Marrëzia e frikës nga Islami

10 Dhjetor 2015, 12:17Blog TEMA

Nga Bernard Guetta

Eshtë e trishtë që na duhet të përsërisim vazhdimisht se jo të gjithë myslimanët janë terroristë potencialë dhe që Islami e demokracia mund të shkojnë përsosmërisht mes tyre. E megjithatë duhet të vazhdojmë ta bëjmë, edhe sepse një kandidat për president në SHBA do të donte të ndalonte hyrjen në vendin e tij, të të gjithë myslimanëve, ndërkohë që një ish Kryeministër australian, Tony Abbott, është i bindur që perëndimi duhet të jetë i gatshëm “të shpallë superioritetin e tij mbi një kulturë që justifikon vrasjen në emër të Zotit”.

Në këtë pikë, të vjen të pyesësh, nëse Abbotti ka dëgjuar ndonjëherë për inkuizicionin dhe për periudhën e gjatë, në të cilën kisha katolike torturoi dhe dogji në emër të Zotit, të gjitha ata që i konsideronte të pafe, për kryqëzatat, gjatë të cilave Europa e krishterë ka kryer krime të parrëfyeshëm në Lindjen e Mesme, për natën e Shën Bartolomeut, gjatë të cilës protestantët e Parisit (gra, burra e fëmijë) u vranë në gjumë, për luftërat fetare në Europë dhe shekujt e gjatë, në të cilët prelatët i kanë mbështetur monarkitë, vetëm me të drejtën hyjnore, kundër çdo ideje të lirisë dhe demokracisë.

Në ato kohë, një persion i varfër në shpirt si Abbott do të kishte deklaruar se kristianizmi dhe demokracia janë të papajtueshme, pa kuptuar se ajo epokë e errët nuk kishte kurfarë lidhje me mesazhin e Krishtit, madje binte ndesh, ashtu sikurse terrorizmi bie ndesh me Kur’anin.

Dikush do të thotë se islami duket se ka ngecur në epokën e tij të errët, ndërkohë që kristianizmi e ka lënë pas tashmë. Të shumtë janë ata që të bindur. Por nuk duhet të harrojmë se Islami e konsideron bamirësinë, një detyrim të barabartë me faljen dhe që në vitin 2011, qindra-mijëra të rinj myslimanë zbritën në sheshet e Tunizisë, Egjiptit dhe Sirisë, në emër të lirive individuale, shtetit të të drejtës dhe demokracisë.

Ata të rinj nuk ishin konvertuar krejt papritur, por, praktikantë apo jo, ishin myslimanë dhe mbështetës të demokracisë, të bazuar në një fe e cila i ka rrënjët e veta në të njëjtin testament si hebraizmi dhe kristianizmi, dhe e cila ka lindur, në epokën më të trishtë të Europës së krishterë, një qytetërim brilant, të cilit i detyrohemi zbulimet e para në shkencës dhe mjekësisë, si dhe transmetimin e filozofisë greke, atë të etërve të demokracisë.

Për shumë arsye, historike dhe jo fetare, Islami ra pastaj në një fazë të gjatë dekadence, nga e cila zgjohet sot, i rrethuar prej kaosit dhe po atij terrori që kishte pasuar revolucionin francez.

Islami është në një kaos, por është po kaq e vërtetë që sot, në botën myslimane, drita dhe errësira luftojnë, ashtu si luftonin në Europën e djeshme. Për këtë arsye duhet të jemi thellësisht të marrë, siç është Donald Trump, që t’i konsiderojmë të gjithë myslimanët si terroristë potencialë.

Internazionale-Bota.al

6 komente në “Marrëzia e frikës nga Islami”

  1. edepsiz katil xhahil tahyp rexhepi says:

    Jo te gjithe myslymanet jane terrorriste
    Por te gjithe terrorristet jane myslyman

  2. anticensurë543 says:

    bernard guetta
    përpara se të bësh barazimet e terrorit islamik të sotëm me terrorin kristian të 5 shekujve më parë,kundërvihu atij që po të shkatërron besimin tënd sot!!në vënd që të përmëndësh krimet e kryqëzatave dëno krimet e tayre që i bëjnë sot në emër të besimit tënd!!
    kështu mor zotëri!!kur ti bën barazimet,ndoshta dikush i kupton për të mirë!dikush i kupton se dhe europianët deshën kohë të kuptojnë se nuk shkohet me terror,por shumica e lexuesve të tu, arsyetojnë terrorin e sotëm!!shumica e lexuesve të tu e quajnë si një atrsyetim bashkimin me këtë terror!!
    zotëri ti duhet ti mbushësh mëndjen njerzve të besimit tënd se terrori në emër të allahut jo vetëm që nuk është i drejtë,por përkundrazi është i ndaluar nga vet besimi të cilit ti i përket!thëjnet se “unë nuk mund të distancohem/dënoj terrorin të mveshur me mantel islam,sepse unë nuk bëj pjesë në të”,është një idiotësi e tmerrshem!!është një mbështtje e tërthortë!!
    zotëri dhe unë që jam ateist,nuk bëj pjesë në një terror të mundshëm kristjan ose në atë real islam!distancohem e dënoj,me forcë!nga terrori nuk distancohet vetë terroristi,githkush tjetër duht ta bëjë!!e ka për detyrë ta bëjë!!terrori nuk mund të arsyetohet as historikisht,as ideollogjikisht dhe as ekonomikisht!
    terrori është thjesht terror!!
    është detyra e çdo njeriu të distancohet dhe ta dënojë atë!!
    për mua një shkrimi i tillë është vetëm mbështetje ndaj terrorit!!
    për mendimin tim askush nuk ka të drejtë ti barazojë myslymanët me terroristët,por shkrime të tilla ashtu si gjejnë vënd si propagandë për terrorin islamik gjejnë dhe vënd për persekutime nga ekstremistët e krahut jo islam!!
    ti dhe shumë si ti jeni jo vetëm thikë me dy presa për besimin tuaj por jeni dhe budallenj që i jepni shkak ekstremistëve,fondamentalistëve kundërshtarë me ju!!ju jeni tokë pjellore për ta!!sot për sot vëndet demokratike kanë nën kontroll fondamentalistët fetar,ju me këto mbështetje të fshehta ose idiote do të bëni që dhe krahu tjetër,kundërshtar,fondamentalist të lulëzojë të dalë jashtë kontrollit!!

    1. doni me says:

      ….me sa duket ti nuk e ke lexuar Kuranin!

      1. ben says:

        Leximi I kuranit edhe kur je duke dhjere eshte humbje kohe.

  3. Jeronim de Rada says:

    Te gjithe ata qe sado pak kane njohuri per islamin fort mire e dijne qe islami dhe demokracia nuk mund te shkojne persosmerisht mes tyre!

  4. ESSESI... says:

    Nder shekuj eshte abuzuar ne emer te krishterimit, duke kryer krime nga me çnjerezoret…Por nje gje eshte e qarte si drita e diellit…Ne Ungjillin e Jezusit, nuk gjen asnje presje qe te justifikoje asgje nga keto krime…E kunderta ndodh ne librin e musulmaneve…Aty jane te shkruara ne forme urdherimesh, prej te cilave merr frymezim terrorizmi islamik…Ky eshte dallimi i perjetshem ndermjet krishterimit dhe islamit…Me krishterimin eshte abuzuar…kurse me islamizmin vetem zbatohet çka eshte e shkruar…Sa per terroristet, ata jane te gjithe musulmane, dhe nga ana tjeter ,te gjthe islamiket jane “kandidate” per terroriste…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje