadja says:

      Po ka qe qene drejtoreshe e marredhenieve me publikun ne ministrine e integrimit.Doni me per belulin.

    2. Nadja says:

      Per gruan dhe femijet e Ziverit &co te mendoj Edi Rama qe i vrau dhe u premtoi qiejt Sa te vinte ne pushtet .Tung.

  6. Patriot says:

    Cudija ne Shqiperi nuke vjen nga padija,por nga leket e pista te riciklimit te botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet,nen moton”nga i jati,tek i biri,nipi apo mbesa dhe nje djalle e gjysem”Mjaft me,me perberes te politikave te jashteqitjes shqiptare ne vite qe krekosen si gjeli siper plehut te tyre.Mjaft me.
    Politika shqiptare duhet pluguar qelizem dhe Jo te perzgjedhesh ne mes produktit te WC-se nje lider nga nje mut i ndare ne copa.
    Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim qe presin drejtesi dhe Jo binjakezim me djajte qe kane mbi supe nje mije e nje te zeza.
    Dita e shtetit te se Drejtes po troket ne deren Shqiperi, por as Majlinda as dhe pastruesja e saje me berishen dhe bashen e ramen me shoke ne krye nuke duan ta besojne,dhe vazhdojne me skenaret e peshtire te rradhes se buces komunite mitra e se ciles i nxorr, por gabojne c’do vonese ne kerkesat e USA-s dhe BE-s eshte shterngim i lakut rreth pangopesisise se grykes se tyre.Beson.

  7. lulja says:

    Nje hartim i klases se 4 fillore si dikur…
    si te te vjen pak turp moj zefina qe i ben kaq eloxhe kodres mbas bregut , arrogantes, hajdutes e b. lepirses se salmilloshevicit. ???
    Kodres mbas bregut e co. ju ka dal boja me koh ne te gjitha drejtimet…

    Lum kodra mbas bregut per ty o zefin.

  8. Noli says:

    Zefina! Nga gjuha dukesh qe je Kosovare por kjo ka pak rendesi. Rendesi ka qe nuk paske kuptuar gje fare nga 21 janari. Thua se u sulmua ashper Kryeministria dhe ti e paske ndjere nga brenga. Je naive e nuk kupton gje se cfar ndodhi para k/ministrise me 21 janar apo mban mend versionin e Sales qe ishte nje grusht shteti.
    Majlinden e njeh se ke punuar ne kabinetin e saj, po deklaratat dhe qendrimet e saj per 21 janarin i pranon. Besnikeria e saj prej “Nafie” ndaj partise dhe udheheqsit te duken normale.

  9. Futja kot says:

    Mos “fle” lepuri gje te Rama???

  10. LORA says:

    Paska nisur porosite per elozhe meditike majlinda prudentino.Coc era kerme duhet te ndjeje.Jemi ne krize,,,,coc del edhe per kalemxhinjte
    me meditje,si puna e kesaj anonimes Zefine.

  11. Silvi Hysenbregasi says:

    Ti Zefina Hasani me keto peralla dukesh si ato dosat e zgjebosura ne PD e Majlinda Bregut, ndaj me mire shko qiu gjekundi sesa te lavderosh nje hiene kucke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje